Moti i keq godet Greqinë/ Këshillohet të shmangen lëvizjet (VIDEO)

Monti i keq ka përshirë Greqinë. Stuhia “Ballos” me reshje të dendura shiu ka sjellë probleme të mëdha në rajonin e Atikës. Në pamjet e publikuara në mediat greke shihen teksa uji ka pushtuar rrugët, ndërsa shumë mjete janë bllokuar. Autoritetet u bënë thirrje qytetarave që të shmangin sa më shumë lëvizjet. Sipas informacioneve, mesazhi nga Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile iu dërgua qytetarëve në Athinë, Korint dhe Argolida. Gjithashtu, është njoftuar se mësimi është pezulluar në Atikë. Sipas të dhënave më të fundit të parashikimit të Observatorit Kombëtar të Athinës, gjatë pjesës tjetër të së enjtes dhe deri të premten në mëngjes, shi dhe stuhi priten në të gjithë vendin, ndërsa ekziston mundësia e breshërit kryesisht në ishujt Jon dhe Egje, si dhe dhe në zonat bregdetare të Peloponezit, Greqisë Qendrore dhe ndoshta Halkidiki.