Legjenda vendos rekordin e ri/ CR7 zyrtarisht lojtari i parë më më shumë gola në Ligën e Kampionëve !

Cristiano Ronaldo mbetet… Cristiano Ronaldo! Duket sikur mosha ecën, por rekordet koleksionohen, sepse ai vazhdon të shënojë… Cristiano Ronaldo është i pari i të gjitha kohërave si lojtari me më shumë paraqitje në Ligën e Kampionëve, duke arritur 178 paraqitje,dhe duke lënë pas Iker Casillas. CR7 është gjithashtu lider në gola në Ligën e Kampionëve me 136 gola kundër 120 të Messit, ndërsa ai gëzon vendin e parë në asistime me 42 kundër 36 të yllit aktual të Parisit.

Ndërkohë që në në debutimin e tij të ri në institucion me fanellën e Manchester United në Bernë kundër Young Boys CR7 shënoi sërish gol. Duket se 36-vjeçari ka vendosur të bëjë histori në fushën e gjelbër.


”Klubi i Skënderbeut e konfirmon :”Dënimi është kalendarik jo me pjesëmarrje !”

Gjatë epokës pas 2010-tës Klubi i Skënderbeut e bente të padiskutueshme titullin kampion ,pasi ai ishte shndërruar në një model që e ëndërronin të gjitha klubet shqiptare”. Skuadra më e organizuar, skuadra që luante më mirë futboll, me financat më të mira…..dhe të dënohet një model do të thotë të kthehesh vite prapa…duke parë ecurinë e klubeve Shqiptare vitet e fundit bindesh që Skenderbeu krijoi histori dhe imponoi një model europian.

Kur UEFA e goditi me denimin 10- vjeçar,Specialistët e futbollit shqiptar e cilësuan,si një dënim për gjithë futbollin..

Por pak minuta me parë vjen dhe reagimi i parë i klubit të Skënderbeut duke i përgjigjur një komenti dhe duke e konfirmuar :”


Dënimi është kalendarik jo me pjesëmarrje”… që do të thotë që” Skënderbeut” i ngelen vetëm 5-vite të tjera dënim ,kjo është shumë shpresëdhënëse ,pasi rregulloret e UEFA-s e lejojnë që pasi të kesh shlyer gjysmën e dënimit të kërkosh një reduktim të masës së dhënë duke bërë kërkesë për ta konvertuar në gjobë dënimin e mbetur ose të reduktohet më tepër në kohë …Gjithashtu në këtë periudhë nuk do të ketë më rëndësi vendi që do të zërë Skënderbeu në renditjen e Superiores, ndryshe nga më parë ku duhej të siguronte me patjetër një vend në Europë për të shlyer një vit.

Rra në krye të detyrës/ Qeveria i jep 50 milionë lekë ndihmë familjes së policit Saimir Hoxha

Këshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e një ndihme prej 50 milionë lekësh për familjen e efektivit të vrarë një ditë më parë në Lezhë, Saimir Hoxha. Për dhënien e kësaj ndihme ministri i Brendshëm ka propozuar ndryshimin e ligjit “Për buxhetin e viti 2021”. Sipas vendimit i cili është miratuar sot nga qeveria, ndihma prej 5 milionë lekësh (të reja) do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ditën e sotme ministri Çuçi bëri me dije se familja do të përfitojë një pension të rregullt së bashku me fëmijët.


Evi Kokalari ‘plas bombën’: “Lulzim Bashës iu hoq viza 2-3 vite, do shkoj ta kontrolloj vetë…”“I bëri gropën vetes”

Aktivistja republikane Evi Kokalari, në fjalën e mbajtur sot në foltoren e Durrësit, hodhi poshtë zërat se ajo po rri pranë ish-kryeministrit Sali Berisha me qëllim që të bëhet kryetare e PD-së.Gjithashtu Kokalari pretendoi se Lulzim Basha hoqi Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së, me qëllim mbylljen e dosjes së tij në SHBA, të cilën ajo tha se do ta dërgojë në Kongres nëse Basha merr vizë për të hyrë në Amerikë…

Ajo tha :


Lulzim Basha e ka përjashtuar Berishën për shkak të dosjes që ka në Amerikë dhe jo për korrupsion. Disa mendojnë se po i rri zotit Berisha për tu bërë kryetare e PD-së, por duhet shumë mund që të më sillni mua në Shqipëri. Nuk ka nevojë të më bëni mua kryetare të PD-së pasi ne e kemi kryetarin e Partisë Demokratike, ai është zoti Sali Berisha. Unë dua të flas pak për dosjen e Lulzim Bashës që ka ekzistuar në Amerikë. Këtu është pika ku Lulzim Basha u ngatërrua me veten sepse nuk kishte pse të fshihnte fondet që sillte për të lobuar. Brenda 3-4 muaj PD ka paguar 750 mijë dollarë për të lobuar në Amerikë. Një kompani ruse bëri kontratë me një kompani në Amerikë sikur po investoheshin para nga Shqipëria. Lulzim Bashës iu hoq e drejta e vizës për dy-tre vjet. Më pas kjo dosje u mbyll me kushtin që të hiqej Berisha nga grupi parlamentar i PD-së. unë do shkoj në Amerikë dhe do të kontrolloj nëse Basha mund të futet në SHBA dhe të marrë vizë, kështu ne do e bëjmë problem dhe do e çojmë në Kongres. Me pak fjalë Lulzim Basha nuk mundi të shpëtojë veten por i hapi gropën vetes tha Evi Kokalari

Sali Berisha :”Pas pengut, do të merremi edhe me padronin e pengut”….nuk mund të shkelmosh mbi 620 mijë shqiptarë !

Nga Foltorja e Durrësit, ish-kryeministri Sali Berisha rezervoi një paralajmërim edhe për kryeministrin aktual, Edi Rama.

Berisha tha :

Unë e paralajmëroj Edi Ramën: mos luaj me fatet e pluralizmit në Shqipëri se do të presë fati i paraardhësve të tu. Rregullat janë rregulla. Kape peng një njeri dhe kujton se do të shkelmosh mbi 620 mijë shqiptarë, që votuan ndryshe nga ti, kundër teje, pa llogaritur dhjetëra-mijëra të tjerë që u bleve votën.Në greminë po shkon. Pasi të merremi me pengun, do merremi me padronin e pengut dhe përgjegjësia për të do jetë më e madhe se e kujtdo tjetër,” tha Berisha.


Covid-19/ Shënohen 680 raste të reja në Shqipëri, 17 humbje jete (Harta)

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3,937 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 680 qytetarë, në këto bashki:
274 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Sarandë, 34 në Durrës, 30 qytetarë në Shkodër, 24 Elbasan, 21 në Lezhë, Krujë, Vlorë, 19 në Korçë, 15 në Lushnje, 12 në Kukës, 10 në Divjakë, 9 në Kurbin, 8 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kamëz, Dibër, G jirokastër, Pogradec, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Skrapar, Gramsh, Kuçovë, 4 në Shijak, Rroskovec, Tepelenë, Devoll, Peqin, 3 në Patos, Përmet, Memaliaj, Cërrik, 2 në Mirditë, Kavajë, Mat, Mallakastër, Delvinë, Kolonjë, Dimal, Poliçan, 1 në Pukë, Has, Tropojë, Rrogozhinë, Bulqizë, Selenicë, Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Berat, Librazhd.

Janë 10,103 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive, është edhe një grua 4-muajshe shtatzënë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 shtatëmbëdhjetë qytetarë: 5 qytetarë nga Tirana të moshave 52-82 vjeç, 3 qytetarë nga Durrësi të moshave 71 -79 vjeç, 2 qytetarë nga Kamza nga 81 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 63 dhe 82 vjeç, 1 qytetare nga Lushnja 51 vjeç, 1 qytetar nga Fushë-Kruja 64 vjeç, 1 qytetare nga Pogradeci 70 vjeç, 1 qytetar nga Kuçova 77 vjeç, 1 qytetare nga Mamurrasi 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 996 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 156,674 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 680
Të shëruar në 24 orë 996
Të shtruar në spitale 155
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 3,937

Testime totale 1,197,881
Raste pozitive 169,462
Raste të shëruara 156,674
Raste Aktive 10,103
Humbje jete 2,685

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4588
Durrës 980
Fier 893
Shkodër 878
Vlorë 578
Elbasan 524
Lezhë 388
Berat 366
Korçë 273
Kukës 230
Gjirokastër 218
Dibër 187

“Luli ik”,….O Sali, o flori/ Ja si u prit Sali Berisha në Durrës

Qindra qytetarë janë mbledhur para pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në thirrjet e demokratëve për Berishën janë dëgjuar edhe thirrje kundër kreu të PD-së Lulzim Basha, ku i kërkohet largimi sëbashku me Edi Ramën.

O Sali, o flori. Berisha…Berisha… Rama ik,Luli ik” keto jane disa nga ovacionet qe është pritur ish kryeministri Sali Berisha në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë për të pritur Berishën, në Durrës nuk mungojnë as figura të rëndësishme të PD-së, emra si Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, apo Flamur Noka.


Braçe i kërkon Manastirliut të publikojë emrat e deputetëve të pavaksinuar..

Ndryshe nga situata në komisionet e tjera parlamentare në këto 48 orë, Kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Eduart Shalsi lejoi pjesëmarrjen fizike të deputetëve të opozitës në sallën e mbledhjes madje edhe deklarimet e tyre publike. Një propozim konkret për zhbllokimin e situatës dha ish-zv kryeministri Erion Brace duke i kërkuar ministres Manastirliu që të publikoje emrat e deputetëve të pa vaksinuar.


“Ministria e Shëndetësisë të thotë se cilët deputetë janë të vaksinuar dhe cilët jo”, është shprehur Erion Braçe

Shenja të tërheqjes së socialisteve nga vendimi për mbledhje vetëm online të komisioneve parlamentare dha edhe kreu i grupit Balla.

“I bëj thirrje deputetëve, atyre që ende nuk kanë ushtruar këtë detyrim që kemi ndaj gjithkujt, ndaj familjeve, por edhe ndaj gjithë shoqërisë për të kryer detyrimin që ka sot çdo qytetar i përgjegjshëm i këtij vendi për të kryer vaksinimin me dy doza sepse mendoj se edhe Shqipëria do shkojë në një fazë të mëtejshme, tek doza e tretë, të bëjë këtë detyrim dhe prej javës tjetër, konferenca e kryetarëve do të japë dritën jeshile të kalimit në një mënyrë tradicionale të zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve”, tha ai.

Florian Marku sot feston ditëlindjen/ Bashkëshortja i bën dedikimin special :”Dua të plakemi bashkë,të dua shumë”

Florian Marku vetëm pak ditë më parë, ia doli të mposhtë boksierin ukrainas, Maxim Prodan duke i rrëmbyer titullin kampion në kategarinë IBF. Sot boksieri shqiptar feston ditëlindjen e tij të 29 dhe padyshim që një nga personat që e ka uruar është edhe bashkëshortja e tij i cila është shtatzënë.

Në një foto me Florianin ajo shkruan:

Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Jam me fat që kam një person si ty në krah. Mezi po pres që të vij në jetë fëmija jonë dhe të plakemi bashkë. Të dua shumë,” shkruan Irini.