Fatos Lubonja: “Lufta Basha-Berisha, situatë e përgatitur nga Rama”

Analisti Fatos Lubonja, duke komentuar përplasjen Berisha-Basha si dhe situatën politike apo qeverisjen e Edi Ramës në vend tha në “Real Story” në News24 se Basha është i dobët duke shpjeguar arsyet sipas tij, teksa theksoi se situata mes tij e Berishës është e përgatitur nga Edi Rama.


“Ne sot duhet të ishim këtu, ne mediat të gjitha duke u marrë me qeverinë, me energjinë, me shumë probleme që kemi, me borxhin etj dhe kemi kaq kohë që merremi Basha-Berisha… që është një problem edhe i asaj opozite që kanë arritur këtu.
Basha është i dobët, pse është i dobët? Për dy arsye, ka qenë bashkëpunëtor me Berishën, nëse bëhen akuza për korrupsion, për sistemin e ngritur me oligarkë, janë ata që e kalëruan këtë sistem që u ngrit nga Fatos Nano, Ilir Meta, Edi Rama. Është ngritur në atë kohë dhe ata kanë vazhduar të bashkëpunojnë, e para dhe e dyta është i dobët sepse deri dje jo vetëm Basha, nuk kanë thënë që ky Berisha është përgjegjës për këtë sistemin e oligarkisë që ka ngritur dhe Rama e ka çuar më tej, ne kemi përgjegjësitë tona, por kanë thënë gjer dje na thonë amerikanët, ky është burrë i mirë, ne do e heqim. Kur nuk je i zoti të mbrosh kryetarin tënd, kjo është dobësi. Në vend që kjo krizë të shërbejë pikërisht për të hapur këtë debat, si u ngrit sistemi, kush e ngriti,
kush po e punon sistemin… Lulzim Basha duhet t’i thoshte amerikanëve, ore zotërinj ne kemi përgjegjësi por kemi 8 vjet që kemi ikur dhe korrupsioni gjasme që doni të luftoni është më i madh tani, ose nëse doni të bëni politika me Edi Ramën na lini të bëjmë punën tonë. Me gjithë problemet që ka Berisha, Basha ne kemi nevojë për opozitë të fortë. Basha plus Berishën, e bënte më të fortë PD-në, si bandë, por gjithsesi. Kjo situatë që këta të dy luftojnë me njeri-tjetrin është e përgatitur nga Rama, këta nuk kanë kurajë t’u thonë amerikanë s’e bëjmë dot. Të gjitha këto janë dobësitë e tyre që sot po bën qejf Edi Rama. Është tamam në lojën e tij. Problemi ynë është shumë më i madh, energjinë që na e shet e blen në këto forma dhe ne merremi me këtë. Këtu është një skandal total dhe ne akoma merremi me opozitën. Unë mendoj që përgjegjësinë e parë e ka Basha që nuk i tha dot amerikanëve jo. E dyta është përgjegjësi e Bashës sepse s’ka bërë gjë përpara për të luftuar ato që thashë. Edhe Berisha është në lojën e vet, ky është Berisha. Atë gjuhë që ka përdorur me opozitën, atë po përdor dhe me Bashën”, deklaroi Lubonja.

Miratohet projekti për ndërhyrje restauruese në Urën e Niçës në Pogradec

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për kryerjen e ndërhyrjeve konsoliduese, restauruese në Urën e Niçës, në fshatin Niçë, Pogradec.Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila theksoi se kjo urë është një tjetër monument kulture i shpëtuar.

“Ura e Niçës është një monument kulture i kategorisë I, punuar në gurë, që paraqet një seri problematikash. Projekti që sapo kemi miratuar parashikon kryerjen e ndërhyrjeve përforcuese në konstruksion, zëvendësimin e gurëve të dëmtuar, pastrimin e vegjetacionit etj”, tha Margariti.

Ura ndodhet mbi lumin e Niçës në rrethin e Pogradecit. Nga ana kronologjike kjo urë daton në shekullin XVIII.


Përplasi “Fordin” me murin/ Arrestohet shoferi i dehur në Ersekë…

Arrestohet një 53-vjeçar në Ersekë pasi është aksidentuar duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

“Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, të shtetasit S. Sh., 53 vjeç, banues në Ersekë, pasi në qytetin e Ersekës, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me murin rrethues të një objekti, duke shkaktuar dëme materiale. Pas kryerjes së kontrollit, rezultoi se 53-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur”, thotë policia.


Sot fluturimi i fundit/ Pas 74 vitesh falimenton “Alitalia”

Pas shtatë dekadash, linja italiane ajrore “Alitalia” ka falimentuar. Në orën 23:10 të mbrëmjes së sotme, avioni Alitalia AZ 1586 do të ngrihet për herë të fundit në Aeroportin Fiumicino në Romë me destinacion Cagliari.Kështu kompania shënon fundin pas 74 vitesh që operon në këtë biznes. Gjatë 20 viteve të fundit, Alitalia i ka kushtuar shtetit italian rreth 13 miliardë euro. Pandemia e covid rezultoi të ishte një goditje fatale për kompaninë. Italia Trasporto Aereo (ITA) ka marrë përsipër kompaninë, por do të punësojë vetëm 2,800 të stafit të saj. Mijëra punonjës të tjerë të Alitalia përballen me papunësi.


Flamur Noka :”Opozita është peng dhe Rama është shefi i Bashës ,në një vend të tillë demokracia është duke dhënë shpirt..

Deputeti demokrat Flamur Noka, ka vijuar me akuzat ndaj Bashës, ku sipas tij po e çon partinë drejt asfiksisë, pasi nuk ndjen për partinë dhe nuk i dhimbset kjo forcë politike. I ftuar në Ora News, Noka ka theksuar se opozita është peng dhe Rama është shefi i Bashës dhe në një vend të tillë demokracia është duke dhënë shpirt.


Flamur Noka :

“Basha po e çon partinë drejt asfiksisë. Ai nuk ndjen për partinë dhe nuk i dhimbset kjo forcë politike. Se çfarë interesash ka ai, do ta tregojë koha. Ai e sheh ku e ka katandisur PD-në, por nuk shqetësohet, sepse shqetësohet vetëm për karrigen e tij. Pasi shpalli Sali Berishën armik e më pas, ai bën veprime që nuk i ka të vetat. Çdo ditë del i sforcuar dhe trazuar, pasi ka dalë nga shinat e tij dhe e ka humbur sensin e kontrollit, duke thënë se baza është antiamerikane dhe llum i PD-së.Opozita është peng, dhe në një vend të tillë demokracia është duke dhënë shpirt. E patë edhe sot në kuvend ku ishte një teatër i inskenuar për të treguar që Basha nuk është peng. Edi Rama ia bërë me dije se Basha është pengu i tij. Basha është në këtë situatë sepse ka vetëm një mision; zerimin e opozitës dhe Foltorja e ka tmerruar atë bashkë me Shefin e tij, Edi Rama. Për Bashën Foltorja është një mjet që e fut në panim dhe stres.

“Basha bën sikur hakërrehet në Kuvend, por bëhet qesharak. Do të tregojë sikur po bën opozitë e gjoja për të larguar Edi Ramën. Ai ka projekt vetëm rutinën parlamentare. Nuk ka demokrat sot që nuk e di se Basha është një peng i Ramës. Largimi i qeverisë duhet të jetë misioni i qeverisë, por ai me vepra largoi Berishën dhe mua. Kush ka qenë më i interesuar se sa Edi Rama që të largohet Berisha dhe unë nga grupi parlamentar i PD-së? Prandaj Basha na largoi ne dhe do të largojë zërat kundër.”

Flamur Noka :”Opozita është peng dhe Rama është shefi i Bashës ,në një vend të tillë demokracia është duke dhënë shpirt..,.”

Deputeti demokrat Flamur Noka, ka vijuar me akuzat ndaj Bashës, ku sipas tij po e çon partinë drejt asfiksisë, pasi nuk ndjen për partinë dhe nuk i dhimbset kjo forcë politike. I ftuar në Ora News, Noka ka theksuar se opozita është peng dhe Rama është shefi i Bashës dhe në një vend të tillë demokracia është duke dhënë shpirt.


Flamur Noka :“Basha po e çon partinë drejt asfiksisë. Ai nuk ndjen për partinë dhe nuk i dhimbset kjo forcë politike. Se çfarë interesash ka ai, do ta tregojë koha. Ai e sheh ku e ka katandisur PD-në, por nuk shqetësohet, sepse shqetësohet vetëm për karrigen e tij. Pasi shpalli Sali Berishën armik e më pas, ai bën veprime që nuk i ka të vetat. Çdo ditë del i sforcuar dhe trazuar, pasi ka dalë nga shinat e tij dhe e ka humbur sensin e kontrollit, duke thënë se baza është antiamerikane dhe llum i PD-së.Opozita është peng, dhe në një vend të tillë demokracia është duke dhënë shpirt. E patë edhe sot në kuvend ku ishte një teatër i inskenuar për të treguar që Basha nuk është peng. Edi Rama ia bërë me dije se Basha është pengu i tij. Basha është në këtë situatë sepse ka vetëm një mision; zerimin e opozitës dhe Foltorja e ka tmerruar atë bashkë me Shefin e tij, Edi Rama. Për Bashën Foltorja është një mjet që e fut në panim dhe stres.

“Basha bën sikur hakërrehet në Kuvend, por bëhet qesharak. Do të tregojë sikur po bën opozitë e gjoja për të larguar Edi Ramën. Ai ka projekt vetëm rutinën parlamentare. Nuk ka demokrat sot që nuk e di se Basha është një peng i Ramës. Largimi i qeverisë duhet të jetë misioni i qeverisë, por ai me vepra largoi Berishën dhe mua. Kush ka qenë më i interesuar se sa Edi Rama që të largohet Berisha dhe unë nga grupi parlamentar i PD-së? Prandaj Basha na largoi ne dhe do të largojë zërat kundër.”

Arjan Çani: “Basha nuk e mund dot Ramën me të njëjtën strategji,lëvizja e Berishës i bën mirë opozitës”

Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se lëvizja e Sali Berishës në bazë, edhe pse bëhet për motive personale, i bën mirë kësaj force politike. Çani foli edhe për kreun aktual të PD-së, Bashë, duke deklaruar se ai nuk e mund dot kundërshtarin politik, me strategjinë që po vijon të përdorë.


Arjan Çani tha :“Sa herë ka luftë për pushtet, në thelb është personale. Nuk e skualifikon Berishën, fakti që ka ca zëra, që thonë se e ka personale. Unë them, pse e ka personale, ai ka shanset për t’ja dalë mbanë këtij rrugëtimi. Le të mos e shohim axhendën personale si gjë të keqe. Po të mos ishte ambicia personale, për cfarë të jetonim, të vegjetojmë? Vetëm se dua shumë veten dhe mendoj për veten time, dua edhe vendin. Kush thotë të kundërtën, është mashtrues dhe budalla.

Berisha ndoshta nuk e ka betejë të moralshme, por ka betejë të drejtë. Nuk është e moralshme sepse u kujtua vonë. Por është e drejte, sepse cfarë kërkon? U godit personalisht. U thotë demokratëve, prova që ai më goditi mua, është provë që kjo parti duhet ribërë.

Unë Bashën e justifikoj, sepse duhet të jesh shumë i fortë ti thuash jo amerikanëve. Ajo që po bën Berisha, i bën mirë opozitës. Jam i bindur që po. Berisha nuk synon të bëhet vetë kryetar i PD, por të hapë partinë, të bëjë primare, si në çdo vend normal demokratik. Unë vë bast, që Berisha nuk do të jetë në krye të PD. Po e bën për arsye tjetër, për t’i thënë amerikanëve nuk jam vetëm, më mbështet një parti e madhe. Problemi me Bashën është që ai vazhdon të ndjekë të njëjtën strategji komunikimi. Nuk mundet Edi Rama kështu. Duhet të ndryshojë strategji. Nuk e di kush e këshillon. Nuk e di përse mban afër njerëz që e këshillojnë gabim. Nuk mundet Rama me këtë strategji”, tha Çani.

U nis me 70 mijë euro drejt Durrësit/ Shqiptarit “i shkon huq” ,ja si u zbulua nga policia në Brindisi

Policia Italiane ka sekuestruar 70 mijë euro të padeklaruara në portin e Brindisit.Mediet italiane raportojnë se shuma e parave ishte fshehur në një hapësirë në shkallët e autobusit të linjës me Shqipërinë, shofer i të cilit ishte personi i cili u ndalua nga autoritetet në shtetin fqinj.Autobuzi ishte nisur drejt qytetit bregdetar të Durrësit, ndërsa ende nuk bëhet me dije emri i shoferit i cili u ndalua gjatë kontrollit të policisë italiane.

Shuhet në aksident 22 vjeçari shqiptar në Itali/ Në gjendje të rëndë e dashura e tij (Foto)

Një i ri shqiptar vetëm 22 vjeç humbi tragjikisht jetën në Terni të Italisë.Personi qe humbi jeten, sipas mediave italiane, është , me origjinë shqiptare, por rezident në San Gemini. Bashkë me të udhëtonte edhe e dashura e tij, po 22-vjeçe, e cila mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion në spitalin Santa Maria. Çifti i të rinjve udhëtonin me motor, kur 22-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një kamion. Kahuqi humbi jetën në vendin e ngjarjes. Aksidenti rëndë ndodhi rreth orës 19:30 të së martës.



Të veshur si policë/ 2 të rinj futen në familjen shqiptare në Londër për të vjedhur (Video)

Një familje shqiptare në Londër është përballur me një situatë të pazakontë së fundmi. Dy të rinj, të cilët pretendonin se ishin policë kanë shkuar në shtëpinë e tyre. Dyshohet se ata kishin shkuar për të vjedhur. Mirëpo, të rinjtë janë kapur mat dhe janë filmuar nga shqiptarët. Aty dëgjohen edhe të sharat e shqiptarit, i cili u përball papritur me dy të rinjtë që nuk janë shqiptarë, por të huaj.Pasi kanë kuptuar që kanë rënë në një “vend të gabuar”, punonjësit e kamufluar të policisë janë larguar me vrap. Ata janë ndjekur deri në një pikë nga e zonja e shtëpisë.