Varte të brendshmet në tel, fqinja e akuzon: “Po më josh burrin”

Një grua në Meksikë ka thirrur me urgjencë policinë, duke kërkuar të arrestojnë fqinjen e saj që kishte varur të brendshmet joshëse në kopshtin e shtëpisë. 42-vjeçarja Yuvitza E. tha se fqinja varte në tel te brendshmet erotike për të joshur burrin e saj. Yuvitza akuzonte fqinjen “e paturp” për thyerje të “moralit dhe sjelljes së civilizuar”. 42-vjeçarja shpjegonte më tej se kishte gjetur shpesh bashkëshortin e saj duke shikuar të brendshmet e gruas të varura në kopshtin fqinjë .

Madje ajo shtonte se 23-vjecarja varte në tel të mbathurat erotike pikërisht të shtunave, kur e dinte qe bashkëshorti i saj ishte në shtëpi. Ajo shpjegonte se i kishte kërkuar vazhdimisht fqinjes të ndalonte “duke joshur” burrin e saj, por ajo vazhdonte të varte tangat në tel shkruan the sun