“Drejtësi për Sabrinën!”/ Shpërthen protesta në Fier dhe Tiranë

Me pankarta në duar dhjetëra qytetarë kërkojnë të vihet drejtësi për vrasjen.Po ashtu ata kërkojnë të merren masa për gratë që janë dhunuar, dhe drejtësi për gratë që janë vrarë nga bashkëshortët. Protesta po zhvillohen sot në Tiranë dhe Fier për vrasjen e 23-vjeçares Sabrina Bengaj, e cila u qëllua për vdekje me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj Elton Metaj.

Disa nga mesazhet në pankartat e protestuesve janë: “Përgjegjësi për vrasjen e Sabrinës”, “Ngremë zërin dhe kërkojmë përgjegjësinë për çdo viktimë”, “Vrasja e grave është pandemi. Ku janë vaksinat?”, “Bëhu burrë, divorcohu!” “Më mirë e ndame sesa e vrame”