Vodhën objektin antik prej bakri në Korçë /Policia arreston 28-vjeçarin shpall në kerkim bashkëpuntorin

Nje 28-vjeçar eshte vënë nën prangat e policisë dhe një 37-vjecar është shpallur në kërkim.Policia ka kapur ne flagrancë shtetasi E.Z., dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtori i tij, pasi vodhën një objekt antik prej bakri me vlerë 30.000 lekësh, në banesën e shtetasit M.A ne lagjen nr3. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë :

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, të shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin V. B., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi këta shtetas, në lagjen nr. 3, Korçë, kanë vjedhur në banesën e shtetases M. A., një objekt antik prej bakri me vlerë 30 000 lekë”, njofton policia.