Dikur këngëtare e Asamblit ,82-vjeçarja Ristani: “Dola të shisja lule rrugëve, këtu pensioni nuk mjafton për të jetuar”…

Virgjini Mile Ristani, dikur një këngëtare e shquar e Ansamblit të këngëve dhe valleve në Berat dhe më pas në Tiranë, ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites’. Ish-këngëtarja e njohur, sot në moshën e artë kujtoi me nostalgji vitet e aktivitetit të saj artistik por foli edhe më gjerë mbi momentet kyçe të jetës.


Jo vetëm Ansambli që më mungon shumë, por më mungojnë këngët. I dua shumë, i dashuroj. Edhe spektatori. Me Ansamblin e Beratit patëm shumë suksese të njëpasnjëshme” – shprehu Virgjinia teksa kujtonte kohët e shkuara.

Në moshën 72 vjeçare, Virgjinia humb bashkëshortin, të ndjerin Thimio Ristani dikur akrobat i cirkut në vend. Kjo humbje e madhe e la Virgjininë të vetme si pasojë edhe e pamundësisë për të pasur fëmijë. Ajo shpreh se fati nuk e deshi që të ndërtonin një familje të madhe, por dashuria nuk mungoi deri ditën e fundit.

E vështirë shumë është, ne shkonim shumë mirë. Si dy zogj na thonim. Me kujtimin më të mirë ka ikur, jo vetëm nga mua por nga të gjithë njerëzit që e njihnin edhe e donin” – tha e prekur zonja.

Virgjinia tregon se sot jeton nëpërmjet një pensioni minimal prej 1.800 lekësh dhe mungesa ekonomike e ka detyruar të shesë lule në anë të rrugës. Sipas saj, fillimet me lulet qenë të sikletshme por ajo nuk ndaloi së tregëtuari trëndafilat që i rrit me përkujdesje në kopshtin modest mbrapa shtëpisë.


Unë kam shumë trëndafila, edhe lule të tjera në shtëpi. Më thotë dikush, shiti ato trëndafilat. Jo se është turp I thashë. Bëra një tufë me trëndafila dhe i vura te parvazi afër shtëpisë.

I vura atje. Ecja rrugës dhe thoja ‘pse e ula veten unë?’ më vjen një zonjë dhe më thotë ‘Ku i shet ato ti? Bjermi mua.’ Aty plasi cipa” – tha me humor 82 vjeçarja.

Epidemiologu Alban Ylli : “73% e shqiptarëve me antitrupa,Tirana nuk është më lidere e infeksionit”

Epidemiologu Alban Ylli ka dhënë detaje mbi studimin e Akademisë së Shkencave për ecurinë e Covid-19. I ftuar në Radar Informativ me Jonida Shehun, Ylli tha se 73% e popullatës ka rezultuar me antitrupa mbi një nivel të caktuar. Epidemiologu thekson se në Shqipëri ka me mijëra deri në 1 milion njerëz që janë të prekshëm dhe të rrezikuar nga virusi. “Koncepti i imunitetit është më i gjerë sesa thjeshtë prania e antitrupave. 73% e popullatës kanë antitrupa mbi një nivel të caktuar. Janë të ekspozuar, duhet të jenë infektuar ose janë vaksinuar. Por kjo nuk do të thotë që persona të tjerë jashtë këtij 73% nuk kanë antitrupave. Jemi të sigurt që në popullatën urbane të Shqipërisë jemi te 70%. Nëse do përfshinin fëmijët dhe fshatrat mund të binte pak. Në Shqipëri ka ende deri në 1 milion njerëz që janë të prekshëm,” u shpreh ai.


Ylli shpjegoi se këtë herë për të realizuar studimin është marrë një kampion më i mirë, më i madh se dhjetorin e kaluar dhe për herë të parë është dalë jashtë Tiranës. Epidemiologu thotë se u zbulua se kryeqyteti nuk udhëheq më infeksionet ashtu sikurse tregonin studimet e mëparshme. “Bëhet fjalë për një kampion të mirë, më i madh se dhjetori, kemi dala është Tiranës, kemi shkuar edhe në Berat për të provuar a jemi aty që deri në fund të dhjetorit thonim që Tirana udhëheq infeksionin. Tani duket se Tirana nuk është më lider është aty-aty me popullatën tjetër urbane.

Janë rastësisht të zgjedhur në listat e mjekëve të familjes, një në 100. Studime të kësaj natyre hedhin dritë, sjellin informacion dhe në njëfarë mënyre sa të ekspozuar kemi qenë ndaj virusit. Personat që kanë antitrupa kanë një risk shumë më të ulët se personat që nuk e kanë kaluar. Kjo është e bazuar në të gjithë teorinë e imunizimit. Por Delta solli shumë ndryshime. Sa herë që janë pyetur ekspertë ju kanë sjellë shifra lidhur me aftësinë që ka vaksina në Shqipëri për të ulur riskun për tu infektuar dhe shtruar. Për të vdekur jemi akoma shumë pak. Në Shqipëri edhe studimi ynë sjell një kontribut të vogël. Ky studim shërben për të parë në këndvështrime të ndryshme. Katër vaksinat në Shqipëri japin një mbrojtje të mirë,” u shpreh ai.

Mbërijnë në Rinas 31,590 doza vaksina Pfizer !

Mbrëmjen e sotme ka ardhur në Shqipëri një tjetër ngarkesë me vaksina kundër COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook njofton se mbërritën 31,590 doza vaksine Pfizer.

Edhe 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë” shkruan Manastirliu.


“U ndjeva më i shkurtri”/ Rama vihet në “siklet” nga dy shqiptarët në akademinë amerikane

Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e sotme vizitën disa ditore në SHBA, ku shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Fillimisht Rama ka vizituar Akademinë Ushtarake “West Point”, në të cilën ka takuar edhe dy djem shqiptarë, teksa ka publikuar një foto në rrjete sociale ai shprehet se ata do të sjellin në shërbim të atdheut dijen dhe kulturën e tyre të fituar në këtë qendër të ekselencës amerikane.

“Kënaqësi të ndjehesha më i shkurtri mes dy djemve shembullorë shqiptarë të Akademisë West Point, të cilët do të sjellin në shërbim të atdheut, dijen dhe kulturën e tyre ushtarake të fituar në këtë qendër të ekselencës amerikane”, shkruan Rama.


Skandali me avokaten/ 300 mijë lekë ryshfet në Apelin e Vlorës për të caktuar një datë gjyqi,70 mijë për ta zbardhur!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Gjykatën e Apelit të Vlorës, ku punonjës të kësaj gjykate, në bashkëpunim me avokatë-sekserë, kanë vendosur edhe çmime për shërbimet; 300 mijë lekë për caktimin e një date gjyqi.70 mijë për zbardhjen e vendimit! Në fakt, nuk është “meny” restoranti, por kaq paguajnë qytetarët që të “mbarojnë punë” në këtë gjykatë. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një qytetare, e cila u zvarrit për gati 2 vjet për të caktuar një datë gjyqi për të zgjidhur martesën.

Pasi priti procedurat normale dhe nuk mori shërbim, avokatja i kërkon 300 mijë lekë për t’ia dhënë punonjësve të gjykatës që të caktohet data e gjyqit. Dhe, vetëm disa ditë pas dhënies së kësaj shume, Gjykata e Apelit cakton datën dhe zhvillon gjyqin që u zvarrit 2 vjet me procedura normale.


Daniela Hajdini (Zeka) tha për gazetarët e “Fiks Fare” se i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për të zgjidhur martesën në vitin 2018. Në Fier ka zgajtur një vit gjyqi. Ajo apeloi vendimin në Vlorë. “Në Vlorë kam gati 2 vjet që s’më nxjerrin një datë për seancën gjyqësore. Unë jetoj në Roskovec te prindërit dhe më duhet të lëviz disa herë për në Vlorë. Jam interesuar disa herë, te gjyqtari, në sekretari, më thonë, prit, prit. Kemi bërë kërkesën e përshpejtimit mbi 10 herë, akoma duhet të pres. Gjyqtarin e parë e kapi Vetingu, me të dytën po pres” thotë ajo, duke shtuar se kërkon vetëm të bëhet gjyqi, pasi “secili duhet të shikojë jetën, si ai dhe unë”. Qytetarja thotë se ka zënë edhe një avokate. “Unë kam një avokate, Dhurata Sulaj. E kisha në Fier dhe tani e kam në Vlorë. E kam paguar në Fier dhe më ka thënë që në Apelin Vlorë nuk donte ryshfete, jam e paguar. Kaq. Tani unë pres datë nga ajo, në telefon më tha që donte ryshfete të tjera. Donte para të tjera që ta mbyll brenda muajit” thotë denoncuesja. 

Pas denoncimit, qytetarja takon avokaten Dhurata Sulaj, në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe shkojnë dhe takojnë sekretaren e gjyqtares. Shkojnë brenda gjykatës dhe i thotë se ka biseduar dhe ta marrin parasysh atë kërkesën për përshpejtim. I japin emrin sekretares (Deniela Zeka) dhe të ish burrit, dhe i thotë se është e vitit 2018. Sekretarja i thotë ok dhe ato largohen nga gjykata. Më pas ulen në lokalin në afërsi të gjykatës dhe bëjnë pazarin. Denoncuesja i thotë se sa t’u jap, ndërsa avokatja i thotë se e ke dëgjuar atë historinë kush paguan… Denoncuesja i thotë përse nuk i ka thënë që duhen lekë, ndërsa ajo i përgjigjet “pse nuk e di ti këtë?!”. “Më lër mua lekë këtu që të nxjerr datën e gjyqit, kaq di unë” i thotë avokatja. Denoncuesja i thotë se s’ka marrë lekë me vete, ndërsa ajo i përgjigjet se “për çfarë të doja unë ty, për sy të bukur dhe për syze?”. “Unë i thashë (sekretares), i mbajti shënim ajo. Zemra, 20 herë kam bërë kërkesa. po nuk i kove…” i thotë avokatja, ndërsa i kërkon edhe lekët. Denoncuesja e pyet sesa lekë duhen. “Më bjer mua nesër në mëngjes 300 mijë lekë të mbaroj punë. Bjer lekët këtu të dalë data atje!” i thotë ajo. 

Të nesërmen, denoncuesja shkon sërish në Vlorë dhe e takon avokaten në kafenenë në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë, duke i dhënë edhe shumën prej 300 mijë lekësh. E takon para gjykatës dhe avokatja Dhurata Sulaj i kërkon direkt lekët. Avokatja i thotë se do të nxjerrë datën ditën e premte dhe të hënën do të kthejë përgjigje. Më pas, i jep 300 mijë lekë. Avokatja i thotë se të hënën të presë përgjigje. Denoncuesja e pyet se kush ishte ajo që takuan dje, ndërsa avokatja i përgjigjet “sekretarja jote, e gjyqit”. E pyet edhe për gjyqtaren, ndërsa i përgjigjet se është Iliba (Bezati), kryetarja (e Gjykatës së Apelit Vlorë). Avokatja i thotë se gjyqtaren e quajnë Iliba, ndërsa “kjo që takove ti, është Marjola, sekretarja”. 


Disa ditë pas pagesës, në adresën e denoncues mbërrin një fletë thirrje për znj. Daniela Zeka që të paraqitet pranë kësaj gjykate më datë 14 korrik 2021, ora 09.20 në çështjen civile me palë të paditur Bledar Zeka, me objekt zgjidhje martese”. Trupi gjykues që gjykon çështjen përbëhet nga; Relator – Iliba Bezati, anëtar Sokol Ngresi, Nazmi Troka. Denoncuesja paraqitet në këtë datë në Apelin e Vlorës. Dëgjon thirrjen për çështjen civile me paditës Daniela Zeka dhe avokate Dhurata Sulaj dhe paraqitet në gjyq. Thirret në seancë dhe i përgjigjet gjyqtares Iliba Bezati se ka hequr dorë nga ankimi. “Çelim seancën gjyqësore me paditës Daniela Zeka… Atëherë, Gjykata e Apelit vendosi pushimin e shqyrtimit të çështjes” thotë gjyqtarja Iliba Bezati. 

Pas dhënies së vendimit që zgjati pak sekonda, shkon dhe avokatja duke e pyetur se çfarë ndodhi. Më pas i thotë se tani mund të shkosh te Gjendja Civile që të marrë mbiemrin e saj. Më tej pohon se do të mundohet që ta bëjnë shumë shpejt vendimin. “Ajo (sekretarja) e di shumë mirë, i kam ngrënë veshët”, ndërsa me mimikë i thotë se “e kam paguar, të gjitha i kemi bërë”. Avokatja i thotë se do mundohet që t’i japë vendimin me kryesekretaren. “Është Bona, shoqja ime, ç’ke” i thotë. 

Por edhe pas dhënies së vendimit, avokatja po zvarriste zbardhjen dhe i kërkon sërish para për t’ia përshpejtuar në Gjykatën e Apelit. Denoncuesja shkon sërish në Vlorë dhe takon avokaten Dhurata Sulaj. Avokatja i thotë se i ka bërë gjyqin në Fier dhe në Apel. “Mbaroi gjyqi dhe ta nxora datën. Procedurat për të çuar në Fier janë tjetër gjë. Deri te mbarimi i gjyqit ishe me mua, këto janë shërbime të tjera. Ti do të ndihmohesh apo… Unë të thashë duhet të paguash përsëri, ti më the s’kam përse të paguaj” i thotë, ndërsa denoncuesja i përgjigjet se ka paguar 30 mijë lekë taksi për të shkuar në Vlorë. “Të mi kishe dhënë mua, kishe mbaruar punë. Është procedurë tjetër. Është procedurë administrative” i thotë, ndërsa denoncuesja i kthen përgjigje se kjo çupa ka ikur. “Ç’të duhet ka ikur apo s’ka ikur. Më lër ndonjë lekë. Asnjëri s’e nxjerr nga radha për ty” i thotë. Në fund i kërkon edhe shumën që duhet të paguajë. “Do më lësh 12 mijë lekë për pullën dhe 50 për shërbimin që do të të bëj unë. Unë s’të jap letrën po s’më dhe lekët” i thotë. Qytetarja i jep 40 mijë lekë të vjetra, ndërsa avokatja i thotë se i ka edhe 30 mijë borxh. Ditën e hënë, i dërgon një zarf me vendimin e shkurtuar, të firmosur nga sekretaria e Gjykatës së Apelit Vlorë. Vendimi është firmosur në fund nga kryesekretarja Valbona Musta, por ajo i ka dërguar vetëm dispozitivin me vula të njoma të Gjykatës së Apelit të Vlorës. Por, në vendim mungojnë firmat e tre anëtarëve të trupit gjykues, me kryesuese Iliba Bezati dhe me anëtarë Sokol Ngresi dhe Nazmi Troka. Në mes të muajit shtator 2021, në adresë të denoncueses shkon edhe vendimi i zbardhur. 

*** 

Denoncuesja takon avokaten Dhurata Sulaj, në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe shkojnë dhe takojnë sekretaren e gjyqtares. 

GJYKATA E APELIT, VLORË

Denoncuesja – Te gjykata jam, te trotuari. Ëë ja, të pash. Hajde. Ça po bën, opo lëre, ça po bën? Mëndja…
Avokatja – Të prita për Zotin, çfarë do për Zotin? Ti vete gjyqtarit…
Denoncuesja – … është?
Avokatja – Jo, nuk është. 

Futen brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit Vlorë në sallën e gjyqit, takojnë sekretaren

Punonjësi i gjykatës – Thuaj ta mbyllin derën
Avokatja – Ik, mbylle derën! Më thuaj emrin?
Denoncuesja – Daniela Zeka.
Avokatja – Kam bërë një kërkesë… Është zgjidhje martesë, vetëm që të heqë mbiemrin nga gjendja civile, se ka marrë tjetër burrë dhe kanë bërë fëmijë bashkë.
Sekretarja – Po ja ta mbaj shënim.
Avokatja – Po të lutem…
Sekretarja – Si e ka emrin?
Denoncuesja – Daniela Zeka.
Avokatja – Daniela Zeka.
Sekretarja – Po burri?
Denoncuesja – Bledar Zeka.
Avokatja – Ish-burri, Bledar Zeka.
Avokatja – Kam bërë kërkesën, të kam lënë diçka, … diçka. Është e 2018-ës.
Denoncuesja – Është e disata herë që po vij këtu për të njëjtën gjë.
Avokatja – Është zgjidhje martese, hë të keqen motra, se… Ikim?
Denoncuesja – Faleminderit. 

Ulen në një lokal… 

Avokatja – Ti për çfarë do ta dish?
Denoncuesja – Sa t’u jap unë atyre?
Avokatja – Motra, nuk të them unë motra.
Denoncuesja – Tani ti më the po unë s’di shumëzim, apo pjesëtim çfarë me the. S’e mora vesh unë. Kam hall, më shumë…
Avokatja – Moj ti, ke dëgjuar atë historinë ti kush paguan… Unë i kam bërë kërkesat.
Denoncuesja – Po mirë po pse s’ma the ti mua më parë këtë.
Avokatja – Pse nuk e di ti këtë.
Denoncuesja – Jepja lekët atij që zuri Vetingun lekët dhe e kishte mbaruar.
Avokatja – Pse nuk e di ti këtë.
Denoncuesja – Po ku di gjë unë, nuk jam marrë me këto punë. Jam marrë unë me këto punë?
Avokatja – Ore më lër mua lekë këtu të nxjerr unë datën e gjyqit, kaq di unë.
Denoncuesja – Po sa mund të lë?
Avokatja – Sa të duash ti, s’të them unë kaq e aq. Sa mendon ti?
Denoncuesja – Po sa më shkon, se unë s’kam marrë lekë. Se unë e kam andej burrin dhe i them.
Avokatja – Po unë të thashë, të thashë. Për çfarë të doja unë këtu, për sy të bukur dhe për syze?! Unë të thashë, i mbajti shënim ajo (sekretarja).
Denoncuesja -Po mirë i mbajti shënim, po unë vij prapë nesër ti bie.
Avokatja – Jo moj të vetë shtrenjtë ashtu. Pse sot s’erdhe për këtë punë?
Denoncuesja -S’më vete shtrenjtë mua moj, se vij prapë s’e kam problem.
Avokatja – Po mirë hajde ça të them unë.
Denoncuesja – S’e kam problem, po tani sa tu jap?
Avokatja – Sa të me ndodh ti, unë jam këtu.
Denoncuesja – Po me 50-çe atë s’e gënjen dot, di gjë unë.
Avokatja – Motra, 20 herë kam bërë kërkesa.
Denoncuesja -Sa herë të kam thënë unë ty.
Avokatja – Po nuk i kove, nuk…
Denoncuesja – Po unë ty sa herë të kam thënë. Dhurata, duan lekë aman?
Avokatja – Po si moj nuk duan lekë, qysh nuk i dashkan lekët.
Denoncuesja – Ti jap ty dhe ndahua lekët.
Avokatja – Mi jep mua dhe e di unë.
Denoncuesja – E mirë.
Avokatja – Bjemë lekët të të shërbej, bjem lekët të shërbej.
Denoncuesja -Aman kështu qënka puna, po të paktën të më mbyllet brenda muajit, ma bëni brenda muajit të paktën. Të vij nesër ti bie, do vij prapë.
Avokatja – Po mirë moj s’të thashë gjë. E zgjidh ti vetë hallin tënd.
Denoncuesja – Po sa do t’i them burrit t’i dërgojë që andej.
Avokatja – Aa ti s’je pa lekë moj lumadhe, kushedi sa lekë duhen.
Denoncuesja – Po tani mund të duan rrumbullak ata, 500 – çe.
Avokatja – Ça bën ti moj, ça bën ti. Mbush kjo more.
Denoncuesja – Po këtë di unë, hë? Moj ti tani, 200, 300?
Avokatja – Më bjer mua nesër 300 mijë lekë të mbarosh punë, ça 500-çe thua.
Denoncuesja – E mirë hajde, do vij prapë me kushëririn.
Avokatja – Po dhe ky, mi dërgo me kë të duash.
Denoncuesja – Ti dërgoj me kë të dua?
Avokatja – Me kë të duash.
Denoncuesja – Tani, do ti japësh atyre të mbarojnë?
Avokatja – Moj ç’punë ke ti, bjemë lekët këtu të të dalë data atje.
Denoncuesja – Të lutem, pse s’më thua?
Avokatja – Pse unë do të thëm ty që duhen lekë për të paguar.
Denoncuesja – Ku di gjë unë. Unë s’kam ndënjur gjithë jetën këtu që të…
Avokatja – Mirë, hajde.
Denoncuesja – Mirupafshim. 

*** 

Të nesërmen, denoncuesja shkon sërish në Vlorë dhe e takon avokaten në kafenenë në afërsi të Gjykatës së Apelit Vlorë, duke i dhënë edhe shumën prej 300 mijë lekësh. 

Avokatja – Vetëm je?
Denoncuesja – Vetëm, më solli.
Avokatja – Ëë, më jep lekët dhe ik.
Denoncuesja – Hajde, hajde ulemi.
Avokatja – Tani, kur është e premte?
Denoncuesja – E premte është pasnesër po do më nxjerrësh datën aman?
Avokatja – Absolutisht.
Denoncuesja – Të hënën pres përgjigje për atë.
Avokatja – Dale, kafeja çu bë?
Denoncuesja – Dale, se qysh i mora i theva të tëra unë. 1, 2, 3, 4 (50 mijë lekëshe). 1, 2, 3, 4, 5 (20 mijë lekëshe). Numëroji edhe njëherë.
Avokatja – Jo, 5 megjithë atë! 100, 200. 1, 2, 3, 4, 5 (20 mijë lekëshe). Treqindë (300 mijë lekë të vjetra).
Denoncuesja – Tani, të premten pres përgjigje.
Avokatja – Të hënën, të hënën.
Denoncuesja – Të hënën? Do më marësh vetë, apo të marr unë? Vetëm e dua këto dy javët e para bej çmos. Tani, ajo që takuam ne ça ishte, sekretare ça ishte?
Avokatja – Sekretarja jote.
Denoncuesja – Sekretarja?
Avokatja – Jotja.
Denoncuesja – E imja?
Avokatja – E gjyqit tënd.
Denoncuesja – Po avokatja ça e quanin?
Avokatja – Iliba, gjyqtarja. Ajo sekretarja do ja vërë përpara ajo do i thotë kështu, kështu, kështu.
Denoncuesja – Moj po kjo, ça e quajnë këtë.
Avokatja – E-mail ke ti?
Denoncuesja – E-mail, ta dërgoj në “ËhatsApp” po pata, do shikoj telefonin kam e-mail apo jo. Tani këtë…
Avokatja – Tani ti ke një njeri që të nisë një e-mail?
Denoncuesja – Kam, po për çfarë do ma nisësh e-mail -in? Do ikësh ti, këtë ça e quanin?
Avokatja – Iliba.
Denoncuesja – Po kjo ishte tjetër moj.
Avokatja – Kjo është Marjola, kjo që takove ti, sekretarja.
Denoncuesja – Gjyqtarja?
Avokatja – Iliba. Ik!
Denoncuesja – Në rregull. 

*** 

Disa ditë pas pagesës, në adresën e denoncues mbërrin një fletë thirrje për znj. Daniela Zeka që të paraqitet pranë kësaj gjykate më datë 14 korrik 2021, ora 09.20 në çështjen civile me palë të paditur Bledar Zeka, me objekt zgjidhje martese”. Trupi gjykues që gjykon çështjen përbëhet nga; Relator – Iliba Vezani, anëtar Sokol Ngresi, Nazmi Troka. Denoncuesja paraqitet në këtë datë në Apelin e Vlorës. Dëgjon thirrjen për çështjen civile me paditës Daniela Zeka dhe avokate Dhurata Sulaj dhe paraqitet në gjyq. 

Gjykata e Apelit Vlorë – Çështje civile, paditës Daniela Zeka, i paditur Bledar Zeka. Avokate Dhurata Sulaj, salla 1, kati 1.
Denoncuesja paraqitet në sallën e gjyqit
Gjyqtarja Iliba Bezati – Daniela Zeka?
Denoncuesja – Po.
Gjyqtarja Iliba Bezati – Ke hequr dorë nga ankimimi?
Denoncuesja – Po.
Gjyqtarja Iliba Bezati – Kush e ka bërë ankimimin?
Denoncuesja – Unë e kam bërë.
Gjyqtarja Iliba Bezati – Ti e kë bërë?
Denoncuesja – Po.
Gjyqtarja Iliba Bezati – Ulu.
Denoncuesja – Këtu.
Gjyqtarja Iliba Bezati – E ulu. Çelim seancën gjyqësore të çështjes civile Daniela Zeka paditëse. I paditur Bledar Zeka, për zgjidhje martese.
Denoncuesja – Daniela Zeka unë.
Gjyqtarja Iliba Bezati – Daniela e pranishme. Ti je Bledari?
I padituri – Po.
Gjyqtarja Iliba Bezati – Të dy të pranishëm. C cështja vjen në Gjykatën e Apelit, mbi ankmimin e palës paditëse Daniela Zeka, e cila ka hequr dorë nga ankimi. Pyetet kërkuesja nëse i qendron kësaj kërkese.
Denoncuesja – Po i qendroj.
Gjyqtarja Iliba Bezati – I qendron kësaj kërkesë. Atëherë, Gjykata e Apelit vendos pushimin e shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Apelit.
Denoncuesja – Faleminderit. 

Vjen avokatja… 

Avokatja – Mbaroi?
Denoncuesja – Po.
Avokatja – Në rregull. Jaq se do të vij.
Denoncuesja – Flasim jashtë. Pushimin e vendimit, si e thotë kjo?
Avokatja – Ç’punë ke, që të vesh në Gjendjen Civile të marrësh mbiemrin tënd, do mundohem ti them unë ta bëj shumë shpejt.
Denoncuesja – Aman ta marr brenda 5 ditësh, nëse duan ndonjë kafe tjetër ua jap.
Avokatja – Ajo (sekretarja) e di shumë mirë, i kam ngrënë veshët. Të gjitha i kemi bërë, do Zoti i bën.
Denoncuesja – Aman nëse do një kafe tjetër të mbaroj punë se dua të iki me vajzën e vogël në Itali, nuk po iki dot se s’po mbaroj divorcin.
Avokatja – Ok, do mundohem ta zgjidh unë me sekretaren.
Denoncuesja – Me sekretaren këtu?
Avokatja – Me kryesekretaren, ajo që nis vendimet, që mos…
Denoncuesja – Është këtu? Ç’është kjo kryesekretare.
Avokatja – Bona, një shoqja ime ç’punë ke.
Denoncuesja – Aman vetëm ma zgjidh këtë punë. Nëse do ndonjë gjë ajo se s’pyes për këto gjëra unë. Unë dua vetëm që të iki brenda korrikut, se më kalon afati i vajzës për regjistrim.
Avokatja – Do t’i them ta bëj këtë.
Denoncuesja – Kur të pres përgjigje unë?
Avokatja – Deri mbasdite do ta konsumoj që ta nisi me shkurtim…
Denoncuesja – Po sa më shpejt që të mundet ajo. Vetëm sa më shpejt.
Avokatja – Ti vetë ça the, ti vetë ça the?
Denoncuesja – Ajo më tha i qendroj kësaj.
Avokatja – Je dakort?
Denoncuesja – Po i thashë unë i qëndroj.
Avokatja – Në rregull. Ik më lër ta mbaroj këtë punë.
Denoncuesja – Mirupafshim. 

*** 

Por, avokatja tani po zvarriste zbardhjen e vendimit të Apelit Vlorë dhe i kërkon sërish para për t’ia përshpejtuar në Gjykatën e Apelit. 

Denoncuesja – Tani kjo sekretarja kishte ikur, e merr dot në telefon të më ashtu mua.
Avokatja – O zemra ime dëgjo mua. Unë kam qenë avokatja jote në Fier. Të bëra gjyqin në Fier, të bëra dhe gjyqin në Apel. Mbaroi gjyqi, ta nxora datën. Tani procedurat për të çuar në Fier janë tjetër gjë. Deri ta mbarimi i gjyqit ishe me mua, këto janë procedura të tjera.
Denoncuesja – Këtu ishim bashkë?
Avokatja – Këto janë procedura të tjera. Nëse do shërbim.
Denoncuesja – Ne s’kemi bërë shkollë dhe s’marim vesh nga këto, prandaj. Ti ke bërë një thes me shkollë.
Avokatja – Po jo moj, lëre shkollën. Unë po të them edhe njëherë, di do të ndihmohesh.
Denoncuesja – Të më ndihmosh të më regjistrosh çupën tani, se vjen gushti dhe s’e regjistroj dot më unë.
Avokatja – Po unë kur të thashë duhet të paguash përsëri, ti më the s’kam përse të paguaj.
Denoncuesja – Ku di gjë unë që ishin kështu ato.
Avokatja – Po tani ti s’më beson mua, pse nisesh në rrugë për këtë.
Denoncuesja – Kam paguar 30 mijë lekë taksi që kam ardhur.
Avokatja – Pse do të vish me taksi, të mi kishe dhënë mua ato lekë do të kishe mbaruar punë. Do ta nisja unë me një avokate dhe do të merrje Niken. Kjo është tjetër procedurë, procedurë administrative.
Denoncuesja – Kjo çupa këtu ka ikur, sot s’m’i jep dot.
Avokatja – Po ç’të duhet ty ka ikur apo s’ka ikur ajo.
Denoncuesja – Tani dua të mbaroj punë me çupën se më mbaron afati tani në korrik edhe në gusht nuk e regjistroj dot.
Avokatja – Po më lër ndonjë lekë moj zemra ime.
Denoncuesja – Po sa të lë unë tani se unë jam edhe një çik hollë tani.
Avokatja – Është punë, asnjëri nuk e nxjerr nga radha për tyja.
Denoncuesja – Sa, sa ti jap? Unë 40 mijë lekë (të vjetra) kam me vete.
Avokatja – Ëëë 40 mijë, ke paguar edhe 30 taksi ti.
Denoncuesja – Pse do më shumë ajo?
Avokatja – Po ç’punë ke ti kush do? Do puna moj zemra ime!
Denoncuesja – 50, sa do 50? Tani kjo është e sigurtë që mua më vjen letra të hënën tani?
Avokatja – Di do më lësh mua 12 mijë lekë të pullës dhe një 50-çe për shërbimin që do të të bëj unë.
Denoncuesja – Të hënën ta kam atje?
Avokatja – Do vij vetë moj, do vij vetë. Do vij vetë në Fier të hënën që në 8-të.
Denoncuesja – Do më marësh të hënën?
Avokatja – Po s’i s’do të të marr, s’të jap letrën po s’më dhe lekët. 12 mijë bën..
Denoncuesja – Unë 40 kam, se 60 kisha të gjitha.
Avokatja – Ee uu, paguaj nëpër taksira ti. 62, do më japësh edhe një 7 mijë lekëshe mua, bëjnë 70 mijë.
Denoncuesja – Po ça të bëj, ça të bëj.
Avokatja – Do më japësh edhe një 30-çe të hënën. Do më japësh edhe një 30-çe të hënën, do vij shumë shpejt unë. 

Denoncuesja i jep 40 mijë lekë të vjetra

Avokatja – Po më ke edhe një 30 mijë lekësh. Dhe do marrësh te Nikja vendimin që ta çosh në Gjendjen Civile që të regjistrosh fëmijën.
Denoncuesja – Dhe të marr mbiemrin tim, se më mbaron afati…
Avokatja – Po, poooo. 

Ditën e hënë, i dërgon një zarf me vendimin e shkurtuar, të firmosur nga sekretaria e Gjykatës së Apelit Vlorë. Vendimi është firmosur në fund nga kryesekretarja Valbona Musta, i ka dërguar vetëm dispozitivin me vula të njoma të Gjykatës së Apelit të Vlorës. Por, në vendim mungojnë firmat e tre anëtarëve të trupit gjykues, me kryesuese Iliba Bezati dhe me anëtarë Sokol Ngresi dhe Nazmi Troka. Ndërkohë, në mes të muajit shtator 2021, në adresë të denoncueses, vjen edhe vendimi i zbardhur./topchannel/

Sulmohet serveri i SHÇBA në Ministrinë e Brendshme

Serveri i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në ministrinë e Brendshme është sulmuar. SHÇBA në një njoftim për mediat bën me dije se specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit kanë arritur të parandalojnë tentativën sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit.


Sipas, SHÇBA nga ndërhyra në kohë është bërë i mundur bllokimi këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit.

Njoftimi i plotë:
Në përgjigje të interesit të medias, sqarojmë se specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit.

Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit.

Duke falënderuar për mirëkuptimin dhe besimin ndaj SHÇBA, lutemi që për çdo ankesë të telefononi në numrin e gjelbër (pa pagesë) 08009090.

Berisha :”Ish-kryetari Basha shpalli sot non grata bazën e partisë

Ditën e sotme gjatë mbledhjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kapatur debate të shumta mes mbështetësve të Bashës dhe mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha. Në mes të debateve të shumta, kryedemokrati Basha është shprehur se nuk do të lejojë asnjë grup anti-amerikan në parti. Bazuar në këtë deklaratë të Bashës, ka ardhur edhe përgjigja nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një psotim në rrjetet sociale e quan Bashën “ish-kryetar”, teksa thotë se ky i fundit ditën e sotme e shpalli “non grata” bazën e partisë

Miq, ish-kryetari sot shpalli “non grata” bazën e partisë”, shkruan Berisha.


“Je silikon, je bërë si burrë!”, sherr në “Për’puthen”, Ada i kthehet keq Edit: Pi qumësht, o beb

Edi dhe Ada kanë pasur debate të ashpra në studion e Për’puthen për shkak të deklaratave që bëri Edi në takimin me Alvisën. Gjithçka nisi nga fakti se Edi ka bllokuar Adën në rrjete sociale dhe më pas nisi të flasë rreth paraqitjes së saj duke e cilësuar si femër jo natyrale që “më mirë të bëhet burrë.” Ndërsa Ada i është përgjigjur se ngjan si femër, mjafton të vendosë një filtër dhe aty nuk ka munguar ndërhyrja e Alvisës.


Ada: Edi më duket super fake. Kur ke qenë me mua në takim…

Edi: Njeriu që është fake, është mirë të kesh dicka origjinale tënde, por është e vështirë.

Ada: Është bërë pyetja se si është femra jote ideale dhe ke thënë “je perfekte”.

Edi: Ti perfekt, ti fake je.

Ada: Je me 100 fytyra. Unë nuk të zgjedh më në takim fare.

Edi: Pse ta kam bërë bllok?

Ada: Për mua jam X.

Edi: Shyqyr se jam + për dikë tjetër. Krejt e dinë se u kry kjo punë, kush me dalë më në takim me ty?

Ada: Ti po bie në kundërshtim me veten tënde. Je shumë kalama.

Edi: Të vjen inat se femra është origjinale? Buzët e bëra thua se je kushedi.

Ada: Ti bie në kundërshtim me veten po mbylle gojën. Ua ky qeka… Shumë fake, super fake.

Edi: Kjo për mua nuk është femër, më mirë të bëhet burrë sesa kështu.

Ada: Kurse ti ngjan si femër, i kemi ndërruar rolet. Vë dhe ndonjë filtër e dil.

Alvisa: Ti pse e zgjodhe kur tu duk si femër?

Ada: Keni lidhur kërthizën bashkë? Rri aty ku je se ai s’ka asnjë ndjenjë për ty. Nuk keni as kimi.

Edi: Pse flet palidhje? Pse e hap gojën kur vetëm m** nxjerr.

Edi: Ti punon kirurgji. Edhe vetveten e ke bërë. Nuk kam dalë me ja parë sa i ka bërë. Nuk është tipi im. Mos fol më. A di për cfarë të dojnë ty? Ja si je… Edhe në aeroplan për Zvicër e kisha parë që është e bërë. Vetëm qorri nuk e sheh që nuk është e bërë. Kush është kjo për mua? Nuk është për mua. Njerzit që janë fals, që janë të bëra nuk janë tipi im. A ,më ke thënë që më tradhton me tjera?

Ada: Pi njëherë qumësht. Je si beb.

Edi: Ti je silikon. Je bërë si burrë.

Humbi jetën në lule të rrinisë /Familjarët: “Ai e donte shumë motorin, ia kishim marrë çelësat por …

Një aksident tragjik me motor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Polydroso, Greqi, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 21-vjeçar shqiptar dhe një 17-vjeçar grek. Ambulanca mbërriti me urgjencë në vendngjarje, por fatkeqësisht i riu shqiptar kishte ndërruar jetë në vend, ndërsa 17-vjeçari grek u transportua në spitalin Spitalin Venizelio në Heraklion, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Sipas mediave greke, viktimat janë Mattheos Karagiannakis dhe Erdi Rushitaj, të cilët po udhëtonin me një motor kur ai devijoi nga rruga dhe për pasojë u përplas me një shtyllë elektrike shkruan protothema.Familjarët e Erdit folën për mediat greke duke thënë se ai e kishte blerë motorrin pak muaj më parë.


Familjarët :“ Nuk dua të besoj se nuk do ta shoh më kurrë vëllain tonë të vogël në jetën time. Ishtë shumë e vështirë për të gjithë ne. Mësuam se çfarë kishte ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit kur disa nga miqtë e tij erdhën këtu për të na informuar. Na kishin fikur celularët dhe ata erdhën këtu. Unë dhe motra ime e humbëm tokën nën këmbët tona. “Ajo që na ka ndodhur është tragjike”

Erdi e kishte blerë motorrin pesë muaj më parë. Ai e donte shumë atë. Kur e solli për ta parë unë u shqetësova aq shumë sa i mora çelësat e tij. Ai më lutej t’ia jepja, derisa në një moment i gjeti dhe i mori vetë.

Ishte motor i madh dhe ne i thoshim vazhdimisht që të ishte i kujdesshëm,”tregon i vëllai. Sipas motrës së 21-vjeçarit, gjithçka ndodhi gjatë pushimit nga puna.


Ish-deputeti Erion Piciri heq dorë nga shpërblimi: “Mbi 100 milionë lekë të shkojnë për ndihmat e tërmetit, biznesit dhe pandemisë”

Ish-deputeti Erion Piciri, ishte i vetmi deputet i Kuvendit të kaluar, i cili pranoi mandatin por jo pagën. Ai vendosi që të gjitha pagat që duhet të merrte, t’i mbante shteti dhe t’i përdorte për pandeminë dhe dëmet e tërmetit. Ashtu siç nuk mori asnjë qindarkë sa ishte deputet, Erion Piciri ka vendosur dhe të mos marrë shpërblimin që jep Kuvendi pas përfundimit të manadatit. Janë rreth 25 milionë lekë të vjetra që Piciri nuk ka pranuar t’i marrë dhe ka thënë se ato duhet të përdoren për njerëzit në nevojë.


Sipas Statutit të Deputetit, të gjithë deputetët kur përfundojnë mandatin marrin dy rroga të plota dhe më pas për 3 vite gjysmë rroge çdo muaj.

“Mbyllja e një kapitulli, hapja e një të riu. Sot përmbylla marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë, me heqjen dorë nga përfitimet financiare prej 25 milion lekësh të vjetra, që ligji ua jep si shpërblim ish-deputetëve për një periudhë deri 3 vjeçare. I gjithë aktiviteti im pranë këtij institucioni ishte dhe mbeti vullnetar, duke i lënë buxhetit të shtetit mbi 100 milion lekë të vjetra për ndihmat e tërmetit, biznesit dhe pandemisë. Nga sot më i lirë, filloj të mendoj për rikthimin në botën universitare dhe angazhimeve të tjera në hapësirën publike”, shkruan ish-deputeti Erion Piciri.