Fshati pa rrugë e ujë, banori: “Nga fshat turistik jemi bërë fshat humoristik,këta qeveritarët duan varenë në kokë…”

Fshati Zvirinë i Bashkisë Maliq, ndodhet buzë rrugës nacionale Pogradec-Korçë, ka mbi 450 shtëpi dhe të gjithë banorët merren kryesisht me bujqësi, me kultivimin e mollëve, qepëve, patateve dhe fasule. Prej disa vitesh ky fshat është futur në listën e 100 fshatrave turistikë dhe është në vënë prioritet nga qeveria Rama. Para disa vitesh ka nisur dhe asfaltimi që lidh rrugën nacionale me fshatin, por janë bërë vetëm 400-500 metra dhe rruga është ndërprerë. Fiksi u rikthye në këtë fshat pas një viti për të parë nesë ishte plotësuar ndonjë nga shqetësimet e banorëve të para një viti, siç ishte asfaltimi i rrugës.


Para një viti po këta banorë ngritën zërin se rruga e keqe pengonte tregtarët të hynin në fshat e t’u merrnin prodhimet, por edhe pas një viti situata është pothuajse e njëjtë. Edhe pse para votimeve fshatarët kishin marrë premtimin e asfaltimit të rrugës, zhgënjimi lexohej në fytyrat e tyre.

Një ndër banorët thotë “Nga fshat turistik jemi bërë fshat humoristik”. Përsëri malli i tyre nuk shitet. Problemë janë dhe spërkatjet me pesticide dhe insekticide i mollëve. “I spërkasim mollët 20 herë dhe nuk dimë a do të na shiten apo jo. Pesticidet që blejmë janë më shumë të skaduara” shprehen banorët. Problem mbetet dhe uji i pijshëm.

Fshati këto ditë të shtatorit ka vetëm dy çezma të cilat kanë ende ujë dhe tre çezmat e tjera kanë shteruar. “I gjithë fshati mbush ujë vetëm në dy çezma për të pirë dhe gatuar. Në mëngjes herët dhe mbrëmjeve gratë vijnë e rrinë në radhë për të mbushur ujë madje dhe zihen me bidona” na tregon një zonjë. “Nuk na del bre. Këta (qeveritarët) duan varenë e Lankës në kokë se nuk marrin vesh të gjithë ata atje lart” përfundon një i moshuar i cili kthehej i lodhur nga puna në arë.

“Godet” sërish deputeti Saimir Korreshi : “Spitali i Lushnjës shërben vetëm për synetlliqe dhe apendesit”…

Fjalimi i deputetit Saimir Korreshi bëri që i gjithë Parlamenti të “shkrihej” në të qeshura mëngjesin e sotëm, përfshirë edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Fjalimi i tij u bë “hit” në rrjet për shkak të reagimeve të deputetëve të tjerë. Në një intervistë për Syri Tv, Korreshi u shpreh se goditi realitetin në Lushnje dhe Shqipëri me shaka, ndaj nuk e ka problem faktin se deputetët e tjerë qeshën. Ai vuri në pah sërish problemet në spitalin e Lushnjes, për të cilin tha se “shërben vetëm për synetlliqe dhe apendesit”, teksa shtoi se në Lushnje pas orës 8 të darkës ka vetëm burra dhe qenë.

Korreshi tha :


Është keqkuptim i mediave. Pata mundësi që të shprehem në Kuvend. Për mua nuk ka asnjë problem nëse qesh. Ndoshta kreu i PD i dinte batutat. Ishte seancë maratonë e gjatë, kemi qenë vetëm ne deputetët e opozitës, edhe ministrant nuk patën guxim të rrijnë në foltore. Situata ku jemi është tragji-komike. Unë godita me shakanë dhe humorin për të treguar situatën tragji-komike ku ndodhemi.

Realisht që Lushnja është në situatë të rëndë ekonomike. Po të shikoni unë s’e kam prishur terezinë fare, ishin doza humori. Nuk ka qenë mungesë respekti për fjalën time, unë preka realitetin në Lushnjë, ata ministra nuk e dinë gjendjen ku ndodhet Spitali i Lushnjës. Spitali i Lushnjës është sot vetëm për synetlliqe dhe apendesit. Në Lushnjë pas orës 8 të darkës ka vetëm burra e qen”, u shpreh Korreshi.

Covid-19/ Shënohen 959 raste të reja në Shqipëri, 6 humbje jete (Harta)

Janë kryer 5106 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 959 qytetarë, në këto bashki: 347 në Tiranë, 70 raste në Shkodër, 51 raste në Durrës, 44 raste në Lushnje, 39 raste në Fier, 37 raste në Vlorë, 35 raste në Korçë, 29 raste në Kurbin, Elbasan, 24 raste në Berat, 23 raste në Krujë, 15 raste në Mallakastër, Pogradec, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, 10 raste në Dibër, Roskovec, 9 raste në Malësi e Madhe, Vorë, 8 raste në Vau i Dejës, Delvinë, Dimal, 7 raste në Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Konispol, Devoll, Kuçovë, Peqin, 4 raste në Divjakë, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Librazhd, 2 raste në Pukë, Tropojë, Bulqizë, Selenicë, Himarë, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Libohovë, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Poliçan.


Janë 12,910 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 215 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Tirana 49 vjeç, një qytetare nga Fieri 60 vjeç, një qytetare nga Gjirokastra 73 vjeç, një qytetar nga Lezha 81 vjeç, një qyetetar nga Elbasani 82 vjeç, një qytetar nga Kavaja 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 891 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 145,845 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 959
Të shëruar në 24 orë 891
Të shtruar në spitale 215
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 5106

Testime totale 1,142,382
Raste pozitive 161,324
Raste të shëruara 145,845
Raste Aktive 12,910
Humbje jete 2,569

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5477
Shkodër 1413
Durrës 1160
Fier 1160
Vlorë 791
Lezhë 679
Elbasan 636
Berat 532
Korçë 319
Kukës 286
Gjirokastër 240
Dibër 217

Lindi për herë të parë 15 vjeç/ Burri më thotë: “Nuk i ke me mua fëmijët” (Video)

Merita ka shkuar në emisionin “Historia Ime” në Tv Klan për të treguar peripecitë që kalon vajza e saj Ervisa, të cilën e martoi me shkuesi në moshën 13-vjeçare.Sot Ervisa ka 3 sjellë në jetë 3 fëmijë. Ajo është larguar nga banesa e bashkëshortit për shkak të konflikteve me këtë të fundit dhe me vjehrrin.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Historia Ime”, ajo ka treguar se fëmijën e parë e ka sjellë në jetë kur ka qenë 15 vjeç. Ndërsa bashkëshorti i thotë se fëmijët nuk janë të tij.


“Shumë e vështirë është të martohesh 13 vjeç, por ana ekonomike më bëri që.. Nuk i vë faj mamit, se ishte dhe faji im, vetë e desha vetë e mora. Po ta kisha ditur që rrethanat do më vinin kështu siç më kanë ardhur tani që kam 3 fëmijë, se gjatë gjithë jetës time këto vuajtje kam kaluar, si me gocën e parë, bëra të dytën, bëra dhe djalin të tretin. Gjatë gjithë kohës se do ndryshojë më vonë, por të njëjtin avaz kishte. Kush je ti, më thoshte mua, që të më komandosh ti mua. I thoja jam bashkëshortja jote, jam nëna e 3 fëmijëve. Më thoshte mua që nuk do punoj për ty. Unë e kam dashur, por ai asnjëherë nuk më ka dashur. As më afrohej, as nuk ulej si burri me gruan të ballafaqohej, vetëm më kthente shpinën dhe me thoshte më ler rehat se jam shumë i lodhur. I thosha që fëmija është sëmurë, më thoshte nuk më intereson fare, nuk janë fëmijët e mi. Ik gjeja babën nga e kanë, më thoshte. I thoja do bëj ADN-në. Bëj çfarë të duash, thoshte, nuk më intereson fare”.

Edhe me vjehrrin thotë se ka patur probleme të vazhdueshme.

“Me vjehrrin, gjatë gjithë martesës sime edhe deri më sot kam pasur shumë konflikte. Gjithmonë ishte vjehrra që më mbante krah. Por kur isha vetëm, sillej shumë keq me mua”.

“Fëmijët duhet të q**** jo të dëgjohen”/ Fjalimi i Ministres çudit edhe Manjanin (VIDEO)

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka mbajtur në orën 2 të natës një fjalim të shoqëruar me gafa të cilat nuk u kanë shpëtuar qytetarëve dhe ish-ministrit Ylli Manjani.Në fjalimin e saj, duket se fakti që ka jetuar jashtë në një pjesë të mirë të kohës, ka bërë që të ketë vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve gjuhën shqipe.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Mesaduket zonjusha e ka mësuar shqipen me t’nigjume.

Po çfarë duhet të bëjnë fëmijët, se nuk e kuptova?! Të shihen apo …. ihen?!

Po që babai i zonjushës kishte “…takuar për herë të parë prindërit e saj në gjimnaz”…?!

Të puthsha mendjen!

Përjashtimi i Berishës/ Basha i prerë: “Nuk ka kthim pas..”

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh sot para mediave nga selia blu pas vendimit për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD të Sali Berishës se “aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA, duhet dhe do të mbetet i pacënueshëm”.

Basha tha:


77 votat e sotme janë formalizimi i PPP-së Rama-Doshi-Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër e dosjes 339 të Shijakut me Rrahman Rrajën të njohur për rekordet e tij kriminale janë fatkeqësia më e madhe kombëtare. Qëllimi i kësaj PPP-je, i kësaj pakice, plackitësish është të pasurojnë veten e tyre të mbajnë pushtetin në kurriz të kostove të familjeve shqiptare. Qëllimi ynë të bëjmë gjithcka për ti larguar këta armiq të demokracisë nga salla e parlamentit e për ti kthye shqiptarëve demokracinë parlamentin e qeverisjen e vullnetit të tyre të lirë.

Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA, duhet dhe do të mbetet i pacënueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë e shqiptarëve e për këtë arsye ne bashkë me gjithë shqiptarët që mezi po presin ndryshimin do bëjmë gjithcka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim

I trembeni nje shkarkimi te mundshem? 

Basha: “Nuk ka kthim pas”

Keni plane për fundjavën / Moti merr kthesën e papritur

Të ndodhur në stinën e vjeshtës ajo që tashmë pritet është moti i paqëndrueshëm dhe reshjet e shiut. Në këtë mënyrë për ditën e shtunë parashikohet mot me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës. Gjatë pjesës së parë të 24-orëshit reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe lokalisht të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të pasdites intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen të herëpashershme dhe të dobëta kryesisht përgjatë relieveve kodrinore e ato malore. Edhe për ditën e Diel moti parashikohet përsëri i paqëndrueshëm por me një përmirësim të lehtë. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura por do të ketë edhe alternime kthjellimesh të herëpashershme.


Ardit Gjebrea :“I Vaksinuar plotësisht,doza e dytë e Pfizer ! Ndjekësit shpërthejnë keq ndaj tij(FOTO)

Moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea, zbuloi në rrjete sociale se është vaksinuar plotësisht. Teksa publikoi një foto në Instagram nga momenti i vaksinimit, tregoi se ka marrë dy dozat e vaksinës Pfizer. Të shumtë ishin ndjekësit që i uruan shëndet të plotë, por pati pafund komente që i kujtonin teoritë e konspiracionit që qarkullojnë kudo në rrjet.

Vaksinuar plotësisht! Doza e dytë e Pfizer! 💉”, shkroi në përshkrimin e postimit ai.

Siç duket moderatori është revoltuar nga komentet e shumta negative ku disa dhe e akuzonin se po e bënte thjesht për reklamë dhe ka vendosur ta fshijë foton nga Instagrami.Në dy postime të njëpasnjëshme në Instastory, Gjebrea është shprehur se zgjedhjte kanë përfunduar dhe nuk po bën reklamë për asnjë parti dhe shton se shëndeti i tij është i panegociueshëm dhe nuk mund ta blejë askush për asnjë lloj çmimi.


Zbulohet një personazh tjetër në BB Vip/ Ja kush është konkurrentja më e re…

Albërie Hadërgjonaj është një nga konkurrentet e Big Brother Albania Vip, që nis shumë shpejt në televizionet shqiptare. Para pak ditësh, faqja zyrtare e “Big Brother VIP” publikoi disa video ku shfaqej konkurrentja e parë që do të jetë pjesë e këtij “reality show”, por pa ia zbuluar portretin.


Albërie Hadërgjonaj është një nga konkurrentet e Big Brother Albania Vip, që nis shumë shpejt në televizionet shqiptare. Para pak ditësh, faqja zyrtare e “Big Brother VIP” publikoi disa video ku shfaqej konkurrentja e parë që do të jetë pjesë e këtij “reality show”, por pa ia zbuluar portretin.

Ndërkohë, kujtojmë se Big Brother rikthehet pas shumë vitesh mungesë. Këtë herë është ndryshe, konkurrentët do jenë personazhe VIP. Prezantuesja do jetë sërish Arbana Osmani. Ndërkohë, është thënë se ky reality do nisë më 1 tetor.