Turi i Berishës, Andi Bushati:“PD dobësohet nësë Berisha bën kritikën e Bashës dhe ai rri në zyrë”

Analisti Andi Bushati, thotë se turi që do të nis lideri historik i PD-së, Sali Berisha pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, do të dobësojë partinë dhe më shumë Lulzim Bashën.

Partia Demokratike do të dobësohet nëse Sali Berisha i bën kritikë Bashës duke dialoguar me bazën e PD-së, ndërsa Lulzim Basha qëndron në zyrën e tij”, tha në emisionin “Shock”.

Andi Bushati tha se publiku shqiptar është i zhgënjyer nga mënyra se si u soll kreu i PD-së me ish-kryeminsitrin Berisha. Kjo do të dobësojë jo vetëm z. Basha, por të gjithë Partinë Demokratike sipas analistit.


Grida Duma krah Bashës: “Berisha lider historik por PD duhet të shkojë drejt Perëndimit”

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma, i ka dalë në krah kryedemokratit Lulzim Basha për vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Ajo u shpreh në Abcneës se Sali Berisha është lideri historik i PD-së dhe askush nuk mund të mohojë vlerat e tij, por shtoi se tashmë PD duhet të ecë drejt Perëndimit.

“PD është aset për të çuar Shqipërinë në të ardhmen e vet euroatlantike. Padyshim që askush nuk do ta lejoja unë e para, nuk ka guximin të mohojë të vërtetën faktike të të kaluarës së PD-së. Sali Berisha ka vendin e vet të lavdisë. Gjithkush ka misionin ta çojë të ardhmen historike drejt perëndimit….Deri më sot, nuk kam dëgjuar të analizohet mirë se çfarë ka ndodhur si akt vendimarrës për PD. Nëse do kërkohej që secili nga ne të jepte mendimet, ai akt lidershipi, i vështirë, traumatik për Bashën që tha që iu deshën tre muaj për të lobuar… nëse do të mbanim qëndrime personale do të godisja një akt liderishpi moral . Nënkryetarja e PD-së, thekson se sot në PD ka emocione të ndryshme rreth kësaj çështje, por jo përçarje. Sesa i drejtë dhe i peshuar ishte ky vendim i Bashës, ajo përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile në PD, thotë se do t’i mbetet kohës ta tregojë tha Grida Duma


850 mijë lekë paga mesatare për ata që punojnë në shtet/ Zbardhet programi i qeverisë “Rama 3”

Programi qeverisës i Partisë Socialiste bën të ditur se në 4 vitet e ardhshme, do të pësojnë rritje pagat e mësuesve, mjekëve, infermierëve, të punonjësve publik dhe administratës. Duke filluar nga korriku i vitit 2020 do të rriten gradualisht dhe në mënyrë të përshkallëzuar pagat për kategoritë e mësipërme.

RRITJA E PAGAVE:


● Rrisim pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve me 40% deri në fund të mandat të tretë.

● Rrisim pagat e punonjësve të administratës publike me 30% deri në fund të mandat të tretë.

● Rrisim pagën mesatare në administratë, nga 72 mijë lekë/muaj në 85 mijë lekë/muaj deri në fund të mandatit të tretë.

RRITJA E PENSIONEVE:

Politika e bonusit të pensioneve të fundvitit do të kthehet në një politikë permanente të rritjes së pensioneve, përtej indeksimit, pa rrezikuar skemën dhe reformën e arritur. Kjo politikë do të garantojë një rritje të vazhdueshme vjetore prej mbi 5% për cdo pensionist. Një tjetër pikë në program është për zgjerimin e skemës së mbulimit të familjeve dhe individëve në nevojë si dhe rritjen e aksesit ndaj punësimit duke përmirësuar lidhjen me skemat e punësimit, me shërbime të integruara për të arritur riintegrimin social të tyre në jetën shoqërore.

● Politika e bonusit të pensioneve të fundvitit do të kthehet në një politike permanente të rritjes së pensioneve, përtej indeksimit, pa rrezikuar skemën dhe reformën e arritur. Kjo politike do të garantoje një rritje të vazhdueshme vjetore prej mbi 5% për çdo pensionist.
● Zgjerojmë skemën e mbulimit të familjeve dhe individëve në nevojë si dhe risim aksesin ndaj punësimit duke përmirësuar lidhjen me skemat e punësimit, me shërbime të integruara për të arritur riintegrimin social të tyre në jetën shoqërore.
● Zgjerojmë mbulimin e familjeve të varfra me skemën e ndihmës ekonomike, me përparësi familjet e komunitetit rom dhe atij egjiptian, me 10% në vit.
● Rrisim me 10% përfshirjen e grave kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike.
● Nëpërmjet Fondit Social, do të zgjerohet rrjeti i qendrave dhe shërbimeve të reja në territor për fëmijët, gratë dhe të moshuarit në nevojë në të gjitha bashkitë e vendit si dhe do të mbështetet krijimi i 11 ndërmarrjeve sociale me qëllim mbështetjen e grave dhe vajzave.

Zbulohen plantacionet me drogë në Spanjë/ Operacioni i policisë çoi në pranga 24-vjeçarin shqiptar

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, pasi u kap në një parcelë me rreth 1200 rrënjë kanabis. Mediat spanjolle raportojnë se operacioni u zhvillua në një fermë në Jarandilla de la Vera. Garda Civile ka shkatërruar plantacionin dhe ka akuzuar të riun shqiptar për krimin e bërë.

Lënda narkotike ishte mbjellë në hapësira të ndryshme dhe shqiptari ishte kujdesur që droga të mos dallohej. Për kultivimin dhe për prodhimin më optimal, plantacioni kishte një sistem të ujitjes të përbërë nga tuba të ndryshëm që ishin të lidhur me rezervuarë uji.Në total u sekuestruan 1117 bimë narkotike me një peshë totale prej afro një ton.


Tokat me “7501”, 3 dokumentet që duhen për të marrë tapinë! Ja lehtësirat që parashikon ligji i ri

Familjet që janë të pajisura me Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim (AMTP) për tokën bujqësore të ndarë me ligjin 7501, duhet që për të marrë tapinë të dorëzojnë veç kopjes së AMTPsë edhe certifikatë familjare të datës 1.8.1991 me ndryshimet e bëra në 1.10.1992 si edhe plan rilevimi për pasuritë sipas ngastrave të AMTP-së.

Agjencia Rajonale e Kadastrës Tirana Rurale ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se aplikimet për të përmbyllur procedurën e regjistrimit mund të bëhen online përmes portalit qeveritar e-albania.

KRITERET


Sipas të dhënave të bëra publike më herët nga Kadastra, pjesa më e madhe e familjeve që janë të pajisura me AMTP, nuk e kanë ende në duar tapinë apo dokumentin e pronësisë. Kjo, pasi nuk ka përfunduar praktika e regjistrimit. Ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë” përcakton qartë se regjistrimi i Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi do të bëhet vetëm nëse përmbushen 3 kritere. Kështu, duhet që përfituesi i AMTP-së të ketë qenë i legjitimuar për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore ose, edhe nëse nuk ka qenë i legjitimuar, ka përfituar tokën, për të cilën i është hequr pronësia atij apo trashëgimlënësit gjatë krijimit të kooperativës apo ndërmarrjes bujqësore. Së dyti, përfituesi i AMTP ka marrë tokë në territorin e vetëm një kooperative ose ndërmarrje bujqësore dhe së fundmi toka, për të cilën është lëshuar AMTP-ja, nuk ka qenë “truall”, përveç rastit të truallit të banesës së ndërtuar para datës 10.08.1991, në pronësi të përfituesit të AMTP-së, “vepër e infrastrukturës publike”, “rërë bregdetare”, “plazh”, ose “sipërfaqe ujore”, në kohën e lëshimit të aktit.

LEHTËSIRAT

Kujtojmë që me ndryshimet e bëra në ligj, qytetarët mund të përfitojnë tokë më tepër deri në 20 për qind të sipërfaqes, ndërsa me ligjin e mëparshëm nuk mund të përfitojë në asnjë rast më shumë se sipërfaqja e përcaktuar në AMTP. Kështu, nëse gjatë saktësimit dhe pozicionimit në hartën kadastrale, rezulton të ketë familje që kanë në përdorim sipërfaqe shtetërore shtesë, mbi atë të përcaktuar në AMTP, ata kanë të drejtë të kërkojnë kalimin e pronësisë për këto sipërfaqe, deri në 20 për qind të sasisë së sipërfaqes të AMTP-së.


Çmimi i kalimit të pronësisë për sipërfaqen shtesë është i përcaktuar në hartën e vlerës së pronës për tokën bujqësore. Por kjo nuk vlen për sipërfaqet e përfituara abuzivisht, të cilat do të kthehen. Kjo sipërfaqe do të përdoret më tej për kompensimin e pronarëve. Ligji parashikon po ashtu që në rastet kur prona është shitur, atëherë ajo familje do të duhet ta paguajë me çmimin e tregut.

COVID-19, në Greqi / 2.422 të infektuar ,37 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit Greqia ka regjistruar 2,422 raste pozitive me covid si dhe 37 humbje jete.Sipas autoriteteve të shëndetit në vend, nga të infektuarit e sotëm, gjashtë u konfirmuan në pikat hyrëse të vendit kurse numri total i të infektuarve shkon në 622,761. Prej tyre, 51.0% janë meshkuj.

Numri i pacientëve që marrin shërbim mjekësor në njësitë e kujdesit intensiv është 364 (64.8% meshkuj).


“Drejtësi për Sabrinën!”/ Shpërthen protesta në Fier dhe Tiranë

Me pankarta në duar dhjetëra qytetarë kërkojnë të vihet drejtësi për vrasjen.Po ashtu ata kërkojnë të merren masa për gratë që janë dhunuar, dhe drejtësi për gratë që janë vrarë nga bashkëshortët. Protesta po zhvillohen sot në Tiranë dhe Fier për vrasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengaj, e cila u qëllua për vdekje me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj Elton Metaj.

Disa nga mesazhet në pankartat e protestuesve janë: “Përgjegjësi për vrasjen e Sabrinës”, “Ngremë zërin dhe kërkojmë përgjegjësinë për çdo viktimë”, “Vrasja e grave është pandemi. Ku janë vaksinat?”, “Bëhu burrë, divorcohu!” “Më mirë e ndame sesa e vrame”


“Do të presë kokën e Berishës me thikë”/ Jul Deda ‘thumbon’ keq Bashën: “Lider lind nuk bëhesh rrugës”

Aktori i njohur i humorit Jul Deda sot festoon ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungontë në këtë ditë të veçantë një suprizë nga kolegët e tij. Ata kishin përgatitur një suprizë për aktorin duke i çuar një tortë te zyra ku mbi të cilën ishte vizatuar koka e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Lider lind nuk bëhesh gjatë rrugës”, shkruhet në tortë.

Ndërkohë miqtë e tij, së bashku me Turianin e ngacmojnë Jul Dedën duke i thënë së do të presë kokën e Berishës me thikë.


Covid-19/ Shënohen 992 raste të reja në Shqipëri,4 humbje jete (Harta)

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Nëse jeni mbi 18 vjeç, mund të vaksiniheni në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 5480 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 992 qytetarë, në këto bashki: 341 raste në Tiranë, 96 raste në Shkodër, 77 raste në Durrës, 40 raste në Lushnje, 34 raste në Elbasan, 33 raste në Fier, 25 Malësi e Madhe, 23 raste në Kamëz, 22 raste në Lezhë, Sarandë, Berat, 20 raste në Krujë, Kavajë, 19 raste në Kukës, Vlorë, 16 raste në Kurbin, 15 raste në Gjirokastër, 12 raste në Gramsh, 11 raste në Vorë, 10 raste në Has, Librazhd, 9 raste në Mallakastër, Dimal, 7 raste në Shijak, Devoll, 6 raste në Mat, Pogradec, Peqin, 5 raste Vau i Dejës, Patos, Libohovë, Skrapar, 4 raste në Bulqizë, Divjakë, 3 raste në Rrogozhinë, Dibër, Rroskovec, Tepelenë, 2 raste në Mirditë, Delvinë, Korçë, Cerrik, Belsh, 1 rast në Fushë-Arrëz, Klos, Selenicë, Dropull, Kolonjë.
Janë 12,744 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 194 pacientë, nga të cilët 32 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 katër qytetarë: një qytetare nga Lezha 60 vjeç, një qytetare nga Vlora 67 vjeç, një qytetar nga Berati 73 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 79 vjeç . Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 843 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,122 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 992
Të shëruar në 24 orë 843
Të shtruar në spitale 194
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5,480

Testime totale 1,131,553
Raste pozitive 159,423
Raste të shëruara 144,122
Raste Aktive 12,744
Humbje jete 2,557

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,446
Shkodër 1,429
Durrës 1,114
Fier 1077
Vlorë 799
Lezhë 685
Elbasan 639
Berat 510
Korçë 302
Kukës 280
Gjirokastër 254
Dibër 209

Kuvendi nuk humbet kohë, nesër seanca për programin qeverisës dhe votimin e kabinetit të ri

Është vendosur kur do të mbahet seanca e radhës plenare. Raportohet se punimet për debatin e programit qeverisës dhe votimit të kabinetit të ri, do të nisë nesër në orën 10:00.
Në rend dite do të jetë prezantimi nga ana e kryeministrit Edi Rama, të programit qeverisës. Më pas do të ketë vend për debate, ku do të përfshihen edhe deputetë të opozitës, me propozime pro ose kundër të asaj që do të deklarohen nga kreu i qeverisë.
Në konferencën e kryetarëve që do të mbahet në orën 13:30 të kësaj të mërkure, do të diskutohet se si do të ndahen oraret e debateve mes grupeve parlamentare.
Sakaq, pjesë seancës do të jetë dhe votimi i kabinetit të ri qeverisës. Pas kësaj procedure, emrat në të gjitha dikasteret e zgjedhura do të duhet të betohen para Presidentit të Republikës.