Rrezikon jetën nga Covid,/ Vajza 24-vjeçare niset me urgjencë drejt Turqisë, të afërmit bëjnë thirrje për ndihmë

Covid vijon të godasë të rinjtë, ku rasti më i fundit është i 24-vjeçares Xheni Kaba, e cila gjendet e intubuar prej disa ditësh. Kjo e fundit ishte shtatëzënë dhe me përkeqësimin e gjendjes, mjekët vendosën që të bëjnë lindje të parakohshme. Nga dita në ditë gjendja e saj u përkeqësua. E reja është nisur sëfundmi në Turqi për kurim më të specializuar. Të afërmit e saj kanë bërë thirrje publike për ndihme nga qytetarët pasi mendohet se kurimi do t’i kushtojë rreth 40 mijë euro, të cilat ata nuk i kanë. Krahas nisjes së Xhenit jashtë shtetit, lajmi tjetër i mirë në këtë rast është se foshnja gëzon shëndet të plotë dhe gjendet nën kujdesin e familjarëve.