Takimi Merkel-Rama/ Ja momente ‘pikante’ (VIDEO)

Në takimin e Merkel me kryeministrin Edi Rama, kamerat fokusuan edhe disa momente të sikletshme.E para ishte kur eskorta e Merkel u ndal në hyrje të Pallatit të Bridagave, dhe bodyguard-i nuk po hapte dot derën e makinës ku ishte zyrtarja gjermane.Pasi provoi disa herë që ta hapte, më në fund dera e ‘Mercedes Benz’ u hap dhe doli nga mjeti kancelarja.Ndërsa momenti i dytë ishte kur Rama tentoi që t’i jepte dorën Merkelit, por kjo e fundit i kujtoi protokollin për shkak të pandemisë së COVID, duke i drejtuar grushtin.

Gjatë vizitave të saj zyrtare në botë, ngjyra e xhaketa gjithmonë përbën lajm, e ndërsa gjatë vizitës së saj në Tiranë kancelarja ka vendosur të veshë xhaketë ngjyrë blu! Blunë, kancelarja e vesh kur diçka është e rëndësishme, kur duhet të duket serioze, por jo e rreptë si mund të ngjajë në të zezë. Xhaketa blu jep imazhin se është objektive, ka harmoni dhe i jep rëndësi asaj që po bën.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: