Erdhi dimri/ Vjen bora e parë ne juglindje(Foto)

Zonat malore në qarkun e Korçës janë përfshirë nga reshjet e para të dëborës në orët e para të mëngjesit. Reshje bore ka pasur në Dardhë,Voskopojë.Panarit ,Shtyllë, në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit.

Në Dardhë centimetrat e para të borës kanë krijuar panoramën e dimrit, ndërsa rruga është pastruar edhe fshati është gati për të pritur turistë.

Temperaturat kanë rënë në nivelet 3° në qytet, ndërkohë që nuk paraqiten probleme në rrugët urbane.