850 mijë lekë paga mesatare për ata që punojnë në shtet/ Zbardhet programi i qeverisë “Rama 3”

Programi qeverisës i Partisë Socialiste bën të ditur se në 4 vitet e ardhshme, do të pësojnë rritje pagat e mësuesve, mjekëve, infermierëve, të punonjësve publik dhe administratës. Duke filluar nga korriku i vitit 2020 do të rriten gradualisht dhe në mënyrë të përshkallëzuar pagat për kategoritë e mësipërme.

RRITJA E PAGAVE:


● Rrisim pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve me 40% deri në fund të mandat të tretë.

● Rrisim pagat e punonjësve të administratës publike me 30% deri në fund të mandat të tretë.

● Rrisim pagën mesatare në administratë, nga 72 mijë lekë/muaj në 85 mijë lekë/muaj deri në fund të mandatit të tretë.

RRITJA E PENSIONEVE:

Politika e bonusit të pensioneve të fundvitit do të kthehet në një politikë permanente të rritjes së pensioneve, përtej indeksimit, pa rrezikuar skemën dhe reformën e arritur. Kjo politikë do të garantojë një rritje të vazhdueshme vjetore prej mbi 5% për cdo pensionist. Një tjetër pikë në program është për zgjerimin e skemës së mbulimit të familjeve dhe individëve në nevojë si dhe rritjen e aksesit ndaj punësimit duke përmirësuar lidhjen me skemat e punësimit, me shërbime të integruara për të arritur riintegrimin social të tyre në jetën shoqërore.

● Politika e bonusit të pensioneve të fundvitit do të kthehet në një politike permanente të rritjes së pensioneve, përtej indeksimit, pa rrezikuar skemën dhe reformën e arritur. Kjo politike do të garantoje një rritje të vazhdueshme vjetore prej mbi 5% për çdo pensionist.
● Zgjerojmë skemën e mbulimit të familjeve dhe individëve në nevojë si dhe risim aksesin ndaj punësimit duke përmirësuar lidhjen me skemat e punësimit, me shërbime të integruara për të arritur riintegrimin social të tyre në jetën shoqërore.
● Zgjerojmë mbulimin e familjeve të varfra me skemën e ndihmës ekonomike, me përparësi familjet e komunitetit rom dhe atij egjiptian, me 10% në vit.
● Rrisim me 10% përfshirjen e grave kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike.
● Nëpërmjet Fondit Social, do të zgjerohet rrjeti i qendrave dhe shërbimeve të reja në territor për fëmijët, gratë dhe të moshuarit në nevojë në të gjitha bashkitë e vendit si dhe do të mbështetet krijimi i 11 ndërmarrjeve sociale me qëllim mbështetjen e grave dhe vajzave.