Turi i Berishës/ Sekretari i FRPD-së Hoxha : “I vetmi që duhet të shqetësohet është Rama,pasi i ka ditët e numëruara”

Në një kohë kur Sali Berisha nis nesër (të enjten) takimet me bazën e partisë për ta shtrirë në rrethe, sekretari i FRPD-së, Indrit Hoxha thotë se për këtë duk duhet të shqetësohet Lulzim Basha, por Edi Rama. Kjo sepse sipas tij, me rikthimin e Berishës në pushtet, Rama i ka ditët e numëruara.

“Lëvizja e Berishës ka shqetësuar vetëm një person, kryeministrin Edi Rama. Ditët e tij janë të numëruara në krye të qeverisë”, tha ai.