Jozefina Topalli : ”Pa ikur Basha nuk largohet Rama,ata jane te gjithë bashkë…!”

Jozefina Topalli ka kritikuar ashper Lulzim Bashen here pas here, por pas perjashtimit te Sali Berishes nga PD, ajo eshte bere serish aktive. Ne nje shenim te gjate ne faqen e saj zyrtare, Topalli thote se pa u larguar Basha nga PD, Edi Rama nuk largohet nga qeveria.

Reagimi i Topallit:

Pa ik Basha nuk ik Rama!
Paska shkruar lb,se une kam ndyshuar qendrim ne lidhje me djegien e mandateve, duke nxjerr nga konteksti dhe nga zhvillimet e kohes nje fjali te shkeputur nga nje interviste shume e gjate qe thote krejt te kunderten.Ky eshte mashtrim, dmth e vetmja gje qe lb ben dhe e konsideron si pune.
Meqe mashtron po i pergjigjem me prononcimin tim te botuar ne shume media ne vitin 2019.


Me kete rast dua te falenderoj cdo demokrat qe me ka shkruar ne media sociale, me WhatsApp, me messanger duke me kerkuar ndjese per kritikat qe kane patur ndaj meje me pare.
Une ndihem mire qe eshte vertetuar cdo fjale e qendrim qe kam mbajtur ndaj njeriut qe ka marre peng PD per interesat e tij personale.
Nje qeveri mund te rrezohet me sjellje ekstremiste, ( kete e di cdokush), por kjo nuk ka lidhje me demokracine dhe demokratet.
Nje demokrat nuk djeg as shkolla as mandate.

Nje autokrat djeg mandate edhe per kolltukun e tij, edhe si gjobevenie, edhe per te destabilizuar vendin, edhe per te mbyllur dosje te parave te padeklaruara.…
Tani po perseris dhe nje here. Vendimi per djegien e mandateve eshte marre kur sapo grupi i PD ishte kthyer ne Kuvend pas nje bojkoti disa mujor pa arritur asgje. Ai moment koincidon me hapjen e dosjes ne prokurori kundra LB qe akuzohej per lobingun rus.

Kjo eshte e verteta.
Kam perseritur vazhdimisht se Edi Rama do ishte rrezuar qe ne 2017, po te mos ishte shitur opozita per 16 milion euro te pallatit te Vlores te LB. Konkretisht Lb i dhuroi mandatin e tyre per parate e veta.
Kjo eshte e verteta.
Kam perseritur se bojkoti bojkoti i zgjedhjeve ishte vendimi me i zi.
Kjo eshte e verteta.
Kam perseritur vazhdimisht se dhurimi i bashkive te djathta tek Edi Rama i ka dhuruar njekohesisht atij mandatin e trete.
Kjo eshte e verteta.

Pa larguar Lulzim Bashen nuk ik Edi Rama.
Kjo eshte e verteta.
Kam thene se keta jane vendime te lb dhe te askuj tjeter.
Pak me besonin. Por kjo eshte e verteta.
Kam nisur levizjen me tezen se ata jane te gjithe bashke. Dhe kjo eshte e verteta.
Njeriu qe qesh me varferine e mjerimin e qytetareve te vendit te tij eshte per refuzuar e per t’u percmuar. Edhe diten qe dekretohet qeveria e trete e Rames, lb gjen per te me sulmuar mua dhe jo Ramen.
Basha IK!
Ps.. tani vazhdo me komentet e shpifjet qe organizon nga zyrat e kunatit.
Forca!

Konflikti për “shtëpinë e barit “me bandën rivale,nxjerr “zbuluar” shqiptarët në Angli…!

Gjykata britanike në Leicester ka dënuar me 8 vite burg në total, dy shqiptarët, Orland Aliun dhe Xhelai Islamin. Sipas mediave britanike, 24-vjeçari Aliu është dënuar me 5 vite e dy muaj burg, ndërsa Islami me 2 vite e gjysmë. Dy burrat, akuzohen për kultivim kanabisi, në një “shtëpi bari” në zonën e Leicester. Gjatë bastisjes së efektivëve, atyre iu gjetën plot 550 bimë lëndë narkotike.


Disa persona tentuan që të hynin me forcë në banesën ku kultivohej lënda narkotike ku dyshohet se kanë qenë anëtarë të një bande rivale në tregtimin e drogës.
Fillimisht ata janë përleshur me dy shqiptarët në një lokal.

Të rinjtë shqiptarë u larguan nga vendngjarja, por policia bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e tyre përmes kamerave të sigurisë. Autoritetet gjithashtu zbuluan shtëpinë ku kultivohej lënda narkotike, ku brenda saj sekuestruan dhe një armë gjahu. Ka qenë pikërisht arma që bëri “lidhjen” mes kultivimit të drogës dhe shqiptarëve. Kjo pasi në xhepin e Aliut u gjet një gëzhojë arme që korrespondonte me ato të armës së gjetur brenda shtëpisë së barit. Gjithashtu nga këqyrja e telefonit të të riut, u gjetën dhjetëra foto teksa ai pozonte me armë të ndryshme, shkruan balkanweb.

“Dua ndihmë nga Zoti”/ Dëshmia rrënqethëse e 21-vjeçarit që gjeti prindërit të larë në gjak…

Vrasja e dyfishtë në familjen Rrasa mbrëmjen e sotme tronditi Divjakën dhe opinionin publik, ku Hekuran Rrasa vrau me armën e gjahut bashkëshorten Fëllënxa dhe më pas vrau edhe veten. Viktimat u gjetën nga djali i tyre i cili lajmëroi menjëherë policinë. I dëshpëruar për tragjedinë brenda familjes ia thotë se ndodhej në një kafe kur mësoi për ngjarjen e rëndë.


Unë kam qenë për kafe, më lajmëruan në telefon… Ju lutem Dua ndihmë nga Zoti, jam mes rrugëve”. Këto janë fjalët rrenqethëse të djalit të çiftit Rrasa, Leonardit, 21 vjeç i cili i gjeti të dy prindërit e tij të vdekur e të larë në gjakë, në banesën e tyre.

Ndërsa të afërmit kanë thënë se ata ishin familje e shkëlqyer dhe se Hekuran Rrasa punonte në bashki.

Hekurani nuk ka patur kurrë probleme të shëndetit mendor. Ata ishin familje e shkëlqyer, ai punonte në bashki”, është shprehur një prej të afërmve,.

Por nga ana tjetër, vëllai i 58-vjeçarit Hekuran Rrasa, e mohon këtë. Ai pranon se i vëllai konsumonte alkool, por thotë se nuk e dhunonte bashkëshorten. Siç mund të shihet edhe në pamjet , çifti jetonte në kushte të vështira ekonomike.


“Beqarët janë njerëzit më të urryer nga Allahu”/ Këngëtarja e njohur revoltohet pas deklaratës së hoxhës…

Këngëtarja Shkëndije Mujaj ka reaguar ashpër pas deklaratave të Hoxhës Irfan, i cili është shprehur se “njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët”. Në një postim të gjatë në Facebook, Shkëndije Mujaj, e cila ndryshoi stilin e jetës duke iu përkushtuar fesë, është shprehur se kjo nuk është e vërtetë dhe martesa është detyruar vetëm për “njerëzit që nuk arrijnë të frenojnë epshin e tyre”.

Reagimi i plotë:


Absolut e pa bazë kjo deklaratë çfarë thotë ky Hoxhë

Nuk është e vërtet, madje ky është keqinterpretues i fes Islame madje i largon njerëzit nga interesimi për fenë Islame ..

Kjo thënie nuk ekziston martesa bëhet e detyrueshme vetëm ne atë moment kur njeriu nuk arrin ta mbizotëroj epshin e ti madje shkruan edhe ne kuran 100% e vërtet….

ka disa hoxhallarë qe te paret do te futen ne xhehnem pikërisht për këto interpretime qe i bën njerëzit konfuz … dhe i largojnë nga feja..

Por nuk do shumë komente ky Hoxhë mjafton ti shikoni se si duken dhe reflektojnë ne ligjërata këtyre ju kanë përzije kabllot e fanatizmin, injorancën dhe këta ma shumë përqeshin njerëzit neper tribuna se sa ju bëjnë thirrje e Allahu ka porosit ftoni me butësi vet fytyra e ti e vrazhdë te jep me kuptuar se nuk ka mëshire e as lumturi


por urrejtje dhe përqeshje te tjerëve duke na jep te kuptojmë se ky e ka garantuar xhenneti tash vetëm i ka mbet te përqesh dhe te largon njerëz nga feja me sjelljen e ti shumë i dobët ne interpretim total i pa bazë dhe qesharak …

Allahu.xh .sh. I vetmi që është perfekt dhe nuk dëshiron ata qe përqeshin ne forma indirekte dhe hedhin urrejtje …

Hajde Selam se vërtet jemi ka fundi i botës…

E rëndë/ Burri vret me armë gjahu gruan dhe pas veten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Divjakën pasditen e kësaj të shtune, ku 58-vjeçari Hekuran Rrasa ka vrarë me armë gjahu të shoqen, 45-vjeçaren Fëllënxë Rrasa dhe më pas ka vrarë veten. Sipas News24, dyshohet se vrasja ka ndodhur nga një konflikt i çastit por ende nuk ka një sqarim zyrtar nga ana e policisë. Policia ka shkuar në shtëpinë e tyre ku ka gjetur dhe ka sekuestruar armën e gjahut.

Njoftimi i policisë:


Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

E papritur / Suedia heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta për Covid

Qeveria suedeze ka vendosur që të heqë Shqipërinë nga lista e sigurt. Tashmë qytetarët nga Shqipëria, por dhe nga Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia nuk mund të udhëtojnë më si më parë drejt Suedisë. vendimi për ndalimin e hyrjes për gjashtë vendet është shpallur nga Ministria e Drejtësisë e Suedisë dhe do të hyjë në fuqi të hënën e ardhshme, më 20 Shtator.


“Qeveria ka miratuar ndryshimet në ndalimin e përkohshëm të hyrjes në Suedi. Vendimi do të thotë që ndalimi do të rifutet për hyrje nga një numër vendesh në përputhje me rekomandimet e përditësuara të Këshillit të Bashkimit Evropian për udhëtime në Shtetet Anëtare të BE –së”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo do të thotë që nga e hëna, vetëm udhëtarët që arrijnë në Suedi për qëllime absolutisht të nevojshme mund të hyjnë nga Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia.

Udhëtimi për qëllime thelbësore lejohet vetëm për ata që kanë një leje qëndrimi suedeze, udhëtarët që kalojnë tranzit nëpër territorin e Suedisë, punonjësit e kujdesit shëndetësor, udhëtarët që kryejnë detyra thelbësore, studiuesit në kujdesin shëndetësor dhe mjekësor dhe personelin e moshuar, ndër të tjera.

Udhëtarët e vaksinuar së shpejti mund të përjashtohen nga ndalimi i hyrjes, por një deklaratë zyrtare në lidhje me çështjen nuk është dhënë ende.

Miratohet marrëveshja me Kosovën për rregullat e trafikut lokal të kufirit

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e së shtunës, miratoi dy marrëveshje të rëndësishme me qeverinë e Kosovës, për sa i takon regjimit të trafikut lokal të kufirit dhe për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).


Sipas relacionit që shoqëron këto vendime, në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

Gjithashtu qeveria miratoi në parim, marrëveshjen ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).

Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë. / atsh

Luana Vjollca ngre temperaturat në Mykonos, mahnit fansat me pozat hot me bikini

Luana Vjollca po vazhdon t’i shijojë pushimet në Mykonos të Greqisë. Moderatorja e njohur ka sjellë imazhe të ndryshme në rrjetet sociale, ku nuk ka lënë anash theksimin e linjave. E veshur me një palë bikini të kuqe, ajo vuri mjaft mirë në pah linjat e saj trupore, ndërsa flokët bionde e kishte lënë të lëshuara në valë të lirshme. Luana dukej e lumtur dhe plot sharm, ndërsa është argëtuar në mbrëmjet verore të mbushura me vizitor në Mykonos.

Sa mirë qe s’me duken shapkat , ka shkruar Luana poshtë fotografive…



Spartak Ngjela: “Nëse kreshendo e Bashës vazhdon kështu për 3-4 muaj ka zgjedhje të reja…”

Avokati Spartak Ngjela është shprehur ditën e sotme se kryedemokrati Lulzim Basha e ka shpëtuar vendin nga një fatkeqësi kombëtare, duke iu referuar vendimit të Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së. Ai tha se nuk ia merret mendja që Basha kishte këtë potencë për të eleminuar Berishën. Avokati tha se për 3-4 muaj do të ketë zgjedhje të reja parlamentare, nëse rritja e Bashës vazhdon të jetë e njëjta.

Spartak Ngjela tha:


Ka shumë të mira në situatën e Lulzim Bashës. Ka eleminuar gjëmën e Shqipërisë. Basha po shpëton vendin nga një fatkeqësi kombëtare. Basha po ecën shumë mirë pasi e ka bërë aktin. Nuk ma merrte mendja që Basha paska pasur këtë potencë për të eleminuar Berishën. E paska pasur dhe bëri aktin”.

“3-4 muaj ka zgjedhje të reja. Nëse kreshendo e Bashës vazhdon kështu më shumë i dëmtuar nga largimi i Berishës është Rama. E tha ambasadorja. Rama duhet të zhdukë mediokritetin. Duhet të rregullosh nivelin e qeverisë. Me dy fjalime të Blinken shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Pse s’do pranojë Rama”, tha ai.

Vendimi i befasishëm/ Kryeministri Rama shton dhe një ‘ministër’ të ri, do ta emërojë pas 15 ditësh

Qeveria “Rama 3” u betua paraditen e sotme te Presidenti Ilir Meta më pas kryeministri bashkë me ministrat u drejtuan për në selinë e qeverisë duke firmosur vendimet e para. Një ndër vendimet me të cilat Edi Rama nisi mandatin e tretë ishte krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim. Agjencia financohet nga buxheti i shtetit, donacione dhe burime të tjera të ligjshme. Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë emërohet nga kryeministri.


Drejtori i Përgjithshëm, statusi i të cilit barazohet me atë të ministrit të shtetit, është zëdhënës i Këshillit të Ministrave. Zëdhënësat e ministrave janë nëpunësit e agjencisë të përcaktuar nga drejtori i Përgjithshëm të cilët punojnë pranë institucioneve përkatëse. Kjo do të thotë se zëdhënësat e ministrive që kishin statusin e këshilltarit për mediat, që deri më sot emëroheshin dhe shkarkoheshin nga vetë drejtuesi i dikasterit, nga nesër e në vazhdim do të jenë në varësi të strukturës që do të drejtohet nga njeriu që do të caktojë vetë Kryeministri.

Por cili është qëllimi i saj?

Në vendim theksohet se agjencia “Media and Information Agency – MIA” ka si mision të sigurojë transparencën në lidhje me politikat, aktivitetet, projektet, eventet, si dhe qëllimin, objektivat, risitë apo problematikat që zgjidhen nëpërmjet akteve të Këshillit të Ministrave dhe të akteve të tjera të ministrave dhe çdo institucioni të administratës shtetërore. Agjencia organizon konferencat për shtyp të kryeministrit, organizon punën mes ministrive përsa i përket informimit, etj.

“MIA” siguron informimin e përditshëm të kryeministrit mbi lajmet, debatet publike, çështjet me interes publik të paraqitura në median vendase dhe të huaj. Gjithashtu bën informimin e përditshëm të ministrave dhe titullarëve të institucioneve të administratës shtetërore mbi lajmet, debatet publike, çështjet me interes publik, të paraqitura në median vendase dhe të huaj, si dhe në veçanti informacion mbi ngjarjet që lidhen me fushat e tyre të përgjegjësisë.

Por sa punonjës do të ketë?


Në vendim theksohet se funksionet, numri i punonjësve dhe fondet e dedikuara për informimin dhe monitorimin në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në ministritë apo institucionet e administratës shtetërore në varësi të Këshillit të Ministrave kalojnë pranë Agjencisë së re “MIA”, në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin buxhetor. Shpenzimet për këto çështje kryhen nga institucionet në të cilat ndodhen aktualisht, deri në ndryshimin e ligjit të buxhetit të vitit 2021.

Ndryshimi prek edhe nëpunësit aktualë të marrëdhënieve me mediat/zëdhënësit, pranë ministrive dhe institucioneve të administratës shtetërore, si dhe nëpunësit që kryejnë funksionet e dedikuara për informimin dhe monitorimin në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, që kalojnë tek agjencia, të cilët do të trajtohen në bazë të përcaktimeve të legjislacionit në fuqi në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit.

VENDIMI I PLOTE

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 18 Shtator 2021:

V E N D I M
PËR

KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË PËR MEDIA DHE INFORMIM

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe fuksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim (më poshtë “Agjencia”) e njohur për publikun edhe si “Media and Information Agency – MIA”, si person juridik publik, në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë.
2. Agjencia financohet nga buxheti i shtetit, donacione dhe burime të tjera të ligjshme.

3. Agjencia ka si mision të sigurojë transparencën në lidhje me politikat, aktivitetet, projektet, eventet, si dhe qëllimin, objektivat, risitë apo problematikat që zgjidhen nëpërmjet akteve të Këshillit të Ministrave dhe të akteve të tjera të ministrave dhe çdo institucioni të administratës shtetërore.

II. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË AGJENCISË

Agjencia ka këto përgjegjësi:

1. Organizon punën për të informuar dhe komunikuar me publikun dhe median.
2. Organizon punën për të përgatitur qëndrimet dhe sondazhet e qeveritare mbi çështjet me interes publik.

III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I AGJENCISË

1. Agjencia e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në nivel qendror.

2. Agjencia drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili përgjigjet para Kryeministrit dhe përfaqëson agjencinë në marrëdhënie me të tretët.

3. Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë emërohet, lirohet apo shkarkohet nga detyra nga Kryeministri. Drejtori i Përgjithshëm duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të ketë diplomë të nivelit “Master shkencor” apo “Master profesional”, sipas legjislacionit për arsimin e lartë, në shkencat sociale dhe/ose komunikim;
ç) Të ketë përvojë pune, të paktën 7 (shtatë) vjet në profesion apo në fusha të lidhura me informimin dhe komunikimin;
d) Të shquhet për aftësi profesionale dhe figurë të pastër etiko-morale;
dh) Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi;
e) Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

4. Drejtori i Përgjithshëm lirohet ose shkarkohet nga detyra kur:

a) plotësohet mosha për pensionin e plotë të pleqërisë;
b) dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
c) deklarohet i paaftë për punë nga komisioni kompetent mjekësor;
ç) gjendet në një situatë të konfliktit të vazhdueshëm të interesit;
d) jep dorëheqjen nga detyra;
dh) kryen shkelje të rënda gjatë kryerjes së detyrës.

5. Drejtori i Përgjithshëm mbështetet në veprimtarinë e tij nga një zëvendësdrejtor i përgjitshëm i cili emërohet, lirohet apo shkarkohet nga detyra nga drejtori i Përgjithshëm.

6. Marrëdhëniet e punës së drejtorit të Përgjithshëm, zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, nëpunësve dhe punonjësve administrativë të Agjencisë rregullohen në bazë të Kodit të Punës.

7. Struktura dhe organika e Agjencisë miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

8. Drejtori i Përgjithshëm, statusi i të cilit barazohet me atë të ministrit të shtetit, është zëdhënës i Këshillit të Ministrave. Si zëdhënës i Këshillit të Ministrave mund të jetë edhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm ose çdo person tjetër i caktuar nga Kryeministri. Zëdhënësat e ministrave janë nëpunësit e agjencisë të përcaktuar nga drejtori i Përgjthshëm të cilët punojnë pranë institucioneve përkatëse.

9. Në përbërje të Agjencisë, pranë secilës ministri dhe institucion qendror në varësi të Kryeministrit apo ministrave krijohen struktura apo përcaktohen nëpunës përgjegjës për informimin, komunikimin mediatik, të ngarkuar nga Agjencia me përfaqësimin e institucioneve respektive në komunikimet dhe raportet me publikun dhe mediat apo me çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga drejtori i Përgjithshëm.

10. Agjencia, në funksion të realizimit të misionit të saj, kryen këto detyra:

a) Drejton dhe koordinon punën e strukturave/nëpunësve përgjegjës për informimin dhe komunikimin mediatik dhe çështjet publike si dhe koordinon organizimin e aktiviteteve informuese, konferencave për shtyp dhe çdo eventi publik të këtyre institucioneve;
b) Në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse në kabinetin e Kryeministrit, organizon konferencat për shtyp të Kryeministrit, si dhe e përfaqëson atë/Këshillin e Ministrave dhe administratën në varësi të tij në këto konferenca, nëpërmjet zëdhënësit të Këshillit të Ministrave apo personit të caktuar nga Kryeministri me këtë detyrë;
c) Në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse në minsitri, organizon konferencat për shtyp të ministrave, si dhe përfaqëson ata/Këshillin e Ministrave në këto konferenca, nëpërmjet zëdhënësve apo personit/personave të caktuar nga drejtori i Përgjithshëm me këtë detyrë;
ç) Në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse, organizon aktivitete të tjera informuese për publikun dhe mediat mbi politikat, projektet, nismat, debatet mbi çështje publike, aktet e Këshillit të Ministrave apo të institucioneve të administratës shtetërore dhe sondazhe;
d) Përdor të gjitha mjetet e komunikimit masiv/publik, digjital, ose jo, print ose on-line me qëllim realizimin e funksioneve të saj;
dh) Vëzhgon publikimet e mediave dhe mjetet e komunikimit masiv, për të evidentuar perceptimin dhe qëndrimin e publikut ndaj veprimtarisë së institucioneve të administratës shtetërore. Për këtë qëllim, Agjencia mund të kryejë edhe sondazhe dhe hulumtime të tjera;
e) Siguron informimin e përditshëm të Kryeministrit mbi lajmet, debatet publike, çështjet me interes publik të paraqitura në median vendase dhe të huaj;
ë) Siguron informimin e përditshëm të ministrave dhe titullarëve të institucioneve të administratës shtetërore mbi lajmet, debatet publike, çështjet me interes publik, të paraqitura në median vendase dhe të huaj, si dhe në veçanti informacion mbi ngjarjet që lidhen me fushat e tyre të përgjegjësisë;
f) Mban kontaktet e nevojshme me strukturat homologe brenda dhe jashtë vendit si dhe nënshkruan protokolle bashkëpunimi me ta;
g) Miraton specifikat në lidhje me blerjet e pajisjeve apo të shërbimeve, në funksion të çështjeve të informimit dhe marrëdhënieve me mediat/shtypin, çështjet publike që nevojiten të kryhen nga ana e ministrive dhe të gjitha institucioneve të administratës shtetërore, në përputhje me legjislacionin “për prokurimin publik”;
gj) Raporton periodikisht te Kryeministri mbi veprimtarinë e saj, si dhe sa herë që kërkohet prej tij;
h) Informon institucionet e administratës shtetërore mbi lajmet, debatet publike, çështjet me interes publik të paraqitura në mediat vendase dhe të huaja që kanë të bëjnë me punën e Këshillit të Ministrave dhe/ose të institucioneve të administratës shtetërore apo çdo çështje tjetër;
i) Vlerëson, përmbledh dhe përditëson informacionin që do të publikohet në lidhje me punët e Këshillit të Ministrave dhe administratës shtetërore në varësi të tij, si dhe çështjet me interes publik;
j) Organizon takimet periodike me mediat të zëdhënësit të Këshillit të Ministrave, zëdhënësve të ministrave sipas fushave të tyre, të personave përgjegjës në institucionet e tjera të administratës shtetërore, si dhe organizon dhe mban konferencat për shtyp gjatë të cilave u jepet përgjigje pyetjeve të gazetarëve mbi zhvillimet e fundit politike. Përgjegjësi për shtypin në zyrën e zëdhënësit të Këshillit të Ministrave është pika e parë e komunikimit me gazetarët, sipas parashikimeve të rregullores së Agjensisë.
k) Nxjerr njoftime për shtyp të lëshuara nga Kryeministri apo nga ministrat, drejtuesit e tjerë të institucioneve të administratës shtetërore;
l) Mban një faqe interneti dhe apo kanale komunikimi të dedikuar për profesionistët e medias dhe publikun, duke ofruar lajme, materiale shtesë dhe dokumente mbi politikat e qeverisë apo institucioneve publike, si dhe ofron informacion aktual, informacione shpjeguese dhe dokumente origjinale mbi politikat e qeverisëse për publikun e gjerë;
ll) Harton, boton dhe shpërndan broshura, manuale këshilluese/informuese, materiale audio/vizuale dhe çdo material tjetër të disponueshëm falas për publikun edhe në internet;
m) Siguron edukimin qytetar me punën e Këshillit të Ministrave dhe të administratës shtetërore në varësi të tij, si dhe organizon një program periodik të vizitave në godinat e institucioneve publike me intinerar dhe program të aksesueshëm për qytetarët dhe në veçanti për fëmijët/të rinjtë/shkollat;
n) Siguron përgjigje për shkresat dhe kërkesat për informacion në lidhje me çështjet e informimit dhe komunikimit mediatik apo çështje të tjera në fushën e saj të përgjegjësisë;
nj) Organizon, koordinon, drejton fushatat e informimit publik në lidhje me çështjet e fushës së përgjegjësisë të ministrive dhe institucioneve të tjera të administratës shtetërore;
o) Në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, Protokollin e Shtetit apo strukturat përgjegjëse organizon, koordinon, drejton eventet jubilare me rëndësi shtetërore;
p) Siguron transmetimin e drejtpërdrejtë të aktiviteteve të Kryeministrit, Zëvendëskryeministrit apo ministrave ose çdo aktivitet të përcaktuar nga drejtori i Përgjithshëm;
q) Nënshkruan protokolle bashkëpunimi me Radiotelevizionin Shqiptar, Agjencinë Telegrafike Shqiptare apo çdo institucion tjetër publik apo privat në funksion të realizimit të misionit të saj;
r) Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga Kryeministri apo Këshilli i Ministrave.

11. Rregullorja që përcakton metodat e brendshme të punës, përfshirë komunikimin me Kryeministrinë, ministritë dhe institucionet e tjera të administratës shtetërore, dhe sjelljen e personelit të agjencisë miratohet nga Kryeministri, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm.

12. Agjencia ka stemën, logon dhe vulën e saj zyrtare. Stema e Agjencisë përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë me shënimet “Republika e Shqipërisë, Kryeministria, Agjencia për Media dhe Informim”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë.

13. Vula e agjencisë ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

IV. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

1. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë emërohet brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
2. Deri në plotësimin e strukturës së Agjencisë dhe caktimin e selisë së saj, drejtori i Përgjithshëm do të mbështetet në detyrat e tij nga nëpunësit e Kryeministrisë.
3. Funksionet, numri i punonjësve dhe fondet e dedikuara për informimin dhe monitorimin në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në ministritë apo institucionet e administratës shtetërore në varësi të Këshillit të Ministrave kalojnë pranë Agjencisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin buxhetor. Shpenzimet për këto çështje kryhen nga institucionet në të cilat ndodhen aktualisht, deri në ndryshimin e ligjit të buxhetit të vitit 2021.

4. Nëpunësit aktualë të marrëdhënieve me mediat/zëdhënësit, pranë ministrive dhe institucioneve të administratës shtetërore, si dhe nëpunësit që kryejnë funksionet e dedikuara për informimin dhe monitorimin në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, që kalojnë tek agjencia, trajtohen në bazë të përcaktimeve të legjislacionit në fuqi në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit.
5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2021, të përballohen nga fondet miratuara për secilin institucion dhe të fillojnë nga momenti i emërimit të nëpunësve në detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.