Arian Çani i shqetësuar për banorët e vilave në “Rolling Hills”: Dy qen të tërbuar lehin shumë, kush e njeh pronarin VIP të ndërhyjë

Trazira në një nga lagjet më “luksoze” të Tiranës! E gjitha lidhet me dy qen që qëndrojnë në këtë zonë, që janë kthyer në problem për banorët e vilave luksoze. Moderatori Arian Çani ka denoncuar situatën që sipas tij është kthyer në rrezik për banorët dhe fëmijët e tyre. Në një postim në faqen e Facebook të portalit “Zone e lirë”, tregohet sesi dy qen të një personi shumë të rëndësishëm lehin dhe ulërasin ndërkohë që i zoti i tyre nuk reagon për të zgjidhur problemin.

POSTIMI I PLOTË:

Situatë e rënduar nga dy qen të tërbuar në Rolling Hill. Prej disa muajsh tashmë, dy qen të tërbuar ulërasin dhe lehin me një fuqi të jashtëzakonshme si dhe kërcënojnë çdo kalimtar të rritur e fëmijë që kalon paqësisht në rrugë. Qentë e tërbuar po tmerrojnë nga zhurma gjithë banorët përreth por askush nuk guxon t’i kërkojë të zotit t’i qetësojë. Arsyet kuptohen lehtësisht. Do mjaftonte një instruktor qensh dhe problemi do ishte zgjidhur për tre ditë. Por jo. Pronari i qenve, një personazh jo pak i njohur në disa komunitete, as nuk denjon të reagojë. Kush ka miqësi ose autoritet për t’ia kërkuar këtë të zotit, është i lutur të ndërhyjë. Ky është një lajmërim i parë. Do ju informojmë më tej në ditët në vijim…