Publikohen fotot/ Kush është 22-vjeçari që u gjet mbrëmë i plagosur në makinë te ‘Komuna e Parisit’

Personi që në foto është Redi Balla, 22-vjeçari që iu bë atentat mbrëmjen e djeshme tek Komuna e Parisit. Siç shihet edhe nga fotot që vetë 22-vjeçari ndante me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, nuk mungojnë pozat pranë makinave luksoze. Në shumë prej tyre ‘shpalosen’ dhe udhëtimet e Ballës ne destinacione turistike. Balla aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.Ai ka marrë dy plumba në kofshën e djathtë. Redi Balla u qëllua teksa qëndronte në makinën e tij të parkuar tek zona “Komuna e Parisit”. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.

Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, por duket si një skemë e mirëorganizuar nga ana e atentatorëve, të cilët kanë shfrytëzuar një moment kur vëmendja e të gjithëve, përfshirë edhe uniformave blu ka qenë e fokusuar te ndeshja e Shqipërisë. Policia pritet të hetoje pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e populluar ku ka prani të bizneseve të shumta.