Doktori i personazheve VIP tregon live në emision se si mund të bëhet një ndërhyrje estetike

Në emisionin “Kojshia Show” së bashku me ish-konkurrentin e “Përputhen”, Fation Kuqarin, i ftuar ka qenë edhe Drejtori i Klinikës “Keit”, Skerdi Faria. I njohur tashmë për bashkëpunimin me figurat publike, Dr.Skerdi në po të njëjtin program ka provuar një metodë të operacionit plastik në trupin e ish-Miss Shqipërisë. Ai e ka demonstruar se si mund të bëhet kjo lloj ndërhyrje, duke treguar edhe disa detaje të tjera lidhur me këtë.

Ishte një rast më i vështirë, por ia dolëm. Gjërat e mira bëhen shpejt e shpejt”, ka thënë ai.

Është hera e parë që bëj operacion live, por që ia kemi arritur”, vazhdon më tej Dr.Skerdi.


Vajza e vogël feston sot ditëlindjen/ Blendi Fevziu e uron duke publikuar foton e veçantë…

Blendi Fevziu, një nga gazetarët më të suksesshëm, është babai i dy vajzave, Mishel dhe Alis me të cilat preferon të ndajë rrallë foto në rrjetet sociale. Vajza e tij e vogël, Alis feston sot ditëlindjen dhe gazetari nuk e ka kursyer një urim publik për të bijën. Ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto të shkrepur me vajzën gjatë një udhëtimi në Paris, ndërsa krahas postimit e uron:

Gëzuar ditëlindjen Alis”.


Foto është bërë në Paris, në një ditë vere plot diell, në një nga udhëtimet e shumta të gazetarit të njohur.

Fevziu njihet si një njeri i apasionuar pas udhëtimeve, por qëkur ka lindur Alis, ajo është shoqja e tij e pandashme në shumë prej vendeve që ai viziton. E lindur shumë më vonë se motra e saj e madhe, Mishel, Blendi duket se me të vogël po shijon çdo moment të fëmijërisë, teksa vajza e madhe tashmë është shkëputur nga familja pasi ka arritur moshën 18 vjeç. Ndërkohë ne në “Who” gërmuan pak dhe zbuluam se dhe Mishelin për ditëlindjen e saj një vit më parë, më 13 tetor 2020, Blendi ka zgjedhur ta urojë duke postuat në Instagram një foto po nga Parisi. Siç duket kryeqyteti francez është i preferuari i vajzave dhe i vetë Fevziut.

Me poza provokuese dhe tuta sportive Fjolla Morina bën dedikimin : “Një grua e bukur dhe e pavarur është rrezik i përjetshëm”

Fjolla Morina ka bërë rikthimin në rrjete sociale pas një kohe të gjatë. Këngëtarja e njohur , para disa ditësh u lirua nga paraburgimi…duke ju kthyer jetes normale dhe mediave sociale. Së fundmi, zeshkania ka sjell disa poza provokuese në tuta sportive duke theksuar format trupore.

Një grua e bukur dhe e pavarur është rrezik i përjetshëm”, kanë qenë fjalët krahas postimit.

Reagimet në komente kanë qenë të shumta, disa prej të cilëve e kanë ngacmuar edhe për çështjen e fundit.


https://www.instagram.com/p/CUk03NwNFwn/?utm_source=ig_web_copy_link

Vrasja që tronditi Tiranën ngrihen dy pista hetimi/ Dyshohet se ganezja refuzoi martesën me 26-vjeçarin shqiptar…

Policia e Tiranës ka ngritur dy pista hetimi për vrasjen e 31-vjeçares ganeze me shtetësi franceze, që u qëllua me thikë të shtunën nga 26-vjeçari Klinton Pira, i cili pas aktit i dha fundit jetës duke u hedhur nga kati i 8. Grupi hetimor dyshon se çifti ka patur debate, që janë dëgjuar dhe nga fqinjët për çështjen e dokumenteve angleze që i riu priste të pajisej pas martesës me 31-vjeçaren. Refuzimi i martesës nga ganezja dyshohet se ka bërë që debati mes tyre të degradojë.


Por hetimet janë shtrirë edhe në një tjetër pistë, ku mendohet që konflikti të kenë lindur për shkaqe xhelozie. Për këtë arsye, janë marrë në pyetje familjarët e 26-vjeçarit, të cilët e kanë shoqëruar në aeroport viktimën, që vajti për ta marrë 31-vjeçaren nga Gana. Kushëriri i të riut mësohet të ketë thënë në dëshminë përpara policisë se gjatë transportit me makinë nga aeroporti, dy të rinjtë kishin qenë shumë të përzemërt me njëri-tjetrin, duke mos shfaqur asnjë mosmarrëveshje.

Për të sqaruar dyshimet, grupi hetimor, është duke këqyrur dy telefonat e çiftit, nga ku pritet të hidhet drite mbi motivin që çoi në krimin e rëndë. 31-vjeçarja Xhaboa ka mbërritur në orën 11:00 të së shtunës nga Franca, ndërsa i riu 20 ditë më parë nga Anglia ku qëndronte në mënyrë të parregullt. Një ditë pas ngjarjes, familja e 26-vjeçarit hapi dyert e mortit, në zonën e Laprakës, ndërsa për trupin e 31-vjeçares, është njoftuar ambasada franceze.Nëpërmjet kësaj të fundit, familjarët e viktimës do bëjnë tërheqjen e trupit, që aktualisht ndodhet në morg, duke iu nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore./Tv Klan

E papritur/ Pas humbjes me Teutën, trajneri italian i Kukësit konfirmon largimin…

Situatë tepër e çuditshme te Kukësi. Rrugët e trajnerit italian Diego Longo me klubin verilindor, duket se do të ndahen këtu, pas përfundimit të javës së katërt të kampionatit. “Panorama Sport” zbulon se trajneri Longo menjëherë pas ndeshjes, ka mbledhur lojtarët në dhomat e zhveshjes dhe iu ka komunikuar se do të largohet. Mësohet se trajneri i ka falënderuar lojtarët dhe se kjo ishte ndeshja e fundit e tij nën drejtimin e Kukësit.


Tragjike/ Shkoi të rregullonte dritat në një banesë, elektricistin e zë korrenti, vdes në vend

Një elektricist ka gjetur vdekjen në krye të detyrës, teksa po punonte në një banesë. Ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, për pasojë ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar me inicialet I. C., rreth moshën 40-vjeç, teksa kjo ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 19:45 në Krujë.

Njoftimi i Policise : Krujë/ Më datë 03.10.2021, rreth orës 19:45, dyshohet se shtetasi I. C., rreth 40 vjeç, duke kryer punime elektrike në banesën e shtetasit F. K., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.


Tronditet Athina! Ekzekutohet Shqiptari me 2 plumba në kokë ….

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të diele Athinën, pasi një shqiptar ka mbetur i vrarë, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ajo Pavllo dhe Psaron, një zonë që siç raporton korrespondenti i Top Channel, kontrollohet nga bandat shqiptare.

Sipas mediave greke shqiptari ndodhej në bar kur një person është afruar dhe e ka qëlluar dy herë në kokë dhe një herë në zonën e barkut.Autori është larguar në drejtim të paditur. Ndërkaq, shqiptari është transportuar menjëherë drejt spitalit me autombulancë. Mësohet se shqiptarit i janë dëmtuar organet vitale dhe ai ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin Evangelismos. Ekzekutimet në mes të rrugës nuk janë çudi për banorët. Në të njëjtin territor janë vrarë disa anëtarë bandash gjatë viteve të fundit. Zona është rrethuar nga forca të forta policie ndërkohë që edhe forcat e MAT kanë shkuar në vendngjarje.


Moderatorja e njohur e ekranit: “Jam e detyruar të bëj 3 punë se nuk të mjafton …nuk konkurojmë dot 20 vjeçaret me botoks”

Moderatorja Gerta Heta i është rikthyer ekranit pas disa vitesh mungesë. Prej 2 tetorit, Heta është pjesë e ekranit të Top Channel për të prezantuar emisionin “Hipokrati”, çdo të shtunë. Në një intervistë me Çenkuela Hasën për emisionin ‘Fitstation’ në Neës24, Gerta rrëfeu të pathënat në lidhje me jetën personale, karrierën dhe rikthimin e saj në media. Ajo tregoi se është e detyruar të bëjë 3 punë, sepse nuk mjafton vetëm 1 për të arritur një stabilitet financiarisht.


“Si e sheh unë bëj 3 punë, në dy media të ndryshme. Nuk është e lehtë aspak! Imagjino, më shumë se 20 vite punë dhe sot vazhdoj bëj 3 punë se nuk të mjafton. Ndoshta duhet të isha treguar vajzë e shkathet,

të kisha hapur një biznes timin, ndoshta duhet të kisha përdorur famën kur isha më e famshme pasi tani jam tërhequr. Dilemë e madhe! Radio tani nuk është në ditët më të mira financiarisht, pasi dëgjohet vetëm në makinë.

Moderatorja tregoi se tani është shumë prezente në rritjen e fëmijëve dhe nuk i mungon asgjë. Madje, thotë se famën e vërtetë e ka shijuar dikur, kur ishte shumë më ndryshe nga sot.

“Famën e kam shijuar, fansat autografet, tjetër lloji fame, jo si kjo sot me ndjekës. Njeriu duhet të kuptojë që kjo jetë është me faza. Nuk mund të konkurrosh një vajzë të re që është në kulmin e suksesit televiziv dhe të pamjes të saj më të mirë. Duhet të tërhiqesh! Nuk mund t’i futem tani botoksit, fillerave, që të jem në konkurrencë me vajzën e re,” –u shpreh Gerta.

Hot/ Bleona Qerreti i vë “flakën” rrjetit, pozon totalisht e zhveshur para pasqyrës

Këngëtarja shqiptare e cila prej vitesh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleona Qerreti njihet për reagimet që shkakton në audiencë pas deklaratave dhe publikimeve të saj. Ajo ka lindur në Korcë dhe sot është 42 vjece por në fizik dhe pamje tregon shumë më pak se aq.

Qëkur emigroi drejt SHBA, fotot që ajo ka publikuar kanë qenë gjithmonë mjaft provokuese. Që tek fustani prej rrjete të tejdukshme ku nxorri në pah formën egjoksit të saj në 2014 në “American Music Award 2014” dhe më pas në po të njëtën shfaqje në 2020. Përmes një foto të publikuar në Instagram, këngëtarja ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një qendër detoksi. Bleona shfaqet e shtrirë teksa bën foto përpara pasqyrës dhe padyshim që vëmendje kanë tërhequr vëmendje linjat e saja.

“Gjithmonë ndalesa ime e parë në Europë”, ka shkruar Bleona krahas fotos.


Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumta për këngëtaren seksi.


Milaim Zekës nuk i ikën inati me ish-dhëndrin, Seldi Qalliun: “I organizova festë vajzës pas ndarjes nga ai idioti!”

Fejesa 5-vjeçare e këngëtarit Seldi Qalliu me vajzën e gazetarit Milaim Zeka, Dafinën, ka qenë ndër më të komentuarat dhe të përfolurat, sidomos për mënyrën se si mori fund, plot pesë vite më parë.Lajmi fillimisht doli nga të afërm të çiftit e nuk vonoi shumë dhe foli publikisht dhe vetë Seldi. Mendohej se historia e dashurisë mes tyre ishte mbyllur me konsensus nga të dyja palët dhe me mirëkuptim, ndërkohë që arsyet e kësaj ndarjeje nuk ishin të qarta.


Pas një periudhe të gjatë që nga Seldi nuk kishim asnjë lajm nga lidhja e tij, ai e konfirmoi ndarjen nga e fejuara. I pyetur nga gazeta “Panorama” për arsyen pse mori fund kjo histori e gjatë dhe e mediatizuar, ai u përgjigj: “Aq shkoi, kaq ishte e shkruar”.

Pyetjes nëse ishin ndarë keq, ai iu përgjigj në atë kohë: “Jo, u ndamë në mënyrë të qytetëruar”. Pas publikimit të klipit “Seldisht”, Seldi u përfol për ndarjen pas pesë vitesh nga e fejuara e tij, Dafina Zeka, vajza e gazetarit të njohur nga Kosova, Milaimi. Por edhe pse kjo ndarje ka ndodhur në vitin 2016, Miliami nuk e ka harruar ende. I ftuar në emisionin televiziv “Bardhezi”, ai ka thënë se është baba mendjehapur dhe se me vajzat e tij ka festuar kur janë ndarë.

Ai theksoi se vetëm mund të festonte me vajzën pas ndarjes nga ish-i që ai tha se jo vetëm që s’duhej të mërzitej, por vetëm ta festonte ndarjen nga vajzës nga ish-i, që e etiketoi “ai idioti”.


Po si nisi dhe përfundoi historia e Seldit me Dafinën, një vajzë e panjohur në publik dhe që jetonte në Stokholm të Suedisë?

Ajo nuk njihej aspak më parë deri në momentin që dolën fotot e para të saj me Seldin dhe ku binte në sy për bukurinë origjinale të biondes tipike.

Dafina Zeka nga Peja, por që jeton në Stockholm të Suedisë, u mësua më vonë që është vajza nga martesa e parë e gazetarit Milaim Zeka, i cili për publikun shqiptar u bë i njohur si anëtar i jurisë së spektaklit “Dancing with the Stars” dhe aktualisht për deklaratat e tij kundërshtare.

Dafina është vajza nga martesa e parë e Miliamit, i cili tashmë ka krijuar një familje tjetër me ish-gazetaren nga Tirana. Por Milaimi ka qenë po ashtu pranë vajzës Dafina edhe në këtë histori, duke e pranuar Seldin si të fejuarin e vajzës dhe dhëndrin e shtëpisë.

Nuk ishin të rralla rastet kur ata darkonin bashkë si familje apo merrnin pjesë në festat familjare, ku ishin të ftuar. Nga ana tjetër, edhe Dafina konsiderohej nusja e shtëpisë së Seldit, pasi udhëtonte shpesh drejt Tiranës, për të marrë pjesë në ahengjet familjare dhe pozonte pranë nënës së Seldit.


Thuhet se ata u takuan rastësisht, kur ai u fotografua me Dafinën në pubet e Prishtinës, tek argëtoheshin çift. Në fillim u mendua se ishin vetëm shokë, por nuk u desh shumë kohë që ata ta shpallnin lidhjen e tyre të hapur.

Lajmin e parë për nisjen e një historie rozë mes një këngëtari dhe një vajze të panjohur, e bënë mediat lokale të Pejës, duke publikuar disa foto të çiftit. Ata shfaqeshin shumë të dashuruar, por nuk dihej nëse distanca ka qenë ajo që çoi në prishjen e fejesës apo diçka tjetër.

Prej pesë vitesh me radhë Dafina jetonte në Suedi, ndërsa Seldi në Tiranë, i angazhuar me udhëtime në Europë dhe gjithë botën për shkak të axhendës së ngjeshur të koncerteve. /Panoramaplus.al

Ikona e futbollit feston ditëlindjen /Ibrahimovic “qëras” veten me një Ferrari

Ikona e futbollit, Zlatan Ibrahimovic, sot (3 tetor) i ka mbushur 40 vjet dhe në mëngjes ka festuar me ekipin e tij. Skuadra ku luan, Milan, i kishte organizuar një festë speciale, me një tortë të madhe dhe me një verë të vjetër aq sa mosha e tij. Ndërkaq, Ibra ka vazhduar me stilin e tij të veçantë në media dhe në rrjete sociale, me një veprim që ka tërhequr vëmendje.

Me rastin e ditëlindjes, ai ka vendosur që t’ia dhurojë vetes një veturë luksoze, Ferrari. Ibrahimovic e ka publikuar fotografinë e veturës së re në rrjetet sociale me përshkrimin: “Gezuar ditëlindjen Zlatan”.


“Nuk reagon njeri “/Lapaj: “Do dal vetëm të protestoj për çmimin e bukës do shoh sa të tjerë do bashkohen….”

Avokati Adriatik Lapaj ka reaguar për rritjen e çmimit të bukës. Në një postim në rrjete sociale, Lapaj shpreh shqetësimin se nuk ka asnjë reagim për rritjen e çmimit të bazës ushqimore. “Po mendoj të dal të protestoj për çmimin e bukës. Do dal vetëm,” shkruan avokati.

Postimi i plotë:


“PËR ÇMIMIN E BUKËS

Nuk reagon njeri për bukën. Buka është hall i atyre që nuk mund të reagojnë. Po mendoj të dal të protestoj për çmimin e bukës. Do dal vetëm. Do shoh sa të tjerë do bashkohen. Po e mendoj seriozisht të dal të protestoj për bukën. Më duket e tmerrshme se si rritet çmimi i bazës ushqimore të atyre që barkun s’e mbushin dot dhe nuk ka reagim…”

Buka po kushton më shtrenjtë në xhepat e qytetarëve si pasojë e rritjes së çmimit të miellit në treg. Furrat po i shesin artikujt e tyre me 5 deri në 20 lekë më shumë ndërkohë që ata që nuk kanë ndryshuar çmimin, kanë ulur peshën e bukës. Tregtarët thonë se kjo situatë vjen nga prodhimi i ulët i grurit në vend dhe rritja e çmimit me 600 lekë për KV në tregun ndërkombëtar.

Artan Fuga për krizën energjitike: “Të rrimë në shtëpi me pallto dhe dorashka?” ,qeveria dhe as opozita nuk kanë parashtruar një plan konkret….

Akademiku Artan Fuga ka reaguar në lidhje me shpalljen e krizes se energjise në vend që u bë ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp.Ndërsa akademiku Artan Fuga në një postim në rrjetin e tij social ka theksuar se as qeveria dhe as opozita nuk kanë parashtruar një plan konkret sa i përket krizës energjitike në vend. Sipas tij, interesat klienteliste kanë dëmtuar shumë qytetarët të cilët i kanë marrë nga vendbanimet e tyre nëpër fshatra dhe i kanë sjellë në pallate të ndërtuara për t’u shërbyer qendrave tregtare.

Postimi i Plotë nga Akademiku Artan Fuga


Nuk është fatkeqësi natyrore ngritja e çmimit të gazit, energjisë elektrike dhe e naftës. Nuk është fare si tërmeti, si pandemia. Mos ngatërrojmë dukuritë ekonomike me ato natyrore. Nuk shpjegohet problemi shqiptar me dukuri globale. Cfarë lidhje ka përshembull Rroskoveci me Londrën, Tokion a Milanon?

Struktura jonë e prodhimit është krejt tjetër. Ne prodhojmë domate, presh. Ata prodhojnë makina.
Por, kur prej dekadash ngremë problemin ore ne bijtë e Konti Kacikut jemi që ngrohemi me korrent, askush nuk ta vë veshin! Fut ndërto pa fund kate, merre popullsinë që dikur ngrohej hohoho me dru, në qytete si klientelë për qendrat e mëdha tregtare, dhe tani bërtasim : Fatkeqësiiiiiiiii natyroreeeeeee globaleeeeee, po vjeeeeeeen!

Cfarë do bëjmë tani? Hë! Të rrimë në shtëpi me pallto dhe dorashka! Apo do të vijnë orët e zgajtura pa drita e korrent e të kthehemi te qiriri! Po ashensorët t’i punojmë me ujë?


Për të qarë dhe qeshur!

Kur u rrit çmimi i energjisë, a eksportojmë energji elektrike ne apo rrimë kot? Dhjetfish t’a shesim!
Këto na tregoni se për të bërtitur : erdhiiiii kriza ! nuk është ndonjë zor!

Shpjegojmë Shqipërinë dje ekonominë e saj me bursat globale 🙂

Opozita është mbyllur krejtësisht në një mendim ekonomik formalist, jo ul taksën, jo buxhetI, jo ndihma! Do ta kuptojnë ndonjëherë se me mekanizma monetaristë ne nuk dalim kurrë nga qorrsokaku ku kemi hyrë.

Duhen reforma strukturore të ekonomisë dhe prodhimit. Ndryshe, kot, i kërkojmë qeverisë të kullandriset me ca burime financiare që i jep këtu dhe i heq aty.

Mjerim i madh!


Mirë qeveria që është ulur mbi një model ekonomik që e zhyt popullsinë në krizë dhe varfëri, po opozita çfarë ka që nuk ka program ekonomik për të nxjerrë Shqipërinë nga kolapsi por na propozon vetëm politikën e arnimeve financiare!

Aurela Gaçe dhe Stine “rikthejnë” Dr. Florin në mënyrën më të bukur të mundshme, publikohet kënga (VIDEO)

Projekti emocionues i Aurela Gaçes, i cili “rikthen” në skenë zërin e Dr.Florit, edhe pse fizikisht ai nuk është më mes nesh, tashmë është publik dhe të gjithë munden ta shijojnë.
Në një bashkëpunim interesant me Stinen, Aurela Gaçe ka qëlluar në shenjë edhe këtë herë. Zëri i Dr.Florit është regjistruar më parë, ndërsa projekti mban titullin S.F.L, një shkurtim i emrave Stine, Flori dhe Lela. Videoklipi hapet me disa pamje ku Dr.Flori shihet duke luajtur basketboll me vajzën e tij. Ndërsa në një skenë tjetër ata shihen para një ekrani ku janë shkruar emrat e tyre. Klipi përmban po ashtu pamje të vjetra nga daljet publike të Dr.Florit, por edhe disa video të papara më herët.


Rrëzohet nga pema/ Humb jetën 40-vjeçarja

Rrëzohet nga pema e arrës, humb jetën 40-vjeçarja në Pukë.

Njoftimi i policisë:


Pukë, Shkodër

Në fshatin Mesul, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë, shtetësja D.K, 40 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga një pemë arrë në pronë të saj dhe për pasojë ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.