Makina përplaset me kamionin/ 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në aksident në Greqi

Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident me makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (15 shtator) në Livadia të Greqisë. Sipas mediave helene, i riu shqiptar ishte duke udhëtuar me makinë në drejtim të zonës së Tebës, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa raportohet se përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse me qëllim nxjerrjen nga makina. Ai menjëherë u dërgua në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.Ndërkohë autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit fatal.