Nënë e tre vajzave/ Një nga femrat më të bukura ndahet nga burri…kam shkuar te psikologia para divorcit !

Dietologia e njohur shqiptare, Diola Dosti, ka rrëfyer rreth rrëdhies fund martesës me bashkëshortin e saj, Dardan Bafti. Ajo tregoi se me ish – partnerin tashme janë njohur në moshën 19-vjeçare në Tiranë, ndersa e ka falënderuar për kohën e bukur që kanë kaluar bashkë.


Ma mori mendjen menjëherë me zgjuarsinë e tij, e kemi dashur shumë fort njëri-tjetrin, dhe i jam shumë mirënjohëse. Më ka bërë tri dhurata shumë të bukura, që janë tri vajzat tona, por ishte diçka që u konsumua dhe përfundoi”, tha Diola në emisonin Libero në ATV.

Gjërat i kemi ndarë me marrëveshje, dhe tani unë jetojë me tri vajzat e mia”, thekson Diola,e cila tregoi se kjo procedurë u zgjidh me mirëkuptim,ndersa tregon se është kthyer në Tiranë për të jetuar.

“Kam qenë te psikologia, edhe para divorcit edhe pas divorcit, konsultohem edhe tani çdo ditë. Më ka ndihmuar shumë. Humba një njeri të mrekullueshëm si Dardani, por gjeta një njeri edhe më të mrekullueshëm që është Diola”, shtoi me tej ajo.


Ish-konkurrentja e “Përputhen”: “Burrat Shqiptarët janë shumë fanatikë …megjithese unë s’jap asnjëherë shkas”

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ish-konkurrentja e “Përputhen” Antonela Berisha zbuloi se është në fazë njohjeje me dikë.


Jam duke u njohur me dike, por s’ ndihem gati”, u shpreh ajo duke zbuluar më tej se personi në fjalë është një futbollist i njohur.

“Janë shumë fanatikë shqiptarët. Unë s’jap asnjëherë shkas në lidhje për të bërë partnerin xheloz, por janë të sëmurë njerëzit. Xhelozojnë për gjëra banale. S’ jam njeri posesiv unë në lidhje dhe dua që të jetë njësoj edhe për mua”, tha ish-konkurrentja kur Bieta e pyeti për cilësitë që duhet të ketë partneri i saj i ardhshëm.

Ndër të tjera Antonela tregoi një kompliment prapaskene nga Manjola Nallbani për buzëqeshjen e saj, ndërsa gjithashtu theksoi se një ndër “armët” e saj më të forta janë këmbët.

“Më shkatërrove jetën, vete q**** me një plak në Sauk”/ Burri kap mat gruan me ‘dashnorin’ në Tiranë

Një video e pazakontë është publikuar këtë të Mërkurë në media e rrjete sociale. Në pamje shihet një burrë e një grua të cilët grinden në një lokal. Burri e akuzon gruan për tradhti dhe ushtron dhunë ndaj saj. “…Ta q**** robt se ke tre vjet që më shkatërrove jetën. Po të ushqej me bukë dhe ikën q***** me një plak atje në Sauk…”, i thotë ai mes të tjerash.

Raportohet se video është filmuar këtë të Mërkurë në një lokal në afër terminalit ndërqytetës në Qytetin Studenti.


Berisha në Gjirokastër /Batutat nuk ndalen …qytetari :”Kujtoj vitet kur ne te prisnim dhe thojë ,mbaje makinën se kanë dalë tigrat e Tepelenës“

Në foltoten e ish-kryeministrit Sali Berisha në Gjirokastër nuk kanë munguar batuat nga ana e simpatizantëve demokratë. Një qytetar i pranishëm në sallë i kujtoi Berishës mitingjet e viteve 2000.


Zoti Berisha të përshëndes. Kujtoj vitit kur ne e prisnim dhe ai ndalonte makinën sapo na shikonte dhe thoshte mbaje makinën se kanë dalë tigrat e Tepelenës dhe Jugut. Mirë se erdhe në jug të Shëipërisë o Sali Ram Berisha , o baspenceri i Shqipërisë. O trim. Nga ti duam të dëgjojmë vetëm fitore, fitore, fitore, të përqafoj o tropojan gjigand.

Kam bërë 70 km që të vij këtu” i tha një qytetar Berishës duke i kërkuar që të marrë në dorë “frenat” e PD-së për ta sjellë në pushtet.

Ndërsa, ish-lideri Sali Berisha iu kërkoi falje për mbështetjen për Lulzim Bashën të cilin e cilësoi besëprerë, duke iu premtuar ndryshimin, pasi sipas tij lideri aktual demokrat e ka centralizuar partinë si Stalini.


Ne do të bëjmë gjithçka që kryetari që humbet zgjedhjet të mos jetë më kryetar. Do vendosim edhe një rregull të ri. Edhe kryeministri për t’u bërë kryeministër do të votohet në primare njëherë. A e dini ju që kjo parti, kryeministrin e parë e ka përzgjedhur në votim me dy kandidatura. Tani do ta bëjmë më demokratike partinë. Ju kërkoj falje dhe ndjesë për mbështetjen që i kam dhënë një njeriu i cili e mbylli karrierën e tij politike si një besëprerë. Unë kërkoj ndjesë se ndonëse se privatisht i kam thënë cdo gjë që ti ke menduar me veten tënde, shumë gjëra janë të dokumentuara, por publikisht e kam mbrojtur atë”, tha Berisha

COVID-19, në Greqi / 2331 të infektuar,21 viktima në 24-orë

Autoritetet Shëndetësore në Greqi, kanë publikuar shifrat e 24 orëve të COVID-19 atje. Gjatë këtij orari kohor, janë shënuar 2331 raste të reja me COVID-19. Që prej fillimit të pandemisë në shtetin fqinj janë shënuar në total 15,012 vdekje prej COVID. Ndërkohë kanë humbur jetën 21 qytetarë të infektuar me koronavirus. Aktualisht po trajtohen në intubim 347 persona, 307 prej të cilëve janë të pavaksinuar.


Aktori Flor Binaj :”Bravo të gjithëve që jeni këtu”…,nuk hamë të gjithë te Nusreti”

Me qindra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Protesta është organizuar nga qytetarët me vullnet të lirë dhe shoqëria civile për rritjen e çmimit të bukës, por edhe të ushqimeve të shportës e karburanteve. I pranishëm është edhe aktori i njohur Florjan Binaj, aktori që imiton në “Portokalli” kryeministrin Edi Rama. Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrenë zërin.


Teksa theksoi se në këtë bulevard duhet të ishin më shumë qytetarë, Binaj ironizoi Ramën.

“Shumë nuk kanë mundësi të rrisin një fëmijë. Bravo ju që kemi ardhur, edhe më shumë duhet të jemi“, tha Binaj.

“Jemi të gjithë këtu për atë pabarazi. Kur është qeveria këtu? Jemi për të gjithë ata qytetarë që nuk kanë mundësi që të rrisin fëmijët. Bravo të gjithëve që jeni këtu. Dhe më shumë duhet të jemi. Nuk hamë të gjithë te Nusreti”, tha Binaj, ndërkohë që në dorë mbante një pankartë me mbishkrimin ‘Nusr-Edi jetesa’, shoqëruar me një fotomontazh ku shihej kryeministri Rama, të cilin e imiton shpesh herë në rolet e tij.

Rritja në javët e fundit e çmimit të produkteve ushqimore dhe paralajmërimi për një krizë të energjisë elektrike, shoqëruar me rritjen e çmimit të saj, ka bërë bashkë në protestë qytetarë, aktivistë, aktorë etj. Ekspertët kanë bërë të ditur se rritja e çmimit të grurit, karburanteve dhe nëse ndodh edhe ajo e energjisë elektrike do të ndikojë në rritjen e çmimit të të gjitha produkteve që konsumojnë qytetarët.

Ulen shifrat/ 572 raste të reja me Covid , 7 jetë të humbura

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 572 raste të reja me COVID nga 3808 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë ndërruar jetën 9 persona, konkretisht: 1 qytetar nga Kavaja 57 vjeç, 4 qytetarë nga Tirana 62-83 vjeç, 1 qytetar nga Shkodra 64 vjeç, 1 qytetar nga Përmet 68 vjeç, 1 qytetar nga Elbasani 72 vjeç dhe 1 qytetar nga Fieri 78 vjeç. Janë 8134 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 179 pacientë, nga të cilët 31 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 825 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 162,322 që nga fillimi i epidemisë.


Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 237 në Tiranë, 45 në Fier, 23 në Durrës, 19 në Kamëz, 17 në Elbasan, nga 16 raste në Shkodër, Lushnje, 15 në Dimal, 14 në Sarandë, nga 13 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 në Vlorë, nga 9 raste në Kukës, Lezhë, 8 në Berat, 7 në Peqin, 6 në Krujë, nga 5 raste në Kurbin, Dibër, Himarë, Cerrik, Memaliaj, nga 4 raste në Pogradec, Konispol, Divjakë, Patos, nga 3 raste në Malësi e Madhe, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Devoll, Këlcyrë, Përmet, Bulqizë, Mirditë, Has, Tropojë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kavajë, Delvinë, Dropull, Maliq.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Statistika (06 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 572
Të shëruar në 24 orë 825
Të shtruar në spitale 179
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3808

Testime totale 1,224,108
Raste pozitive 173,190
Raste të shëruara 162,322
Raste Aktive 8134
Humbje jete 2,734

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3599
Durrës 905
Fier 738
Shkodër 619
Vlorë 480
Elbasan 443
Berat 294
Lezhë 284
Gjirokastër 230
Kukës 202
Korçë 173
Dibër 167

Protesta kundër rritjes së çmimeve/ Aktivisti Adriatik Lapaj: “Boll më me interesat e partive! Edhe sa do duroni?”

Që prej orës 17:00 të pasdites së sotme po mbahet në ambientet përpara kryeministrisë një protestë kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve të shportës dhe të çmimit të energjisë elektrike. Në fjalën e tij përpara protestuesve, aktivisti Adriatik Lapaj i bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen masivisht në tubime, për interesin e tyre dhe jo për interesat e partive politike. Lapaj u shpreh se fatkeqësia e një kombi është kur bijtë e tij më të mençur, të cilët janë intelektualët, e shesin shpirtin në kurriz të fermerëve dhe personave në nevojë.


Adriatik Lapaj : Përshëndetje! Kisha vendosur të mos flisja, se besoj se protesta është individuale, por fjala që po mbajnë qytetarët tregon sinqeritetin e kësaj proteste.

Ndoshta nuk është më e bukura në fjalime, por është një protestë e sinqertë. Ky vend ka nevojë të dëgjojë pa zbukurime, pa makiazh të vërtetën e popullit të vet ashtu siç e preceptojnë. Kam disa pyetje për ju:

A keni mundësi të paguani për rritjen e çmimit të energjisë?

“Jo”- u përgjigjën protestuesit.

A keni mundësi për rritjen e çmimit të bukës?

“Jo”- u përgjigjën protestuesit.

A keni mundësi për rritjen e çmimit të gazit?


“Jo”- u përgjigjën protestuesit.

A keni ju të ardhura për të jetuar me dinjitet?

“Jo”- u përgjigjën protestuesit.

Të dashur vëllezër, ne sot këtu duhet të ishim më shumë. Hallet tona mund të zgjidhen vetëm duke u bërë barrikadë. Duke i thënë jo rritjes së çmimit të bukës, duke i thënë jo rritje të çmimit të karburanteve, duke i thënë jo rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Për të gjithë ata miliona që na shohin nga ekrani kam disa pyetje për ta:

Sa do duroni? A nuk u ngopët? A nuk ja patë hajrin servilizmit? A nuk u ngopët që fëmijët që po ju ikin?


Për çfarë nuk po ngriheni, që ata të bëjnë pushime në Maldive dhe në vendet më të shtrenjta të botës?

Që një pjesë e kësaj republike të ketë shtëpi në Tiranë, shtëpi në bregdet, shtëpi në Vlorë, shtëpi në Milano dhe shtëpi në Paris.

Fatkeqësia e një kombi është kur bijtë e tij më të mirë, që janë intelektualët që e shesin shpirtin në kurriz të fermerëve, në kurriz të invalidëve dhe fëmijë që enden rrugëve të botës. Boll më për interesat e partive të kryetarëve, kthehuni tek interesi tuaj“, tha Lapaj.