“Ti je kundër Zotit”/Blogerja e seksit: “Injorantët më shajnë, unë i shaj mbrapsht”

Pse vriten shqiptarët/gratë?”- ishte kjo tema e diskutimit. Pjesë e panelit ishin Silvana Bushati, Isa Myzyraj dhe Zhaklin Lekatari, ku teksa Isai dhe Silvana patën përplasje në studio për mendimet e Silvanës kundër LGBTI, Zhaklin shpërtheu kundër aleancës së pastorit Akil Pano dhe imamit Ahmed Kalasë.

E pas kësaj deklarate, drejtuesi programit Ronaldo Sharka i thotë Zhaklinës se në YouTube, atë do t’a shajnë dhe do i thonë që je kundra Zotit.

Lekatari: E di që do më kundërvihen. Sepse janë injorantë, sepse janë të paditur, sepse janë të paedukuar, sepse ja ke lënë edukimin rastësisë, sepse vendet e varfëra janë më lehtë të kontrollueshme. Sepse nëse ti je e edukuar nuk ke nevojë për Zotin si mekanizëm për të përballur jetën. Jetën mund ta përballosh dhe besimin ta kesh spiritual brenda teje. Kur ti besimin tënd dëshiron t’ia imponish tjetrit, aty kemi të bëjmë me dhunë.

Agroni rrëfen për jetën e tij të çrregullt: “Paradite dilja nga burgu e shisja drogë, në darkë shkoja sërish në burg!”

Agroni ka vendosur të rrëfejë për jetën e tij të çrregullt që ka bërë në Itali tek “Ka një mesazh për ty”. Ai ka treguar se është marrë me shpërndarje droge në Itali për shumë vite dhe shpesh herë ka përfunduar në burg. Por kjo gjë nuk e ka penguar atë të hiqte dorë nga kjo jetë, ku filloi dhe vetë ta konsumonte.


Ardit Gjebrea: Pra ti dilje nga burgu merreshe prapë me shpërndarje droge, futeshe prapë. Dilje prapë dhe merreshe prapë dhe futeshe prapë. Cili ishte momenti që të ndryshoi jetën që të bëri të kuptosh se kjo nuk është rruga e duhur?

Agroni: Unë njoha një femër të gabuar atje dhe për mua ishte jeta ideale. Edhe ajo ishte e kësaj bote. Kur u futa në burg për herë të dytë ata më dhanë gjysmë liri, dilja ditën dhe natën kthehesha në burg. Ditën punoja.

Ardit Gjebrea: Kur thua punë, e ke fjalën për punën e tmerrshme?

Agroni: Po punën e tmerrshme.

Ardit Gjebrea: Pra gjatë ditës bëje punën e tmerrshme dhe në darkë shkoje në burg?

Agroni: E forta ishte se shkoja dhe në lokal në darkë nja 1 orë para se të shkoja në burg.

Ardit Gjebrea: Ti e përdorje vetë?

Agroni: Fillova me kalimin e kohës, ndonjëherë hajd të bëjmë ndonjë vizë. Unë nuk pija as cigare e as alkool, por kur fillon jetën e natës, fillojnë radhë pastaj.

Ardit Gjebrea: Pse ma përmende atë femrën?

Agroni: Ajo ka qenë goditja ime në kthesë. Ajo femër ishte e çrregullt dhe më uli mua puplat me shokët. Kur dola nga burgu më tha që kam ngelur shtatzënë me ty dhe sot kam një çupë shumë të bukur 17 vjeç.

Ardit Gjebrea: Nëna e vajzës tënde çfarë jete bën sot?

Agroni: Të çrregullt.

Ardit Gjebrea: Po vajza jotë?

Agroni: I rri unë si mbështetës me këtë jetë që kam. /tvklan.al

Ishin duke bërë s*ks/ Gruaja bie nga ballkoni dhe përfundon mbi makinë (FOTO)

Aksidentet gjatë marrëdhënieve seksuale janë të shpeshta, megjithatë, ajo që i ka ndodhur një çifti në Kinë ishte gati tragjike. Teksa ishin duke kryer marrëdhënie intime në ballkon, gruaja, bie nga lartësia dhe përfundon në pjesën e sipërme të një makine. I gjithë ky momenti është fiksuar nga një kamer sigurie. Nga përplasja, gruaja ka marrë dëmtime në zonën e kurrizit, ndërsa partneri është munduar ta qetësojë duke e përqafuar dhe puthur.

Një dëshmitar okular tha për mediat lokale: “Po shkoja në shtëpi kur ndodhi. Unë nuk e pashë të binte, por dëgjuam një zhurmë të madhe dhe ajo përfundoi mbi makinë”.


Historia e dhimbshme / “Mjekët nuk më dhanë asnjë shpresë, më thanë se kam 1 muaj jetë në Itali…

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Kristiana e cila është nëna e dy fëmijëve. Ajo ka treguar se së në 2014 është diagnostikuar me një sëmundje të gjakut gjatë shtatzënisë së dytë ku mjekët shqiptarë nuk i dhanë asnjë shans. Pasi e mori vesh lajmin, tezja e burrit të saj, i kërkoi që të shkonte në Itali dhe të kurohej aty. Edhe aty mjeku i dha vetëm 1 muaj jetë nëse trajtimi që do merrte nuk do funksiononte.


“Në vitin 2014 u diagnostikova me një sëmundje të gjakut që për mua ishte e panjohur në shtatzëninë time të dytë. Mjekët në Shkodër nuk më dhanë asnjë garanci për jetë dhe më thanë që të heq dhe fëmijën. Unë me vendosmëri vendosa të vazhdoj më tej vizitat. Fillova me një trajtim që ishte 100 gram kortizol në ditë në Tiranë. Vazhdova kështu për tre muaj dhe fillova dalëngadalë të humbja fuqinë, nuk po njihja më as veten.

Më bie telefoni dhe ishte tezja e burrit tim, pasi më pyeti si jam, më thotë Kristian unë me burrin tim kemi vendosur që të të marrim dhe të të mbajmë dhe të kujdesemi për ty këtë kohë që ke probleme, kështu që bëhu gati dhe nëse mundesh hajde në Itali këtu tek ne. Pasi e diskutova me burrin dhe familjen, u nisa në Itali më 27 Janar të vitit 2015. Tek ajo unë gjeta një mbështetje të paimagjinueshme, gjeta një nënë. Më pranoi në shtëpi, mi dha çelësat e shtëpisë dhe më bëri pjesë të saj dhe ishte shumë e sjellshme dhe e kujdesshme për çdo gjë saqë unë fillova të kisha problemin që kisha.

Kishte pronotuar një vizitë për mua dhe pasi mjeku dëgjon trajtimin që unë kam marrë, unë bëja sikur nuk kuptoja italisht sepse doja të dëgjoja gjendjen që unë jam. E dëgjoj doktorin që thotë shiko gjendja e Kristianës nuk është e mirë, nëse nuk reagon nga trajtimi mund të shkojë deri në një muaj jetë. Unë jam shumë e fortë si njeri, por në atë moment u tremba pak dhe sytë mu mbushën me lot. Doktori çohet në këmbë dhe më thotë t’i Kristian kupton? I thashë po dhe do të jesh ti për lindjen e djalit që do më urosh sepse unë do ia dal.


Kam kaluar një periudhë të vështirë, bëja nga 20 sorume në ditë, isha e bindur që do ia dal. Unë vazhdoja trajtimin, tezja punonte 2-3 turne, spitalin e kishte më shumë se një orë larg dhe vinte çdo ditë të më takonte në orarin që ishin vizitat. Edhe nëse ishte në punë, e linte dhe vinte tek unë. Nuk kishte një ditë që ajo nuk linte punët e saj për të ardhur tek unë”, është shprehur Kristiana.

Kristiana tregon se tezja punonte në kuzhinë dhe gatuante shumë mirë. Kur linte spitalin dhe kthehej në shtëpi, ajo hante ushqimet e shijshme të tezes, ku sipas saj bënte mrekulli me duart e saj./tvklan/

I vdiq vëllai nga Covidi, Mira përlot publikun: “Erdha tek E Diela Shqiptare dhe hoqa zinë…”(Video)

Historia e Kristianës ka prekur të gjithë tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare e cila tregoi se pavarësisht se mjekët nuk i dhanë asnjë shpresë jetë pasi vuante nga një sëmundje gjaku gjatë shtatzënisë, ajo nuk u dorëzua dhe ia doli të lindte djalin shëndoshë e mirë dhe ajo të gëzojë një shëndet të plotë.

Kristiana ka treguar tezja e burrit të saj ia ka shpëtuar jetën, pasi ajo e mori në Itali dhe u kujdes për të si ta kishte pjesë të familjes. Ajo kishte dëshirë që ta surprizonte sot në emision dhe ta falënderonte për mbështetjen e madhe që i ka dhënë dhe për faktin se i ka shpëtuar jetën.

Tezja e burrit të saj që quhet Mira, vjen në emision dhe duke ditur që asaj i pëlqen gatimi, moderatori Ardit Gjebrea i vendosi një tavolinë para me brumë për të hapur petët e byrekut dhe për të hequr emocionet.

Mira ka treguar e përlotur se sot ishte dita kur ajo ka hequr zinë e të vëllait që ka vdekur nga Covid-19 10 muaj më parë. E kjo për hir të pjesëmarrjes së saj tek E Diela Shqiptare.

Ardit Gjebrea: Mos ki merak që po të rri afër sepse unë kam kaluar dhe Covidin dhe jam vaksinuar. Kështu që jam i mbrojtur me Covidin që kam kaluar dhe me dy vaksinat, i bie që të jem 3 herë i shpëtuar.

Mira: Ardit unë kam humbur vëllain 10 muaj më parë dhe sot është hera e parë që unë heq rrobat e zeza (përlotet) dhe sot thashë që të ndërroj një faqë dhe të dal në një tjetër. Për mua ka qenë një njeri që ne kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë, për dy javë Covidi nuk e fali, fali mamin tim që është shumë e moshuar dhe ai nuk ia doli.

Unë ruaj të gjitha gjërat e bukura, mesazhet e tij dy ditë pa ndërruar jetë që më ka shkruajtur “Mira çfarëdolloj gjëje që të ndodhë mos u mërzit”. Unë me vdekjen e tij fillova hapa një faqë kuzhine në Instagram, gatuaj të gjitha gjërat që e di se atij i pëlqenin, kështu që kuzhina më ka lidhur më tepër me të sepse unë dhe vëllai ishim dy persona që në çdo festë kemi gatuar bashkë.

Leonat Vitija : “Skënderbeu, gati të mposhtë Egnatian në trasfertë”

Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, Vitija motivon të tijtë për të bërë më të mirën në ndeshjen e radhës, duke treguar, veç lojës, edhe marrjen e rezultatit maksimal në këtë transfertë.

Vijmë pas disa ndeshjeve dhe normalisht që forma jonë është e mirë dhe vjen gjithmonë në rritje. Mund të them se kushtet në të cilat ndodhet ekipi janë pozitive dhe shpresëdhënëse për një rezultat maksimal. Këtë e them në raport me rezultatet e marra dhe lojërat e zhvilluara. Ndaj Partizanit treguam se nuk jemi inferiorë ndaj asnjë ekipi dhe mund të përballemi me cilindo me kokën lart.


Në Kupë hodhëm një hap të sigurt dhe morëm përgjigjen se kushdo nga ne është i aftë dhe gati për një vend titullari. Të gjitha këto duhet t’i shfrytëzojmë më së miri në ndeshjen e radhës dhe të bëjmë më të mirën tonë. Ndeshjet do t’i marrim një e nga një dhe do të mundohemi që në çdo takim të jemi në maksimumin tonë të mundshëm. Vetëm kështu mund të arrijmë maksimumin tonë në këtë sezon”, theksoi fillimisht Vitija.


EGNATIA – I ndalur te kundërshtari, Vitija respekton rivalin, pavarësisht se është i hyrë rishtaz në kategorinë e më të mirëve. Për kosovarin, kundërshtarët kanë treguar se nuk janë të lehtë për t’u kaluar dhe ndaj Tiranës e vërtetuan më së miri. Prandaj, duhet të jenë të kujdesshëm për të bërë më të mirën në fushë, me qëllim që të marrin maksimumin.

Egnatia është një kundërshtar që duhet vlerësuar dhe nuk është rastësisht në kategorinë e më të mirëve. Janë një grup i ndërtuar mirë që duan të marrin maksimumin nga ky sezon. Ndeshja me Tiranën tregoi se ishin të aftë të bënin shumë dhe mund të japin akoma më shumë këtë sezon.

Prandaj jemi të përqendruar në këtë ndeshje pa menduar asgjë më shumë nga sezoni. Do të jemi të angazhuar maksimalisht, vetëm kështu mund të bëjmë më të mirën dhe të marrim tri pikët në këtë ndeshje”, mbylli prononcimin e tij Leonat Vitija./PANORAMASPORT.AL

“Na nderove o shpirt…”/Reagimi emocionues i prindërve të Florian Markut(FOTO)

Suksesi i Florian Markut, bëri krenar të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Luftëtari nga qyteti i Lushnjës, arriti të triumfonte ndaj ukrainasit Maksim Prodan duke i rrëmbyer kundërshtarit edhe titullin e kampionit të botës në IBF. Por për Markun krenas më së shumti u bënë prindërit e tij të cilët nuk i mbajtën dot emocionet pas fitores së djalit të tyre.

Nëna e Florianit shkjruan në Facebook : “Urime shpirti mamit…”.

Më pas në babai i tij i ka ripostuar mesazhin dhe fotot e bashkëshortes nën urimin: “ Na nderove si gjithmonë o shpirt.”


Teknologjia dhe inovacioni/ Shqipëria e fundit në rajon në raportin për vitin 2021

Shqipëria ka humbur një tjetër garë rajonale; atë në teknologji dhe inovacion. Vendi u rendit i fundit pas Bosnje Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi në Indeksin e Inovacionit Global për vitin 2021. Në edicionin e 14-të të vlerësimit të publikuar nga Organizata Botërore për Pronësi Intelektuale, Shqipëria u rendit e 84-ta nga 132 shtete të mara në analizë, duke humbur një pozicion krahasuar me vitin 2020.


Ekspertë të teknologjisë dhe informacionit sugjerojnë që institucionet dhe kompanitë të orientojnë qytetarët drejt teknologjisë duke kushtëzuar disa veprimtari me qëllim që të rrisin aftësitë në teknologji.

Kapitali njerëzor dhe kërkimi në internet janë ndër elementët ku Shqipëria vlerësohet me keq. Vendi renditet i 90-i, duke u vlerësuar me vetëm vlerësuar me 22.7 pikë.

Renditjen e dobët ekspertët e lidhin me cilësinë e atyre që shqiptarët kërkojnë në internet.
Indeksin e Inovacionit Global për vitin 2021, Zvicra është renditur si vendi më inovator për 11 vite me radhë, pas së cilës klasifikohen Suedia dhe Shtetet e Bashkuara.

‘Mokra n’fest’/ Traditat dhe prodhimet e zonës mbledhin miq e turistë

E shtuna ka mbledhur në Selcë të Poshtme, krahina e Mokrës me qindra qytetarë, banorë të zonës, miq e dashamirës dhe turistë. Traditat, zakonet, gatimet, sportet, lojrat, koncerti, shëtitje me kuaj ishin pjesë e Mokra n’fest, organizuar nga bashkia e Pogradecit. Mokra n’fest njihet si festa e kulaçit dhe e dollisë, e njohur për një histori dhe traditë tepër të veçantë, si dollia me 101 shëndete.

Pjesë e saj janë gatimi i kulaçit, lakrorit, reçelrave, komposteve etj. por ndërkohë nuk munguan vallet, këngët, lojërat në natyrë dhe eksperienca e veçantë e shëtitjeve me kuaj. Të shumtë ishin edhe qytetarë nga zona të ndryshme të vendit që iu bashkuan kësaj feste në të cilën promovohen prodhimet e zonës. Kjo zonë vlerësohet si një potencial turistik, kulturor dhe historik. Mokra njihet edhe si kryeqendra e mbretërisë së parë ilire. Dëshmitë historike monumentale tregohen përmes 5 varreve të Selcës në kodrën e quajtur Gradishtë.