Edi Reja: “Humbëm me Poloninë për shkak të një gabimi…”

Trajneri Edi Reja mendon qe Shqiperia u penalizua ne ndeshjen ndaj Polonise per shkak te nje gabimi,ndërsa nuk pranoi se mungesat ishin shkak i humbjes.

Edi Reja tha :


Nuk flas për dëmtimet, lojtarët janë ata që janë. Më vjen keq sepse bëmë një ndeshje të mirë. Treguam se mund të matemi edhe me Poloninë. Në një moment të pjesës së dytë ra forma, bëra ndryshimet., Por një gabim na dënoi. Më vjen keq sepse barazimin mund ta kishim marrë”.

Mbajtëm mirë pjesën e parë, por më pas bëmë gabime individuale që nuk duhet t’i bëjmë. Për këtë më vjen keq”. Në pjesën e dytë treguam lodhje. Nuk kisha zëvendësime. Po të mos kishim bërë ato gabime, që nuk duhet të bënim”.

Përgëzoj tifozerinë sepse vështirë se e gjen në Europë këtë. Dhe djemtë e ndjenë dhe për këtë i falënderoj, të gjithë shqiptarët. Dhe kjo bëri që skuadra të luante me nivel dhe u treguam të barabartë me Poloninë.