Nesër në orën 18:00, Sali Berisha nis turin kundër Lulzim Bashës: “Takim me demokratët në mbarë vendin..”

Lëvizja e Sali Berishës në bazën e PD-së nis nesër. Ai do të zhvillojë takimin e parë me strukturat e Partise Demokratike ne Tiranë në orën 18:00. Më pas mësohet se Berisha do të vijojë me Shkodrën dhe qytete të tjera të vendit. Ish-kryeministri dhe lideri historik i PD-së e ndërmerr këtë aksion politik si përgjigje ndaj Lulzim Bashës i cili e përjashtoi prej grupit parlamentar. Përplasja mes tyre sapo ka nisur dhe nuk dihet se deri ku do të shkojë.


Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se turi do të nisë pasditen e nesërme, e enjte 16 shtator nga Tirana, dhe është i konceptuar si një bashkëbisedim për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.

Të dashur miq, ditën e enjte më dt. 16 shtator ora 18:00 nisim ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”.
Foltorja do të jetë një bashkebisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtoj në mbarë vendin. Jeni të mirëpritur!”, deklaron Berisha, duke e shoqëruar mesazhin me disa foto nga koha kur ishte në krye të PD.