Legjenda e kinematografisë Shqiptare ,Reshat Arbana feston sot ditëlindjen e 81-të

Reshat Arbana, artisti që ka skalit në më shumë se 35 karaktere, si protagonist në kinematografinë shqiptare feston sot datëlindjen e 81-të. I vlerësuar nga publiku artdashës më shumë sesa nga institucionet e kulturës për kontributin, që ka dhënë në artin teatror edhe të kinematografisë, Reshat Arbana u lind në (15 shtator 1940) në Tiranë. Angazhimi i tij në kinema dhe teatër nis në fillim vitet ’60, pasi kreu studimet e larta në degën e Aktrimit tek “Aleksandër Moisu” në Durrës.


Ndër rolet më të spikatura në film janë: Samiu tek “Fije që priten” 1976

Prefekti tek “Gjeneral gramafoni” 1978

Bimbashi tek “Liri a vdekje” 1979

Isa Boletini tek “Nëntori i dytë” 1982

Ahmeti tek “Dora e ngrohtë” 1983

Adnani tek “Hije që mbeten pas” 1985

Aliu tek “Binarët”1987

Kuke Memini tek “Balada e Kurbinit” 1990

Për rolet e Dajlan Beut tek “Kush vdes në këmbë”1984


dhe Kryetarit të Këshillit tek “Kur hapen dyert e jetës” 1986

Aktori i mirënjohur ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të paçmueshme kulturën kombëtare.”