Arian Çani: “Basha mu duk i dëshpëruar….se po sheh një Ramë më të fortë që e mbajnë në pushtet amerikanët”

Gazetari Arian Çani tha se sot në Parlamet ka parë kreun e PD Lulzim Basha të dëshpëruar dhe sipas tij, ka lënë të kuptohet se kryeministri Edi Rama do të qëndrojë gjatë në pushtet.Çani u shpreh se kryedemokrati në këtë periudhë po vuan dyfish dhe kjo për shkak se po sheh një Ramë më të fortë tani dhe një Berishë jashtë parties.

Çani tha :Basha mu duk interesant në parlament, si fakti që është dobësuar shumë, duken si të parëndësishme, por kjo tregon stres. Të gjithë ata që e shohin e kuptojnë që Basha është i kthjellëst sepse tha “e di që do të jetë shumë e vështirë të mbahet ky pushtet”. Në pushtet po i mbajnë amerikanët dhe nëse ata do ishin neutralë do ishim në një situatë krej tjetër. Basha mu duk i dëshpëruara.La të kuptohet që Rama do të jetë gjatë në pushtet saqë do të jetë e vështirë. Njerëzit e kanë bërë zgjedhjen e tyre .Basha la të kuptohet se nuk ka më shpresë të përmbyset ky pushtet. Sa më shumë të vazhdojë Basha kështu i përulur do bëhet gjithnjë e më interesant.Ky Bashë që pamë tani më intrigon. Nëse do isha këshilltar i tij do ti thoja që duhet të mendojë për strategji të errëta. Ai po vuan disafish tani sepse po sheh një Ramë më të fortë tani dhe një Berishë jashtë partisë”, tha Çani për Mcn.


Demokrati i bën pyetjen epike Berishës :”A e dije që Luli nuk e dinte tabelën e shumëzimit?”

Sali Berisha e ka cilësuar “Thikë pas shpine” vendimin e kreut të PD-së Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar. Berisha nuk i ka kursyer edhe batutat duke e quajtur Bashën si “ish-kryetar” të PD-së ku në fakt legjitimisht Basha është kryetar i kësaj partie. Me tej Berisha zhvilloi një dialog me disa nga mbështetësit e tij. Veç të tjerash, një prej tyre e ka kapur ngushtë ç’ka ka sjellë të qeshura.

A e dije që Luli nuk e dinte tabelën e shumëzimit?”, pyet një nga demokratët që shkaktoi të qeshura tek Berisha.


Berisha nis turin kundër Bashës / Ja cilët janë deputetët që rreshtohen në krah të tij…

Katër deputetë të Grupit aktual të Partisë Demokratike kanë marrë pjesë në takimin e organizuar nga Sali Berisha, kundër vendimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili e largoi atë nga Grupi i PD. Në takimin e sotëm të organizuar në ‘Rogner’ mes shumë përkrahësve demokratë, ra në sy prania e deputetëve, Edi Paloka, Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Isuf Çela.


Bashën e mbështesim prej doktorit/ Berisha kërkon falje para demokratëve: “Bashën në këto përmasa nuk e njihja !

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka kërkuar sot një ndjesë publike demokratëve sa i takon mbështetjes për kreun e PD-së Lulzim Basha.Berisha më tej ka theksuar se vendimi i Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar, asgjësoi të gjitha parimet dhe sovranitetin e PD-së.


Berisha :Jam këtu për të kërkuar një ndjesë publike! Nga mëngjesi në darkë takohem me demokratë, demokrate, drejtues të degëve, anëtarë të Këshillit Kombëtar, demokratë të thjeshtë, papërjashtim, të gjithë më kanë thënë hapur në sy: Doktor ne atë nuk e kemi dashur, por ne atë e kemi mbështetur sepse e mbështet doktori. Mund tu duket çudi, por unë në këto përmasa, ua them me sinqeritet absolut nuk e njihja. Unë i kisha mbyllur hesapet dhe punoja vetëm për interesa të PD-së. Në 8 vite nuk gjen me gishta e dorës nuk gjen me gishtat e dorës njerëz që unë ti kem promovuar në PD, përkundrazi ka ndodhur një spastrim i heshtur i të gjithë atyre që kishin punuar apo bashkëpunuar me mua. Unë asnjëherë nuk i thashë…Dakord do zgjedhë njerëzit e vet, do punojë me njerëzit e tij

Lulzim Basha në një akt të pashembullt mendoj unë në historinë e një vendi dhe të një shteti. Pa pyet asnjë njeri del dhe komunikon përjashtimin e Sali Berishës duke i futur një thikë pas shpine mua është njëra anë, por të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur Partia Demokratike. Kjo parti është liri e të drejtave njerëzore. Është parti e të drejtave. Janë gardiane të interesit kombëtar. Ju futi thikë pas shpin forumeve të PD-së. Thirri koordinator. Po kujt i futi thikën tjetër ai? Juve dhe anëtarëve të PD-së. Vullnetit tuaj të shprehur në forume. Ky i asgjësoi të gjitha. Prandaj dhe ja ku jemi. Por tani vëreni vetën në pozitat e dy zgjedhësve.” tha Berisha.

Plas ne PD /Berisha quan Bashën” ish-kryetar ,në sallë shpërthejnë ovacionet !

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nisi sot turin e tij në atë që ai e quan, rikthimin e dinjitetit dhe statutit të PD. Në fjalimin e mbajtur Berisha e konsideroi Bashën ish-kryetar të PD-së, i cili sipas tij duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Berisha e quajti ish-kryetar Bashën, kaq ka mjaftuar që demokratët në sallë të shpërthejnë në brohoritje: “O Sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do”.

Berisha tha:


Ne erdhëm, s’mund të them që ne fituam, sepse kështu nuk fitohet pa lider. Ndodhi kjo, ishte humbja e dytë më e madhe. Çfarë bëri? Zotëria dhe unë i thash në zyrë, unë absolutisht nuk do e kapërdija më, por kisha disa probleme të mia. Ai humbi 2 herë zgjedhjet, humbe 1 herë duhet të ikësh i humbe 2 herë 2 herë duhet të ikësh. Çfarë bëri? I tregoj të gjithë skemën e 2001, si arritëm ne në atë vit që i kisha kundërt dhe kjo ishte e vërtetë, por ne arritëm me fakte dhe dokumente të vëmë sanksione në qeverinë e Nanos.

PD nuk ka qen kurrë më keq se sot. Ka 8 vjet që ka humbu cdo nismë. Ka humbur cdo aksion 100% ka 8 vjet që para syve të saj dhe ajo nuk i del zot, PD ka pësuar disfatë pas disfate, kjo është PD në ditën e sotme. PD humbi në zgjedhjet e fundit në të cilat Edi Rama vodhi bleu grabiti dy herë më shumë vota se në 2017-ën. Ditën e zgjedhjeve vetëm 1/5 votuan Lulzim Bashën pjesa tjetër votoi PD. PD ka ngelur pa lider. Ishte humbja e dytë e madhe. Ish-kryetari Basha erdhi në zyrë. Unë nuk e kapërdija më këtë humbje, humbe një herë zgjedhjet po humbe dy herë duhet të ikësh dy herë”, tha Berisha.

Covid-19/ Shënohen 942 raste të reja në Shqipëri, 6 humbje jete (Harta)

Janë kryer 5723 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 942 qytetarë, në këto bashki: 238 raste në Tiranë, 75 raste në Fier, 74 raste në Durrës, 70 raste në Shkodër, 39 raste në Lezhë, 34 raste në Lushnje, 30 raste në Berat, 29 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Kavajë, 24 raste në Kukës, 22 raste në Krujë, 19 raste në Sarandë, 17 raste në Kamëz, 14 raste në Malësinë e Madhe, Vorë, 11 raste në Mallakastër, Tepelenë, 10 raste në Vaun e Dejës, Dibër, Patos, Korccë, Pogradec, 8 raste në Has, Shijak, Mat, 7 raste në Pukë, Bulqizë, Gjirokastër, Gramsh, Librazhd, 6 raste në Kurbin, Kuçovë, 5 raste në Roskovec, 4 raste në Fushë-Arrëz, Divjakë, Delvinë, Devoll, Peqin, Prrenjas, 2 raste në Mirditë, Himarë, Maliq, Cërrik, 1 rast në Tropojë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Dimal, Skrapar, Poliçan.
Janë 12,848 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 206 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Gjirokastra 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 62 dhe 71 vjeç, një qytetare nga Puka 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 79 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 832 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,954 që nga fillimi i epidemisë.


Statistika (16 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 942
Të shëruar në 24 orë 832
Të shtruar në spitale 204
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 5723

Testime totale 1,137,276
Raste pozitive 160,365
Raste të shëruara 144,954
Raste Aktive 12,848
Humbje jete 2,563

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5401
Shkodër 1440
Durrës 1147
Fier 1153
Vlorë 801
Lezhë 691
Elbasan 646
Berat 513
Korçë 286
Kukës 283
Gjirokastër 259
Dibër 228

Salianji publikon foton krah Mziut: “Do bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesin e qytetarëve, i pastë ditët e numëruara kjo qeveri”

Ervin Salianji ka publikuar një fotografi krah kolegut të tij Xhelal Mziu. Ai thotë se bashkë me të do të bëjë ç’është e mundur për të mbrojtur interesin e shqiptarëve.

Sot seanca për votimin e qeverisë, do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesin e qytetarëve!

I pastë ditët e numëruara!”, shkruan Salianji krah kolegut Mziu


Video /Perfshihet nga flakët një banesë në Cangonj, Devoll…

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Cangonj të Devollit vetëm pak minuta më parë ndersa raportohet nga banoret se atje jetonte vetem nje i moshuar por burime bëjnë me dije se ai nuk është dëmtuar.Nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale…ku shkaku i zjarrit dyshohet të jetë rrjedhja e gazit nga ana e një bombule që ndodhej në banesë.

Në vendgjarje ka mbërritur me urgjencë një mjet zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.


Fatos Nano feston 69 vjetorin/ Luan Rama e uron me foton e veçantë: “Gëzuar, edhe pse nuk mjafton…”

Ish-kryeministri i Shqipërisë feston ditën e sotme 69 vjetorin. Në këtë kuadër. Luan Rama i ka uruar ditëlindjen. Ish-nënkryetari i Lëvizjes Socialiste e uron me një ‘Gëzuar’ Nanos, por duke theksuar se nuk mjafton fjala për të sjellë përmasën e urimit për një mik.Luan Rama po ashtu i uron ish-kreut të qeverisë jetë të gjatë, shëndet dhe të festojë një shekull ditëlindje.

Postimi:

PËR FATOS NANON,
NË DITËN E LINDJES…
Gëzuar, edhe pse nuk mjafton asnjëherë kjo fjalë për të sjellë përmasën e vërtetë të urimit dhe mirënjohjen për një mik!
Qofsh jetëgjatë e shëndetmirë,
dhe festofsh një shekull ditëlindje!


E detyruan të vaksinohej të qëndronte në vendin e punës”/ Ndërron jetë 23-vjeçarja, familjarët ia hedhin fajin vaksinës

Një 23 vjeçare në Drenas ka ndërruar jetë, 48 orë pasi u vaksinua me dozën e parë kundër Covid-19. Familjarët e 23 vjeçares, Zarife Imeri, në rrjetet sociale kanë shpërndarë lajmin për vdekjen e saj, teksa thonë se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar. Në media familjarët kanë folur nëse vajza ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.


Para gjashtë viteve ka pas një intervenim në vena të gjakut, po vaksinen e ka marr me 13.09.2021, sepse ka qenë duke punuar, dhe ja kanë kushtëzuar, se pa vaksine nuk mundesh me punu”, thonë nga familjar Imeri për ballkani.info.

Ndryshe, Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, ka konfirmuar për Telegrafin se vajza është vaksinuar më datën 13 shtator, në procedurë të rregullt.

Vajza është vaksinuar me procedurë të rregullt, më 13 shtator, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit, Mjekësia ligjore tash do të merret me rastin”, deklaroi ai.