“Çmendet” burri nga Kolonja/ Tenton të bëjë seks me dhunë me 19-vjeçaren…

Një shtetas me iniciale Shtetasi N. H., banues në Ersekë, ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare. Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. H., banues në Ersekë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi në fshatin Starje, Kolonjë, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.