Vrasja e policit / Policia sjell pamje nga toka dhe ajri në operacionin e arrestimin të autorit !

Policia ka sjellë pamje nga operacioni për gjetjen e 21-vjeçarit Aldi Rama i cili vrau efektivin e Lezhës, Saimir Hoxha ditën e sotme. I riu është gjetur disa orë pas kërkimeve nga policia dhe forcat RENEA. Aldi Rama qëlloi veten në kokë me armën që vrau efektivin e policisë. Fillimisht ai u dërgua në Spitalin e Lezhës por më pas u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Aktualisht i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore teksa mësohet se ndodhet i intubuar dhe me frymëmarrje të drejtuar. Mesohet se ai ka marrë dëmtime në kokë nga predha e armës së zjarrit, që i ka prekur edhe zonën e trurit .Ai ka qëlluar nga ana e majtë dhe plumbi ka përshkuar tejpërtej. I riu ndodhet në reanimacion dhe po u nënshtrohet analizave. Fill pas tyre mjekët pritet të dalin në një konkluzion nëse do të kryhet apo jo ndërhyrje. Bluzat e bardha i druhen një hemorragjie të brendshme që mund të ketë pësuar 21-vjeçari nga predha. Po ashtu Aldi Rama po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të parë parametrat e tij jetësorë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: