Deklaratat e Berishës/ Reagon Ambasadorja Yuri Kim paralajmëron: “Jemi seriozë sa i përket korrupsionit…”

Ambasadorja Yuri Kim qëndron e palëkundur ndaj qëndrimit amerikan për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka bërë një paralajmërim për zyrtarët e vendit tonë duke shkruar se SHBA është serioze për korrupsionin ku janë përfshirë qeveritarë.

“Në Uashington po kalojmë mirë duke koordinuar hapat e mëtejshëm për të përforëcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Është shumë e qartë se ne jemi seriozë për korrupsionin ku përfshihen zyrtarë qeveritarë të shteteve teksa shprehim mbështetjen ndaj Shqipërisë e cila është më demokratike dhe më e fortë. SHBA ka qenë me Shqipërinë në 30 vitet e fundit, dhe do të jetë me ju dhe për 30 vitet e ardhshme dhe më tej” – shkruan Kim.


Intelektualja e njohur serbe: “Kosova është e pavarur, s’di pse po bëhet problem për targat”

Intelektualja dhe sociologia e njohur serbe, Vesna Peshiq, ka thënë se është habitur përse në vendin e saj po bëhet problem çështja e targave të Kosovës kur Kosova është e pavarur.

Nuk e di pse serbët e bëjnë problem vendosjen e targave të Kosovës, kur shqiptarët në Serbi duhet të vendosnin targat serbe. Kosova është e pavarur, pavarësisht nëse është anëtare e disa organizatave ndërkombëtare”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter.

Qeveria e Kosovës dje nisi me zbatimin e reciprocitetit për targa duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territor të Kosovës, e njëjtë siç ka vepruar disa vjet Serbia me ato të Kosovës.


Përplasja me armë në hotelin “Voloreka”/GJKKO përfundon hetimet për personat e përfshirë

Nga Klodiana Lala

Prokuroria e Pogradecit ka finalizuar hetimet për dy sulmet me armë mbi hotel Volorekën në Drilon, ku në shënjestër për tu ekzekutuar ishte Johan Muçllari, djali i pronarit të biznesit. Meard Berberi, i njohur si Koro dhe 3 persona të tjerë, janë marrë në pandehur për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese e rrezikshme për jetën e shumë personave mbetur në tentativë.


“Elvir Haxhia së bashku me Ilir Meçollin, nën organizimin e Meard Berberit, kanë tentuar të vrasin Johan Muçllarin në dy episode të sulmeve me armë, me 1 dhe 8 gusht 2020. Në të dyja rastet, autorët e dyshuar kanë përdorur të njëjtat armë”, thekson prokuroria.

Sipas akuzës, konflikti mes Berberit dhe të dëmtuarit Muçllari, ka lindur kur ky i fundit do të paraqitej në gjykatë me 10 shkurt të vitit të kaluar, për të dëshmuar në procesin ndaj Mariglen Topuzit. Ai është ndaluar të japë dëshminë e nga ky moment është vënë në shënjestër, pasi sikurse thuhet në dosje, është më herët persona të armatosur e kanë kërcënuar, e në vazhdim sulmet janë intensifikuar, pasi në datën 8 gusht plot 82 plumba janë shtënë në drejtim të dhomës së hotelit ku ai flinte.

Bashkë me ish-zyrtarin e bashkisë së Pogradecit, Meard Berberi do të gjykohen edhe Anterio Kaloshi dhe Ervin kalaja, për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve në sasi të mëdha, të cilat u sekuestruan gjatë një aksioni policor në zonën e Freskut.

Ndërsa, Ardian Xhuti dhe Mariglen Topuzi, janë marrë të pandehur vetëm për akuzën e moskallëzimit krimit. Për afro një vit ata u hetuan për akuzën e vrasjes, por kjo akuzë u rrëzua në finale të hetimeve nga prokurori.BW

Berisha simpatizantëve të PD :”A jeni ju anti-amerikanë apo është kryetari peng-sharlatan”

Nga Fieri, ish-kryeministri Sali Berisha ak vijuar akuzat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, duke thënë se është peng i kryeministrit Edi Rama.Berisha tha se Basha ka marrë një vendim vetëvrasës, teksa pyet anëtarët e PD nëse duan që të shkelmohen nga kryetari i tyre apo do i tregojnë vendin.


“Jo të qeshësh me sinkron me Edi Ramën kur deputeti jot thotë fjalë zemre. Tani ai ka dalë me sloganin jemi me Amerikën. Nuk ka më pro-amerikan se ata që besojnë te vota e lirë, që besojnë se sovraniteti është kushti i kushteve. Këtë tubim ai e quan anti-amerikan. Këto tubime shpëtimtare qenkan anti-amerikane sepse i duhet atij për karrigen e tij. Nuk është hera e parë që ndodhem në këtë situatë. Unë nuk them se fitojmë, por një gjë është e sigurt ne kurrë nuk fitojmë nëse s’jemi parti sovrane. Në ngrihemi në këmbë dhe ju jap fjalën se prova e parë që të dalë për të faktuar korrupsionin e Sali Berishës, Sali berisha merr çdo masë kundër vetes së tij.

Sali Berisha është i pathyeshëm ndaj gënjeshtrave dhe presioneve. Ne kemi tiparet tona, jemi parti e vlerave, e qendrës së djathtë. Kemi partner tonin si parti, Partinë Republikane të SHAB. Frymëzuesi im ishte Roland Regan. Unë nuk pranoj kurrën e kurrës një dënim politik. PD s’mund ti pranoj kurrë ato. Si do largojmë Edi Ramën, si do ia nxjerrim për hundësh votat që vodhi, fitoren që grabiti. Kjo është çështja e të gjithave, ai imponoi pengut të tij të marrë një vendim vetvrasës politik. I ftoj të gjitha strukturat e PD të shtrojnë pyetjen jeni për tu shkelmuar nga kryetari, apo do ti tregoni vendin. A jeni ju anti-amerikanë apo është kryetari peng-sharlatan,” tha Berisha.

‘Injorante, debile’/ ‘Plas’ keq në Përputhen mes Adës dhe Mikelës,Bruno detyrohet ti ndajë (VIDEO)

Sot në Përputhen u transmetua takimi i Brunës dhe Adës. Menjëherë pas pamjeve nga takimi zhvillua një debat i fortë mes Mikelës dhe Adës ku shkak duket se u bë xhelozia për Brunon.Ishte Mikela ajo që përdori termin injorante dhe debile kundrejt Adës.Situata agravoi aq shumë saqë u desh ndërhyrja e djemve në studio për të qetësuar ‘gjakrat .


Mikela: Do ti mbushësh mendjen publikut se nuk jam kështu, që jam më shumë.

Ada: Nuk dua të të flas fare.

Mikela: Je injorante fare.

Ada: Je ti injorante.

Mikela: Ke ardhur këtu, debate me njerëzit. Idiote fare, o zot i madh.

Ada: Ta nxjerr unë jashtë apo…

Mikela: Mos më kthe mua kurrizin.

Ada: Po nuk je askush.

Mikela: Qepe se do të të kap për lesh koke.

Ada: Mos më trego mua lesht e kokës se jam e vogël po të ngre në ajër.

Bruno: Jeni femra, rrini urtë.

PërPuthen,Ada dhe Alvisa përplasen në studio/ Pse e puthe në takim…(VIDEO)

Për’Puthen ka filluar bujshëm këtë javë me plot debàte të njëpasnjëshme mes konkurrenteve në studio. Menjëherë pas trànsmetimit të takimit mes Alvisës dhe Edit, plasën thùmbimet e Adës e cila gjen hapësirë të reàgojë kundrejt dyshes në fjalë. Nisur nga kjo debati mes Adës dhe Alvisës degràdoi në fýerje dhe oféndime. Ndërkohë që Ada shprehet se Edi është thjeshtë një kalama dhe nuk i intereson atëherë reagon Alvisa e cila i kujton puthjen.


“Ada, pse e puthe në takim Edin, e tani thuan nuk më intereson?!” i kundérvihet Alvisa Adës.

Por Ada nuk ka mòhuar asnjë moment që Edi e ka tërhéqur atë fizikisht por vetëm kaq.

Sipas Alvisës, Ada është thjesht xhéloze dhe nuk e kapërdin dot faktin që Edi e hòdhi poshtë aq shpejt, pas vetëm një takimi të realizuar me të.

E ndërsa Ada reàgon àshpër ndaj Alvisës duke i kërkuar të hapë sytë përballë Edit, pasi ai është dyfytyrsh:

“Sot më hedh poshtë mua, nesër ty. Ai nuk më intereson më, është thjesht një kalama që pi qumësht akoma.”

Alvisa preferon ta injòrojë mendimin e Adës dhe ta shijojë momentin, pasi ajo po kalon mirë në njohjen me Edin dhe nuk i intereson mendimi i një të treti.

Qytetari ,Berishës: “Kam ardhur enkas nga Kosova…“Serbia na ka sjellë ushtrinë! Luli është mashtrues, Ramën e kemi “non grata”

Një qytetar nga Kosova ka mbërritur në takimin e Sali Berishës me simpatizantët demokratë në Fier duke i kërkuar mbështetje sepse Serbia ka dërguar ushtrinë deri në kufi. Berisha tha me bindje se do të mbrojnë interesin kombëtar, ndërsa qytetari i tha se kanë besim vetëm tek Berisha pasi Lulzim Bashën e cilësoi “mashtrues” dhe për Ramën tha se e kanë shpallur “non grata”.


Qytetari: Kam ardhur nga Kosova, të gjithë Kosovën e ke mbrapa. Kërkojmë mbështetjen tënde se nga Luli nuk presim asgjë se është mashtrues, Edi Ramën e kemi shpallur “non grata”. Presim mbështetjen tuaj se jemi në rrezik. Serbi ka sjellë ushtrinë deri në kufi.
Berisha: Parimi ynë në çdo kohë ishte një komb një qëndrim dhe ai parim funksionoi. Do të tregoj vetëm një moment. Në vitin 2005 i fituam zgjedhjet. Takimin e parë në Bruksel, duke ditur qëndrimet e mia, nuk e fsheha, e thashë në takim, zotërinj pavarësia e Kosovës është rruga e fundit për t’i dhënë fund gjendjes së kombit shqiptar në rajon. Thashë të shpallet e pavarur dhe ne stabilizohemi, kjo është opsioni. Interesi kombëtar është vetëm një dhe atë që ka bërë Rama duke rrethuar Kosovën me armiqësi është akti më armiqësor ndaj kombit shqiptar. Pse e bën këtë? Si mund ta bësh ti atë. A e dini ju që Vuçiç nuk e njeh gjenocidin? Tha masakrën e Rejçakut e ka bërë perëndimor dhe Rama nuk tha një fjalë. Ne do të mbrojmë interesin kombëtar.

Refuzoi t’i shërbente dhe i kërkoi të vinte maskën/ Klienti vret punonjësin e karburantit….

Një 20 vjecar është vrarë me një plumb në kokë në Gjermani, pasi i kishte tërhequr vëmendjen një klienti 49 vjecar, në pikën e karburantit ku punonte si ndihmës, se duhej të vendoste maskën. Ngjarja ka ndodhur në landin e Renania-Palatinatos. Sipas hetuesve, që kanë arrestuar tashmë vrasësin, burri ishte kthyer në shtëpi për të marrë pistoletën që e mbante të fshehur, për të ardhur sërish në pikën e karburantit për të marrë hak. Kur i riu i ka kërkuar për të dytën herë të vendosë maskën, 49 vjecari ka qëlluar duke e vrarë atë në vend.

Autori ishte një 49-vjeçar nga i cili i tha policisë se nuk i respektonte masat kufizuese. Ai është lënë në burg deri në marrjen e një vendimi nga gjykata. Punonjësi i karburantit, ishte student dhe punonte gjatë kohës së studimeve. Ai kishte refuzuar t’i shërbente klientit i cili nuk kishte maskë. I mërzitur ai u largua duke lënë birrat në banak dhe u kthye gjysmë ore më vonë me maskë , të cilën e hoqi për të provokuar të riun.


Sali Berisha: “Peng Basha të shkojë andej nga erdhi”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Fier. Berisha ka deklaruar se Basha duhet të kthehet andej nga ka ardhur.Berisha thotë se gjithë këtë betejë nuk e bën për veten e vet, por për demokratët. Lideri historik i demokratëve i ka bërë thirrje Bashës që të dorëzojë mandatin e deputetit dhe të largohet. Ndërkohë një porosi ka për deputetët që e mbështesin. Ai u bën thirrje deputetëve demokratë që të mos pranojnë asnjë propozim nga Lulzim Basha për të bashkëpunuar.


Berisha :Miq! Edhe njëherë dua të shtoj se ky entuziazmi juaj është energjia e rikthimit të opozitës në vend dhe e vlerësoj jashtë mase. Lul Basha, ‘Peng’ Basha do të jetë mirë të shkojë andej nga erdhi. Nuk j aka bërë askush partisë atë që j aka bërë ai. Ndoshta mund të kishte akumuluar ndaj meje. Atë pengesën që unë nuk duhet të përzihem nga Partia Demokratike, e kishe. Për t’ia thënë atij, ia thoja të gjitha. I thoja dhe për ju, por nuk ma merrte mendja që do të ishte kaq amoral dhe i pabesë. Ne jemi komb i besës. Ne e kemi një veçanti, atë nuk mund ta bëjë. Çfarë do thoshte nëse do mblidhte forumin, nuk fitonte, jep dorëheqjen pra. Kur të kanë peng nuk të lejojnë të japësh dorëheqjen.

Shprehni mendimet, por asnjë lloj bashkëpunimi me të diktuar nga Lul Basha me Edi Ramën të mos pranoni sepse ne jemi në process t’i mbarojmë proceset tona, t’ju pyesim ju dhe të shprehni ju vendimet e juaja dhe pastaj të ecim. Asnjë lloj vendimi të Lulzim Bashës për të bashkëpunuar dhe të shkelni PD-në me Edi Ramën. Për të tjera jeni të lirë të shprehni mendimet siç i keni”

“Keni të drejtë të pyesni, doktori e ka për vete këtë nismë? Ju jap fjalën e nderit se e kam për PD dhe anëtarsinë e PD-së. Ne kemi një fjalë të urtë që thotë, më mirë qiri i fikur, sesa i fëlliqur. Ishte dhënë para e madhe për Kosovën, por goja ime nuk mbyllet kurrë për interesin kombëtar. E bëra të qartë se është tradhti e madhe kombëtare. Është shkelje mbi gjakun e atyre që ranë për Kosovën. Projekti ishte hartuar në zyrat e Sorosit. Parashikonte se galeritë e Trepçës i jepeshin Serbisë. Më akuzuan për konspiracion ndaj politikës së jashtë të SHBA. Unë çdo gjë e them publike. Nxorrën Novi Sadin, Mini-Shengenin. Çfarë ishte? Vendosja e hegjemonisë serbe në rajon. Reforma e drejtësisë tërboi Sorosin tha Berisha.

Patozi ironizon me kërcënimin e Salianjit: “Ka thënë se do dorëhiqet nëse kthehet Berisha…”

Me doza ironie, ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi thotë se sot e kupton vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ironizon deputetin demokrat Ervin Salianji pas lajmeve në media ku aludohet se ky i fundit ka kërcënuar me lënien e mandatit nëse në PD rikthehet Sali Berisha. Patozi vijon më tej ironinë, duke theksuar se “para këtij fakti besoj që edhe vetë Sali Berisha mund të ndryshojë qëndrim dhe mund ta stopojë lëvizjen e vet kundër Bashës”.

Shkrimi i plotë:


Deri dje më dukej pak i çuditshëm guximi i Lul Bashës për të përjashtuar Sali Berishën, megjithë presionin e fortë amerikan për ta vrarë më në në fund “babain” e vet politik, si kushtin e vetëm që të shpëtonte lëkurën e vet. Por sot jam i qartë se nuk ka pasur rrugë tjetër, ngaqë nuk dija këtë kërcënimin e tmerrshëm të Salianjit, që mund të jepte dorëheqjen në rast se Basha nuk do t’i bindej Uashingtonit. Sepse ai nuk të fal në këto raste, madje edhe kur brohoriti para dy vjetësh në krah të Lulit për djegien e mandateve, pikërisht këtë gjë kishte parasysh, besnikërinë e panegociueshme ndaj Shteteve të Bashkuara.

Tani që e mora vesh, nuk kam më asnjë dilemë se Luli nuk ka pasur nga t’ia mbajë dhe ka marrë vendimin e duhur. Se çdo gjë mund të justifikohet sot për Partinë Demokratike dhe për opozitën, por dorëzimi i mandatit të deputetit nga Salianji do të ishte i papërballueshëm. Para këtij fakti besoj që edhe vetë Sali Berisha mund te ndryshojë qëndrim dhe mund ta stopojë lëvizjen e vet kundër Bashës.