Sharm,klas elegancë/ Mosha është vetëm një numër ….ja 4 sekretet e bukurisë së Monica Belluccit

Mosha është vetëm një numër dhe nuk mund të ketë një shembull më të mirë për të konfirmuar atë frazë sot, nga Monica Bellucci, e cila ka ditëlindjen. Po, Monica Bellucci mbushi 57 vjeç dje dhe vazhdon, pse jo të jetë Monica elegante, seksi, e bukur por më e pjekur që ju e mbani mend dekada më parë. Ajo me siguri ka sekretet e saj të bukurisë, rregullat që ndjek dhe rezultati është që ajo të duket e mrekullueshme. Me rastin e ditëlindjes së saj, kujtojmë 4 sekrete të vogla bukurie që ajo i ka ndarë herë pas here në intervistat e saj.
4 sekretet e bukurisë së Monica Bellucci


-Pastrim

Pavarësisht nëse pikturon shumë ose aspak gjatë ditës së saj, Monica gjithmonë sigurohet që të bëjë heqjen e make up-it dhe të pastrojë fytyrën para se të shkojë në shtrat. Ajo bën të njëjtën gjë çdo mëngjes. Me këtë lëvizje ajo heq grimin dhe papastërtitë, duke lejuar që lëkura e saj të marrë frymë.

-Hidratimi

Hapi i nevojshëm pas pastrimit? Sigurisht, hidratimi, si në rutinën e bukurisë në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje. Përveç kremit hidratues të ditës, ajo nuk mungon të aplikojë në fytyrë kremin e natës, i cili hidraton dhe “riparon” çdo dëmtim të lëkurës së saj nga sulmet e jashtme, duke kontribuar në procesin e rinovimit të qelizave. Në të njëjtën kohë, ajo sigurohet që të pijë shumë ujë gjatë gjithë ditës.

Ajo nuk e harron lëkurën në trupin e saj

Ashtu si me hidratuesin e fytyrës, kështu që çdo ditë ajo kujdeset të hidratojë trupin e saj duke aplikuar një locion trupi.

Kujdes i veçantë për buzët e saj

“Me ndihmën e tyre ju flisni, hani dhe puthni.” Në një frazë koncize, Monica shpjegon arsyet më themelore pse ajo përqendrohet në kujdesin e buzëve të saj. Dhe këtu, hidratimi është çelësi. Kështu që ajo sigurohet që të lagë vazhdimisht buzët për të shmangur dehidratimin dhe për të ruajtur pamjen e tyre rinore.

Ngjarja që tronditi Tiranen/ Nga martesa për letra me ganezen në Angli deri tek hasmëria e familjes dibrane (Detaje)

Kliton Pira 26 vjeç, kishte 3 vite që jetonte në Angli. Ai kishte kaluar me kamion në shtetin ishullor në mënyrë të paligjshme, ndërsa kishte bërë lidhje martesore me shtetasen Jaësackie Jaboah, për dokumenta ndërsa historia e tyre u kthye edhe në një histori dashurie nga sa provohet përmes postimeve në rrjetet sociale.


Burime i thanë Fax Neës se Klitoni rreth 3 vite më parë, sapo kishte mbërritur në Angli kishte humbur edhe babain. Zyrtarisht u njoftua si vetëvrasje, por që familjarët dyshuan se ishte vrarë. Ai ishte në hasmëri me një familje tjetër në rrethana ende të panjohura.

Genci Pira babai i 26 vjeçarit u njoftua nga policia se ishte gjetur i vetëvarur në zonën e Korçës. Ai ishte nisur përmes kufirit të gjelbër të kalonte në mënyrë të paligjshme pasi punonte me sezone atje. Madje edhe i biri para se të shkonte në Angli, udhëtonte drejt Greqisë me të atin ku punonin me sezone kryesisht në bujqësi.

Familja Pira me origjinë nga Dibra jetonin prej rreth 30 vitesh në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku tanimë qëndron vetëm e ëma pasi edhe vëllezërit e tij jetojnë jashtë vendit.


Një burim i tha Fax Neës se Klitoni e kishte përjetuar dramatikisht humbjen e të atit. Ai kishte ndërprerë kontaktet me shoqërinë në Tiranë por edhe me ata që e ndihmuan apo shoqëruan drejt Anglisë. Vdekja e babait u konsiderua si vetëvarje, ndonëse në polici familjarët kishin deklaruar dyshimet e tyre për vrasje për shkak të hasmërisë.
I riu njihej si ndër më të sjellshmit në “Don Bosko”, ndërsa një i njohur i tij thotë pa pranuar të identifikohet, se dyshon tek shtetësja geneze ta ketë përfshirë në ndonjë aktivitet apo histori që ai nuk e ka dashur./faxnews/

Ekspozitë e piktorëve dardharë, 250 piktura krijuar në dy shekuj

Një pjesë e punimeve ikonografike të piktorëve dardharë që janë pjesë e fondit të muzeut të artit mesjetar në Korçë janë sjellë në një ekspozitë të konsideruar si një përfaqësuese e shkollës së dardharëve. Ndërsa në fondin e muzeut ruhen gati 250 vepra të piktorëve dardharë vetëm pak prej tyre janë ekspozuar por ky moment ka një rëndësi të veçantë sepse sjell vepra të realizuara në momentet e fundit të artit bizantin ndërthurur edhe me shkollat e tjera të artit perëndimor.

Një krijimtari e larmishme në shekujt 19-të dhe 20-të e reflektuar në një numër të lartë, veprash ikonografike, afreske, laike dhe shumë autorë është dëshmi e frymës perëndimore, që u shoqërua me shumë risi në artin figurativ nga artistët dardharë.


Arrestohet shqiptari në Selanik! Iu kapën mbi 30 kg kanabis e kokainë në banesë, në pranga dhe bashkëpunëtorja moldave

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Selanik së bashku me një 38-vjeçare moldave për trafik droge. Sipas autoriteteve greke, në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 33 pako me 35 kg kanabis, 2 pako me 960 gramë kokainë dhe 4 peshore preçize. Gjithashtu policia ka sekuestruar 1 pistoletë, 2 krehera, 4 fishekë, 1 silenciator, 14 celularë dhe 17 karta telefonike, 1 automjet dhe 295 euro. Shqiptari rezulton pjestar i rëndësishëm i grupeve të trafikut të drogës, nuk rezulton të ketë dokumentacion qëndrimi në Greqi madje ka masë ndalimi për hyrje në zonën Shengen.Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e Gjykatës Penale të Selanikut shkruan protothema


Florian Marku pritet si hero : “Jam kënaqur këto ditë në Shqipëri,do sjell tituj të tjerë në vendin tim” (Video)

Boksieri që bëri krenar shqiptarët Florian Marku prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri ku po përballet me një situatë tejet të bukur. Ai ka postuar disa video në rrjetet sociale ku qytetarë të shumtë, të rinj dhe të moshuar, e ndalojnë në rrugë për uruar, përkrahur dhe falenderuar për emocionet e Londrës.

Në një nga videot Marku nga makina deklaron: ‘

Ju falenderoj nga zemra të gjithë për përkrahjen, si në rrjete sociale por ashtu edhe në rrugë me njerëzit që me ndalojnë me makina, por edhe në këmbë për të më uruar fitoren. Jam kënaqur këto ditë në Shqipëri. Mezi pres që të shkoj në Angli dhe të sjell akoma edhe më shumë tituj. Iu rujt zoti dhe iu uroj një fundjavë të bukur.’


E papritur/ “Tkurret” Greqia, popullsia ulet me 500 mijë në 9 vjet

Popullsia e Greqisë ka shënuar rënie të vazhdueshme që pas vitit 2010 dhe sipas të dhënave të deri tanishme popullsia është tkurrur në 450,000-500,000 gjatë 9 viteve, shkruan Kathimerini. Gjatë 9 viteve të fundit, përkatësisht nga viti 2011 deri në 2020, bazuar në statistikat e ELSTAT, popullsia greke u ul me 3.7% (-405,000-500,000 njerëz).


Por tendencat në nivel rajonal janë të ndryshme. Shumica e prefekturave (39/51) regjistruan rënie të popullsisë dhe vetëm një pakicë (12/51) shënoi rritje. Sipas të dhënave, vetëm katër prefektura regjistruan rritje të konsiderueshme të popullsisë së tyre: 3-6%.

Më e rrezikuar është pjesa e Greqisë Kontinentale ndërsa ishujt pritet të kenë rritje të popullsisë për shkak të emigrantëve. Ndërsa për sa i përket bilancit lindje-vdekje në nivel kombëtar, sipas të dhënave të siguruara gjatë 9 viteve, shifra mbetet në 223 mijë. Emigrantët mund të luajnë një rol vendimtar në ndryshimin e popullsisë. Por gjithsesi nëse situata vazhdon të mbetet e tillë, pas 20 viteve Greqia do të ketë një milion më pak banorë në krahasim me sot.

Nga plagosja me thikë te hedhja nga pallati, si humbën jetën në pak minuta ganezja dhe shqiptari

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë ditën e sotme me dy viktima në Tiranë. Ganezja me pasaportë franceze mbërriti vetëm mesditën e sotme në Shqipëri pas një udhëtimi disa-ditor. Përmes “Booking” ajo kishte marrë me qira për tre ditë banesën ku ndodhi ngjarja e rëndë në Tiranë.Ndërsa Pira nga ana tjetër kishte një muaj e gjysmë që kishte ardhur në Shqipëri. Çifti ishin njohur në Angli ku dhe kishin bashkëjetuar për disa kohë. 26-vjeçari jetonte me familjen e tij në Laprakë. Gjatë sherrit ai e ka goditur disa herë me thikë partneren e tij ganeze, ndërsa shumica e plagëve janë konstatuar në pjesën e gjoksit.


Dyshohet se një nga nga plagët kanë qenë pranë zemrës, gjë që mund t’i ketë shkaktuar asaj vdekjen.

31-vjeçarja kishte dalë për të kërkuar ndihmë pasi kishte disa plagë në trup të shkaktuara me thikë, por në shkallët e fundit ka pasur gjendje pavetëdije.

Disa minuta më vonë u dëgjua rënia e 26-vjeçarit Kliton Pira nga kati i 8-të që për pasojë ndërroi dhe jetë. Në banesën ku ajo po qëndronte janë gjetur vetëm rroba. Fqinjët janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe nuk dinë të thonë mbi arsyet që mund të kenë sjellë këtë tragjedi.

“Rrëqeth me ulërimat mamaja e 26-vjeçarit që tronditi Tiranën” : “O Jot, ç’ka ndodhur o shpirt i mamit “!

Në vendin e ngjarjes të tragjedisë së pasdites së sotme ku një 26-vjeçar vrau të dashurin e tij 31-vjeçare nga Gana dhe më pas veten ka mbërritur edhe mamaja e të riut shqiptar e cila ka shpërthyer në lot kur pa në rrugë trupin e pajetë të 26-vjeçarit i cili u zhvendos për t’u transportuar me ambulancë.

O Jo, ç’ka ndodhur o shpirt i mamit”, dëgjohet të thotë ajo. Ndërkohë që ulërimat e saj kanë rrëqethur banorët e zonës.

Dy viktimat prej disa kohesh bashkëjetonin. Mësohet se ata jetonin prej kohesh në Francë, ndërsa në vendin tonë kishin ardhur prej pak kohësh për pushime, ku ishin akomoduar prej ditësh në një apartament me qira ditore, pranë rrugës “Gjergj Fishta”.


Presidenti Meta i shpreh ngushëllime Pirro Dhimës: “E ndjera mund të jetonte kudo, por zgjodhi Himarën e mrekullueshme”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ngushëlluar ish-peshëngritësin dhe kampionin olimpik grek, Pirro Dhimën për humbjen e nënës së tij në Himarë. Meta thotë se ka komunikuar vetë sot me Dhimën dhe nëpërmjet tij ka përcjellë mesazhin ngushëllues për gjithë familjen. Ai nga ana tjetër thekson se Lefteri Dhima mund të jetonte kudo, por kishte zgjedhur Himarën e mrekullueshme.

NGA ILIR META

Sapo i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës së tij, superkampionit olimpik Pirro Dhima dhe nëpërmjet tij, të gjithë familjes së dashur Dhima.

Edhe pse mund të jetonte kudo, e ndjera Lefteri Dhima, zgjodhi të jetojë në Himarën e mrekullueshme ku lutem, që shpirti i saj të prehet në paqe.


Të premtoj se zemrën tënde do ta trajtoj me kujdes dhe do ta ruaj me dashuri”/Postimet e 26-vjeçarit që vrau të dashurën dhe më pas veten (FOTO)

Çifti Klinton Pira dhe ganezja Jawsackie Jaboah që i dhanë fund sot jetës së tyre, ishin në një lidhje bashkëjetese. Gjatë konfliktit në një banesë me qira ditore në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë, fillimisht 31-vjeçari nga Dibra qëlloi me thikë ganezen dhe më pas u hodh nga kati i 8-të. Ajo ishte zhvendosur në Shqipëri për të jetuar me shqiptarin teksa në rrjete sociale të këtij të fundit duken foto të tyre të përbashkëta dhe mesazhe dashurie.


Për mua ti je dashuria perfekte”, shkruan i riu shqiptar teksa poston një foto bashkë me të dashurën ganeze. Në një tjetër foto ku shfaqen së bashku, i riu shkruan për të dashurën e tij: Të premtoj se zemrën tënde do ta trajtoj me kujdes dhe do ta ruaj me dashuri”.

Por ndryshe nga çfarë predikonte në rrjetet sociale, i riu shqiptar e ekzekutoi sot pasdite të dashurën e tij ganeze me nënshtetësi franceze. Fillimisht në banesën e marrë me qira për një ditë nga ganezja Jawsackie Jaboah u dëgjuan të bërtitura, sherr dhe konflikt. Më pas 31-vjeçarja kishte dalë pë të kërkuar ndihmë pasi kishte disa plagë në trup të shkaktuara me thikë, por në shkallët e fundit ka pasur gjendje pavetëdije. Disa minuta më vonë u dëgjua rënia e 31-vjeçarit Kliton Pira nga kati i 8-të që për pasojë ndërroi dhe jetë.