Revoltohet Robert Aliaj: Askush nuk flet për dhunën ndaj burrave !

Gjatë një debati në lidhje me dhunën në familje, Robert Aliaj është shprehur i revoltuar duke theksuar se ne si shoqëri jemi të dhunshëm. Ai u shpreh se flitet shumë për dhunë ndaj grave, ndërsa theksoi se nuk flitet aspak për dhunën e ushtruar ndaj burrave, pasi kjo shihet si një tabu. Por kjo deklaratë e tij u kundërshtua nga gazetarja Klodiana Lala, e cila tha se dhuna e ndaj burrave është në proporcion shumë më të vogël se dhuna ndaj grave.

Ai tha :


:“Ne jemi shoqëri e dhunshme. Flitet shumë por që nuk bëhet asgjë fare. Është çështje kulturore, ne jemi të dhunshëm si komb në të gjitha aspektet. Kjo vjen nga çdo hallkë shoqërore, kështu është ndërtuar edhe vetë shteti tek ne. Përveç dhunes kundër grave, nuk flet njeri për dhunën kundër burrave nga gratë, nuk flet njeri se kemi turp dhe tabu të flasim hapur”, u shpreh Robert Aliaj.

Nuk është e vërtetë se nuk e trajtojmë dhunën e grave ndaj burrave, por dhuna ndaj grave është më e madhe. Nuk është korrekte të thuash që nuk trajtohet”, tha Klodiana Lala.