Natë për t’u harruar për qytetin e Milanos/ Interi befasohet në fund, Liverpool nuk e heq këmbën nga gazi

Mbyllen ndeshjet e mbrëmjes së Champions League teksa sigurisht që sytë ishin në “San Siro” dhe Anfield Road, por Milano qan pasi si Interi, ashtu edhe Milani dolën me humbje.Real Madrid përfitoi nga mungesa e finalizimit të ekipit të Inzaghit, duke gjetur golin me të harruarin Rodrygo në fund, ndërsa në Anfield Road u konsumua një ndeshje emocionuese me kthime e rikthime…

Liverpool-Milan nuk është kurrë një ndeshje normale dhe rezultati final 3-2 e tregon këtë. Liverpooli nuk e hoqi këmbën nga gazi dhe arriti që të kthejë epërsinë në minutën e 69-të. Një harkim nga këndi u devijua në dalje të zonë, ku me një gjuajtje të fortë Jordan Henderson shënoi për 3-2.


Pas golit të tretë Liverpoolit loja e zjarrtë që ishe ra paksa, ku anglezët luanin më sigurt duke mbajtur deri në fund edhe pse me një drithërimë finale të Milanit.