Moti i keq në Greqi/ Autobusi fundoset në ujë, qytetarët kapen për dore për të shpëtuar

Greqia është përfshirë nga moti i keq mëngjesim e sotëm. Një nga zonat më problematike është atika, ku shumë zona janë përmbytur si pasojë e stuhisë “Balos”.Mediat greke raportojnë se në rrugën e Poseidonos, një autobus në itinerarin Pire-Voula u bllokua nën një urë, ndërsa udhëtarët formuan një “zinxhir” në mënyrë që të largoheshin. Uji mbuloi pothuajse të gjithë autobusin, duke lënë vetëm pjesën e sipërme e tij të dukshme, ndërsa niveli i ujit u rrit. Siç shihet edhe nga videoja që ilustrohet në vijim uji fundosi të gjithë autobusin. Fatmirësisht të gjithë pasagjerët mundën të shpëtonin pa dëmtime.