Makina e përplasi para shtëpisë të hënën/ Ndërron jetë 12-vjeçarja shqiptare

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën Emanuela Brahja, vajzës së vogël 11-vjeçare në Campodarsego të Italisë, e cila teksa po ktheje në shtëpi me biçikletën e saj u përplas fatalisht me një furgon tip “Mercedes”. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ndërsa e vogla ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Padova ku edhe “luftoi” deri në minutën e fundit me jetën, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra ,ndonëse furgoni ishte me shpejtësi vetëm 40 km/orë dhe rruga e ndriçuar…goditja ishte e pashmangshme dhe trauma në kokë ishte fatale për vajzën.

Vetëm një javë më parë familja kishte humbur gjyshin e tyre i cili jetonte në Milot të Shqipërisë dhe pa u shëruar mirë nga dhimbja e ikjes së tij, për familjen shqiptare erdhi edhe një “goditje” më e dhimbshme, ajo e ikje së engjëllit të vogël, Emmanuela.


E mitura u përplas me makinë nga një 36-vjeçar venecian, teksa po kthehej në shtëpi me biçikletë. Dëmtimi i marrë në kokë rezultoi fatal për të. Dëshmitarët e ngjarjes treguan se drejtuesi i mjetit ishte ulur në rrugë i tronditur duke u dridhur. Testi i alkolit doli negativ dhe policia po vijon hetimet për gjetjen e shkakut të aksidentit.

Shtëpia në të cilën jeton prej disa vitesh familja shqiptare është mbushur nga miq dhe familjar për t’i dhënë lamtumirën e fundit, vajzës së vogël që iku kaq padrejtësisht nga kjo jetë.