Kush është kundërshtar më i fortë Berisha apo Basha? /Rama :”Është sherr në një familje të shthurutr….

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot pyetjes nëse do të preferonte të kishte përballë si kundërshtar Lulzim Bashën apo Sali Berishën. Kreu i qeverisë tha se nuk ka preferencë dhe nuk sheh dallime mes tyre, duke i konsideruar debatet brenda kampit demokrat “sherr në një familje të shthurur”.


“Skam asnjë preferencë, nuk shoh asnjë dallim. Është një sherr në një familje të shthurur. Nga këta që njohim të gjithë i kemi mundur dhe do ti mundim”, tha Rama në emisionin “Open”.

Ndërsa komentoi vendimin për shpalljen “non grata” të Berishës, Rama tha:

Për mua nuk ka asnjë gëzim që një personalitet, që ka qenë president, kryeministër, të vihet me shpatulla pas murit për të gjitha ato të vërteta që janë thënë. Edhe korrupsionin, edhe minimin e demokracisë, i di gjithë Shqipëria. Është simbol i turpit tonë të përbashkët, që e kemi mbajtur 30 vjet. E atyre që e kanë mbajtur. Se unë ia dola ta shkul”.

Mësim në kohë COVID-i/ Zv/ministrja e Arsimit zbulon skenarët nëse përkeqësohet situata…

Zv/Ministrja e Arsimit, Nina Guga, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Zona Zero” në Top News ku foli për mundësitë e mësimit në kohë pandemie.Duke qenë se sot nisi zyrtarisht sezoni shkollor për nxënësit, ajo tha se 70% e nxënësve kanë ndjekur edhe oraret mësimore plotësuese nga 1 deri me 24 shtator. Dhe nëse Komiteti i Ekspertëve e sheh të arsyeshme, do të kthehemi tek skenari 3, me mësim online,” tha Guga.


Nga datat 1 shtator deri më 24 vijoi mësimi plotësues që është ndjekur nga një pjesë e madhe e nxënësve. Mbi 70% e tyre,” tha Guga.

Skenari i parë është ky që kemi tani, me mësim total fizik. Nëse do të kemi përkeqësim të situatës, do kthehemi te skenari i dytë që është aplikuar edhe vjet, mësim fizik dhe online.

Dhe nëse Komiteti i Ekspertëve e sheh të arsyeshme, do të kthehemi tek skenari 3, me mësim online,” tha Guga.

Prekëse/ “Pa çantë, para dhe veshje”! 8-vjeçarja humb ditën e parë të shkollës

Mami s’ka lekë që të më blejë çantën.”
Kjo është përgjigjja e Eglinës, 8 vjeçarja nga Elbasani e cila nuk shkoi në shkollë në ditën e parë të shkollës. Mes lotësh, vogëlushja që duhet të hynte në klasën e tretë por mungesa e të gjitha kushteve e bëri që ta shikonte shkollën vetëm nga jashtë oborrit.


“Shoqet e mia janë te klasa dhe unë po rri këtu jashtë, nuk kam çantë, nuk kam rroba që të iki në shkollë.”

E ëma, Fatbardha vuan nga një sëmundje e rëndë, dhe 10 mijë lekë kemp që merr duhet të bëjë vizita të herëpashershme.

“Nuk kam lekë. Kam 100 mijë lekë të vjetra kemp. Herë pas herë shkoj në spital në Tiranë.”

Ajo thotë se ndihet e trishtuar teksa sheh se nuk mund tua plotësojë kushtet dy vogëlusheve të saj Eglinës dhe Anisës së vogël.

“Është shumë e vështirë. Kur ikin fëmijët e tjerë në shkollë dal te dera e qaj, sepse fëmijët e mi rrinë në shtëpi. Dua ta çoj si gjithë të tjerët në shkollë.”

Bashëkshorti i Fatbardhës i ka braktisur ato 2 vite më parë, ndërsa aktualisht ajo bashke me vajzat jetojnë në shtëpinë e motrës, edhe ajo në kushte tepër të vështira.

Nuk është hera e parë kur vogëlushët nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë për shkak të pamundësisë ekonomike dhe kushteve tejet të vështira.//RTV Ora.

Gjeti prindërit e pajetë në banesë/ Gazetarja për Leonard Rrasën: “Portreti i varfërisë që s’vesh një palë këpucë të reja

Deri tani, jeta e Leonard Rrasës, 21 vjeç nuk ka asgjë të ngjashme me magjinë e perëndimit të diellit në Divjakë. Ai është fëmijë i viteve 2000, mban në nyje të dorës një ore false Adidas, të dhuruar nga i ati në 23 gusht për ditëlindje. Ai është portreti i varfërisë që asnjëherë nuk vesh një palë këpuce të reja, por ngahera të vjetra që tërhiqen zvarrë ashtu si jeta. Gazetarja njohur Anila Hoxha me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, shkruan se Leonardi po jeton në një varfëri ekstreme, jo vetëm pas ngjarjes së rëndë por edhe më parë. Leonardon e kishin hequr prindërit nga shkolla kur ishte në klasën e nëntë dhe se tani mundohet të gjejnë ndonjë punë që të arrijë të mbajë “frymën”.


Ai është portreti i varferise qe asnjehere nuk vesh nje pale kepuce te reja, por ngahera te vjetra qe terhiqen zvarre ashtu si jeta” shkruan Hoxha.

E plotë nga Anila Hoxha:

Leonardit…..

Deri tani , jeta e Leonard Rrases, 21 vjec nuk ka asgje te ngjashme me magjine e perendimit te diellit ne Divjake.

Ai eshte femije i viteve 2000, mban në nyje te dores nje ore false Adidas, te dhuruar nga i ati ne 23 gusht per ditelindje.

Ai eshte portreti i varferise qe asnjehere nuk vesh nje pale kepuce te reja, por ngahera te vjetra qe terhiqen zvarre ashtu si jeta.

Ai eshte fytyra e te mjereve dhe te pafateve e te braktisurve po ashtu, qe jetojne e kacafyten brenda muresh qe skane fjale , per kaq e kaq pamundesira si energjine qe nuk i paguajne dot, per miellin qe nuk e blejne dot, per token qe duhet punuar por skane para ta punojne, skane mjete, skane asgje vec te mbjellave qe me kursim stina u ze stinen.

Punojne me meditje ashtu si Leonardi për 10 mije ose 15 mije leke te vjetra vetem nese rasti i mire ju troket ne dere. Por me se shumti parate e pakta qe nuk dalin per shpenzime dhe varferia qe te hipen ne qafe kthehet nje muzike funebre qe i shoqeron perdite. Edhe Leonardin qe nuk hyn me dot ne ate shtepi ku per te mos humbur ndjenjat , xhaxhai ja ka mbyllur deren ku ai gjeti te gjakosur nene e babe.

Nëna kishte ndezur zjarrin jashte , kishte vendosur ujin te ziente qe te kapte nje pule ne oborr e ta gatuante. Baba u kthye dhe dukej i qete.

Femija e tyre nuk e verejti hijen e zeze te vdekjes qe qendronte mbi catine e vjeteruar e me se shumti te mbuluar me plastmas.

Ziheshin nga varferia_ thote Leonardi.

Tani qe kane kaluar dite nga krimi i dyfishte , Leonardi kthehet e rikthehet ne diten e fundit te fatkeqesise, kur baba i kthyer ne nje vrases qelloi pa meshire mbi nenen e tij.

Per 21 vite Leonardi ka ndjekur cfare ndodhte. Fryme qe rendohen nga mospasja dhe hakerrehen kundra njera -tjetres. Mes prinderish te dorezuar , femije mes tyre qe i deshen te dy mamin dhe babin qe vec grindet e ne fund vret !

Leonardi eshte fryt i nje martese nga ato qe djali duhet martuar qe te sjelle grua ne shtepi e te beje femije. Leonardi qe ka marre prej te dyve ne tipare eshte femija qe hidhte shtat dhe si ai shtat hidhte edhe mjerimi . Prinderit e hoqen nga shkolla ne klasen e nente, mbase per shkak te notave te keqia.

Por Leonardi per paradoks cdo nate luante shah me baben. Teksa muret e shtepise se ndertuar me balte e tulla po bjerreshin, e teksa as baba spo gjente dot pune deri diten kur me ne fund ai siguroi nje pune ne Bashkine e Divjakes. Por babai fitonte 27 mije leke ne muaj, me to duhet te ushqeheshin tre vete.

Cdo gje ne ate shtepi krejtesisht te rrenuar, cdo gje eshte e falur. Divanet ja dhuroi gjyshi nga mami. Frigoriferin e pati sjelle baba qe ne 1993 kur u kthye nga Greqia. Bufeja e falur, televizorin e solli nje kusheri. Por dritaret i ka bluar mola, kur e hap deren e shkaterruar ajo ben zhurme sikur po vajton. Ja keshtu Leonard Rrasa, djali i Thellenzes dhe i Hekuranit , u rrit nga dy prinder qe teksa ai nxitonte për tu rritur , ata te dy nuk munden dot ta shkepusnin nga mjerimi i tyre. As ate dhe as njeri tjetrin. Mbollen ullinj, por ullinjte skane prodhuar ende. Mbollen jonxhe mbasi paguan per plugim zetoristin qe te ushqenin lopen dhe ajo te ushqente ata.

Por pavaresisht perpjekjeve ne Babunjen me tokat pjellore, asgje nuk ecte perpara , perkundrazi familja zhytej me thelle. Leonardi kreu klasen e nente dhe mandej e la shkollen. Bashkemoshataret e tij ose emigruan, ose u larguan, ose vazhduan shkollën. Ai jo. Femije i vetem i Hekuran dhe Thellenxa Rrases, megjithse nga martesa e pare e te atit ai kishte dhe dy femije te tjere qe Leonardi as i njeh dhe as qe e di cfare bejne e si ju ka vajtur jeta. Babai ishte nevrik, nena mundohej te duronte, por ata ziheshin perhere per ekonomi- qan Leonardi.

Sherret nisnin vetem nga varferia pershperit teksa rreshket syte e perlotur mureve te krisur dhe qe se shpejti do rrezohen. Mbase ate do ta zene brenda, pasi te kthehet nga xhaxhai i tij qe e ka strehuar derisa te kaperceje dhimbjen nga tragjedia qe i ka rene

Edhe ne jeten virtuale ne llogarine e facebook dhe ne jeten reale, syte e Leonardit qe jane vune emrin rastesisht nga nje film jane te mbytur nga trishtimi. Ka pare nje drame qe duhet te kete nisur perpara se ai te lindte, atehere kur prinderit e tij u martuan permes mbleserise. Te dy vinin nga dy martesa te meparshme, dhe vazhdimisht grindeshin.

Ne xhep ka palosur bashke me fotografite e prinderve 500 lekeshen e fundit qe ja dha e ema duke dale, me te cilat do blinte nje pakete dhe do pinte kafen ne fshatin e tij te lindjes ne Babunje . I pa ne oborrin e shtepise duke folur , prane fucise te mbushur me grure dhe qe do bluhej per tu bere miell buke. Per here te fundit te gjalle , pak ore mbasi i ati Hekurani i ishte betuar se nuk do ngrinte me ze e as dore ndaj Thellenzes. Por arma e gjahut qe i ati e perdorte per te trembur dhelprat dhe nuselalat , u shkrep prej tij per ti qelluar per vdekje te emen dhe mandej per ti dhene fund jetes. Bash aty, ne nje shtepi prej qerpici te ndertuar nga gjyshi prej 1957.

Denoncoi dietat false / Shefin e punesimit në Pogradec e heqin nga puna(Video)

Pogradec, shefi i sektorit të Punësimit,Drini Xhemollari, denoncon faktin, se në 30 tetor kanë qenë në seminar në Gjirokastër zyra e Pogradecit dhe Drejtoria Rajonale. Në fakt zyrtarët qëndruan vetëm një natë dhe dieta nga zyra e Pogradecit, u mor vetëm për një natë. Por nga Drejtoria e Korcës, u bënë sikur kishin qëndruar dy netë, madje edhe për një punonjës, i cili nuk ishte fare prezent në seminar.Drini e ngriti problemin e dietave të falsifikuara dhe nga Drejtoria e Përgjithshme u dërgua auditi, i cili rezultoi, se nuk e kishte idenë e problematikës në fjalë.Drini tregon, se auditimi propozoi, që t’i jepej një vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga puna për tejkalim kompetencash, pasi ka dërguar problematika në Drejtoriën e përgjithshme, ndërkohë nga Drejtoria Rajonale nuk ka marrë reagim. Ai thotë, se zanafilla është në një mbledhje me Drejtoreshën e përgjithshme Elira Demiraj, ku kjo e fundit e ka akuzuar, se ka ngritur zërin. Ne jemi drejtuar në Drejtorinë Rajonale të Punësimit Korcë për të sqaruar situatën e dietave të falsifikuara.Aty shmanget përgjegjësia, pasi zyrtarët përgjegjës, nuk janë në detyrë.Pas kësaj situate, Drini mori një vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra, vërejtje, që iu komunikua vetëm me gojë. Drini Xhemollari komunikoi me punonjësin e Auditit dhe ky i fundit pranon, se Drini nuk e ka ofenduar Auditin, por thjesht i ka thënë drejtoreshës se për shkak të shkeljeve do shkojë në burg. Pasi ne shkuam në Drejtorinë e Korcës, u bllokuan të gjitha dietat dhe një ditë më vonë Drinit iu zgjidh kontrata e punës për shkeljen e kodit të etikës dhe kalimin e kompetencave./tvklan/


‘Lufta’ me COVID-19/ Mbërrijnë 29,250 doza të vaksinës Pfizer në vendin tonë

Gjatë mbrëmjes së sotme në vendin tonë mbërritën edhe 29,250 doza të tjera vaksinash Pfizer kundër COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa ka theksuar se numri total i vaksinave që kanë mbërritur në vendin tonë deri më është 2,074,560.

Edhe 29,250 doza vaksine Pfizer mbërritën në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,074,560 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tone. Vaksinohuni”, shkruan ajo.


Sot kampioni i botës/ Ja peripecitë personale të Florian Markut, nga burgu te fejesa me të dashurën xheloze

Florian Marku është një nga sportistët shqiptarë të momentit, pasi me triumfet e tij ka ngjallur kureshtje si brenda, edhe jashtë vendit, ku kryen edhe aktivitetin e tij si kikboksier. “Mbreti” shqiptar arriti të triumfonte të shtunën mbrëma, ndaj ukrainasit, Maks Prodan, duke i rrëmbyer kundërshtarit edhe titullin e kampionit të botës në IBF.

Marku, është kampion ndërkombëtar në stilin e tij dhe në mbi 45 ndeshje të zhvilluara në kikboks dhe 5 në kategorinë UFC, 28-vjeçari i lindur në Lushnjë, por i formuar si sportist në Greqi, nuk njeh asnjë humbje.

Marku momentalisht është i pamposhtur, teksa në 10 duele, ka arritur të fitojë 9 prej tyre, teksa 1 është mbyllur në barazim.

Shpirti i tij rebel dhe luftarak ka bërë që Florian Marku të provojë edhe burgun, ku tregon edhe historitë e ndryshme që ka përjetuar gjatë kësaj eksperience.

Disa kohë më parë Marku tregoi vështirësitë e karrierës së tij, dëmtimet e deri tek ëndrrat e së ardhmes. Por, për të gjithë ata që njohin vetëm këtë anë të medaljes, në këtë artikull po ju zbulojmë anën tjetër të medaljes, atë të romantikut të lumtur.

Nëse jeni kuriozë të dini më shumë rreth statusit të tij, ja ku po jua zbulojmë! Floriani është i martuar me një vajzë të panjohur në publik, që quhet Eirini Konomi, teksa së fundmi pret të bëhet edhe baba.

Floriani, 1.74 m i gjatë dhe me trupin gjithë muskuj, ka lindur në Lushnjë, por me origjinë është
nga Kosova.

“Nisur nga historia e familjes sime, di që gjyshi im është nga Kosova, por gjatë regjimit komunist ka qenë i internuar në Lushnjë, së bashku me shumë kosovarë të tjerë.

Këtu ka jetuar edhe babai im. Prandaj unë kam lindur në qytetin e Lushnjës. Pas viteve ’90, familja ime emigroi në Greqi, duke u vendosur në Selanik”,- ka treguar ai në një intervistë për “Panorama Sport”.

Po sa i vështirë ka qenë fillimi i karrierës për të arritur te suksesi?

“Normalisht, që kam pasur shumë vështirësi. E kam nisur karrierën kur isha vetëm 11 vjeç, duke punuar shumë gjatë seancave stërvitore. Kam pasur shumë vështirësi, por ia kam dalë falë vullnetit e përkushtimit. Ky ka qenë vetëm fillimi, pasi ëndrrat e mia kanë qenë shumë të mëdha dhe mund të them se këto janë vetëm hapat e parë. Kam besimin në realizimin e një ëndrre të madhe dhe shumë të ndritur. Besoj shumë se do t’ia arrij që të dal kampion bote”.

Përveç sportit, ai është shumë i ndjekur në rrjetet sociale, pasi e shohin si model për formën fizike.

“Kjo formë vjen nga stërvitja e madhe që unë bëj. Asnjë gjë nuk vjen pa punë. Stërvitja intensive është thelbësore. Një kohë shumë të madhe ia kushtoj kësaj pjese. Bëj vrap çdo mëngjes, punoj me thesin “Sparing” dhe me trajnerin George Armagos, bëj shumë raunde “Pau”.

DETAJE NGA JETA PROBLEMATIKE E NJE KAMPIONI

E, natyrisht, suksesi kërkon sakrifica, ndaj jeta e Florian Markut është si në filma, pasi brenda tij ka ring, burk, medalje dhe dashur. Në lidhje me fillimet e karrierës, ai e rrëfen kështu jetën e tij:

“Fillimisht, karrierën e kam nisur në Greqi, në moshën 11-vjeçare dhe vështirësinë e madhe e kam pasur në moshën 18vjeçare. Të them të drejtën, Greqia më ka përkrahur dhe nuk kam pasur probleme me prejardhjen apo kombësinë.

Me çdo kundërshtar, kur fitoj, ndjesia është shumë e madhe. Sigurisht që kur fitoj, reagimi i grekëve është normal, ndonëse disa prej tyre nuk u gëzohen fitoreve të mia.

Por, nuk kanë pasur se çfarë të thoshin. Isha më i miri në ring, kështu që asnjë nuk mundet të flasë të kundërtën”.

Je grindur me ndonjë në Greqi jashtë ringut dhe cilat kanë qenë arsyet që ke përfunduar në burg?

Si tip impulsiv, jam përfshirë gjithnjë në problemet që ka pasur shoqëria ime, kështu që nuk më kanë munguar sherret në Greqi. Nga sherret që bëja, kam përfunduar në burg. Pas një sherri që ndodhi në Greqi, kam qëndruar një vit e gjysmë në burg.

Burgun e kam bërë edhe në Austri, ku kam qenë në arrest për katër muaj dhe më pas më transferuan në Greqi, në burgun e Vjedhatas në Selanik, ku kreva pjesën e mbetur. Po ju tregoj rastin se si më arrestuan një ditë para ndeshjes.

Sapo shkova në shtëpi, në Linz, erdhën e më arrestuan. Të nesërmen, unë kisha ndeshjen, por Interpoli i Austrisë, në bashkëpunim me Interpolin grek, pas informacionit të marrë nga Greqia për vendndodhjen time, më arrestuan në Linz.

Më erdhi keq se isha në kulmin e karrierës. Nuk e prisja të më ndodhte kjo. Isha mjaft i njohur në Austri. Nuk më del nga mendja kur polici më tha: ‘Po ti çfarë bën këtu, unë kam prerë biletën për të parë ndeshjen?’. Kjo më kushtoi një vit e gjysmë jashtë ringut sa edhe fansat kujtuan se s’do rikthehesha”.

Po si ishte jeta e tij në burg?

“Atje brenda ke shumë kohë të rrish me veten tënde dhe të mendohesh thellë. Jam penduar për gabimet. Nga burgu unë mësova të kem më shumë durim e të mos grindem shpesh. Burgu në Linz të Austrisë ishte shumë i keq, pasi vetëm një orë ajrim kishim në ditë.

Prej gati dy muaj e gjysmë kam qenë i vetëm në një dhomë 3×3 metra. Edhe pse isha i vetëm, unë stërvitesha atje në burg, pavarësisht se nuk kisha mjete stërvitore.

Në burgun e Selanikut kalova më mirë, pasi kishte kushte edhe për stërvitje. Kohën e kaloja duke lexuar libra. Drita e diellit aty ishte më e pranishme”,- tregon ai.

Po cilat janë momentet më të bukura të karrierës së tij?

“Kam pasur shumë raste të bukura gjatë karrierës sime. Si momentin më të bukur kujtoj rastin kur mora rripin e parë botëror dhe kur fitova kundër një greku para 7 muajsh.

Ishte fitorja kundër Bitakut në Greqi, e cila ishte dhe një ndeshje me shumë rëndësi dhe ndër më të mëdhatë të zhvilluara në shtetin helen.

Gjatë dyluftimit me atë, unë theva gishtin, por nuk e lashë ndeshjen deri në fund, duke vazhduar me gishtin e thyer për të mos u dorëzuar. Më pas bëra operacion. Unë e kam për natyrë që nuk dorëzohem, dhe nuk e braktis luftën”.

Ndërsa për momentet e hidhura, ai thotë:

“Shyqyr Zotit, gjatë karrierës sime s’kam pasur të tilla momente e raste të hidhura. Jeta ime është si një film. MkGregor do të doja ta sfidoja një herë. Kundër tij e dëshiron çdo luftëtar i MMA-së dhe UFC-së!”.

Dhe le të ndalopjmë te dashuria dhe jeta intime duke i bërë pyetjen: “A keni të dashur? Nëse po, a bëhet xheloze e dashura juaj kur largoheni për aktivitete?

“Po, jam i fejuar. Xheloze… po, bëhet…(qesh). Por e marr gjithmonë me vete dhe, duke qenë pranë meje, largohet çdo xhelozi e saj”,- përfundon ai rrëfimin e tij.

“Faleminderit shqiptarëve për përkrahjen, babai i Markut: “Jam shumë krenar”

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka mposhtur Maxim Prodan të shtunën me vendim unanim për të fituar rripin ndërkombëtar të peshës së mesme të IBF në boks. Pas një ndeshje shumë interesante, Marku ishte shumë më i rrezikshëm brenda ringut dhe mori fitoren që e bën atë kampion bote, pas rezultateve 97-93 dhe 96-94, ndërsa gjyqtari i tretë shënoi fitore në mënyrë të çuditshme 99-91 për Prodanin.


Për Florian Markun është shumë krenar edhe një person shumë i dashur, babai i tij. Babai i Florian Markut thotë se është tejet krenar me djalin e tij, pasi po shpërblehet për të gjithë sakrificat që ai ka bërë gjatë jetës.

“Ndihem shumë krenar, sepse e di sa është munduar dhe që ka sakrifikuar shumë gjëra vetëm që të arrijë majat e këtij sporti. Jam gëzuar tej mase, sepse po shikoj që i gjithë mundi që ka bërë po i shpërblehet”, tha fillimisht Sebi Marku, babai i Florian Markut për Gazeta Blic Sport.

Babai i Florian Markut zbulon se si është kampioni i botës në raport me familjen.

Përkrahja e madhe që vjen për Florian Markun e kënaq edhe babain e tij, i cili falënderon të gjithë shqiptarët që e motivojnë para çdo meçi.

VIDEOJA që po thyen rrjetin/ “Ojha, çfarë kali je”…këshilltarja i hipën mbi shpinë kryetarit të Bashkisë..

Një video sa e çuditshme po aq edhe skandaloze është postuar në rrjetet sociale ku shihet këshilltarja e kryetarit të bashkisë në Banja Luka në Bosnje e Hercegovinë, mbi shpinën e kryetarit. Ai pastaj i jep asaj udhëzime se si të drejtojë kalin, cilën këmbë, ku dhe si të godasë, duke simuluar hipur. Pas kësaj, vajza bie në krahët e kryebashkiakut.

Ti e drejton shpinën dhe më merr jakën, sikur frenat të ishin nga një kalë …”, thotë Stanivukoviq, ndërsa vajza e ulur në kurriz bërtet “ojha”.

Çfarë kali je …”, thotë vajza dhe të dy qeshin.


Noizy feston ditëlindjen/ Ja sa vjet mbushën reperi i famshëm…

Noizy është kthyer në një ndër reperët më të suksesshëm të momentit, i cili e ka ndarë me të gjithë historinë e veçantë të jetës së tij. Nga një djalë i thjeshtë i rritur në rrugët e Londrës, ai u kthye në Shqipëri me ambicien për t’u bërë dikush dhe ja doli më së miri. Tashmë, Noizy është një ndër emrat më të klikuar në Youtube dhe ndër më të kërkuarit nëpër koncerte.

Çdo këngë e tij është kthyer në hit dhe reperi numëron rreth 1.7 milionë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram, aty ku shpesh herë pasqyron jetën e tij luksoze. Dita e sotme është shumë e veçantë për të sepse festoon ditëlindjen dhe mbush plot 35-vjeç.