Preu gishtat për të mos i kënduar Enver Hoxhës/Njihuni me historinë e muzikantit korçar Tomi Kondakçiu

Sot te emisioni i Top Channel “Shqipëria Live” ishte i ftuar Tomi Kondakçiu, një muzikant me prejardhje nga Korça. Fillimisht ai tregoi se si lindi dashuria e tij për muzikën, kryesisht për kitaren, për të cilën tha se ka tip të ëmbël dhe i pëlqen më shumë se instrumentet e tjera.
Ai e mori për herë të parë kitaren në moshën 10 vjeçare, në vitin 1969, ku Shqipëria ishte nën regjimin e Enver Hoxhës.

Ai gjithmonë ka qenë i tërhequr nga muzika e huaj, madje ka emigruar në moshën 19 vjeçare.


Normalisht ishte më e bukur muzika e huaj, sesa t’i këndoje traktorit. Muzika e huaj ishte me e gjerë plot tematika, mund t’i këndoje një vajze, mund t’i këndoje miqësisë,- u shpreh ai.

Ai , si i persekutuar, u kap në tentativën e tij për arrati dhe u dënua me 12 vite burg.

Atje, më kërkuan t’i këndoja Enverit. Kjo gjë nuk më pëlqente dhe vendosa t’i lëmoja gishtat me sqepar. Po a mund t’i këndojë njeri persekutorit të tij? Sot nuk e di çfarë mund të bëj ky brez, por mentaliteti jonë ishte ndryshe. Të gjithë e kuptonim situatën, si ata që ishin jashtë apo brenda.


Tomi tregoi se në rrethana të tjera, mund të ishte ndryshe dhe mund t’i kishe kënduar, pasi jashtë burgut, kalohen gjërat më lehtë sepse ke familjen, ke miqtë etj.

Ai gjithashtu tregoi se për 8 vjet nuk preku kitarë me dorë.

Më përpara nuk e mendoja se ishte provokim, sepse nuk i kuptoja djallëzitë e sistemit në atë kohë, pasi isha vetëm 20 vjeç. Po sot mendoj se mu kërkua ajo gjë për poshtërim.

Nis restaurimi i kishës së Shën Athanasit në Voskopojë

Në kishën e Shën Athanasit në Voskopojë, monument kulture i kategorisë I, kanë nisur punimet për restaurimin e saj.Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila thekson se “shqetësimit tonë për dëmtimin e çatisë së kishës së Shën Athanasit në Voskopojë iu bashkua edhe ai i komunitetit, ndaj japim lajmin e mirë të ngritjes së kantierit të restaurimit”.


“Kisha e Shën Athanasit është monument kulture i kategorisë I, i shek. XVIII, një nga më të bukurat e Voskopojës, që ofron një informacion të pasur përmes mbishkrimeve. Projekti i financuar nga Abi Bank – American Bank of Investments, parashikon restaurim të kupolave, të çatisë, strehës me dekoracion etj.”, tha Margariti.

Kisha e Shën Athanasit është ndërtuar mbi kodrën me të njëjtin emër, e cila ka shërbyer edhe si varrezë e qytetit të Voskopojës. Kisha e Shën Athanasit është kisha e katërt e të njëjtit tip, bazilikë me mbulesa të kurbëzuara, e ndërtuar në Voskopojë. Kisha është ndërtuar gjatë viteve 1721-24, ku më 1721 ka përfunduar naosi dhe më 1724 ka përfunduar arkada.

Narteksi është rrënuar nga tërmeti i vitit 1960. Pikturimi i naosit dhe arkadës ka përfunduar në qershor të vitit 1745 nga vëllezërit Konstantin dhe Athanas nga Korça. Pikturat e naosit dallohen për programin ikonografik tepër të veçantë, ku prezantohet një cikël tepër i zgjeruar me skena të shumta të martirizimit të shenjtorëve dhe ku trajtimi i hollësishëm deri diku makabër i torturimit të tyre tejkalojnë fantazitë e shikuesit.

Në pikturat e arkadës vëllezërit Konstantin dhe Athanas kanë prezantuar me mjeshtëri një cikël të zgjeruar të Apokalipsit, i cili konsiderohet si cikli më i plotë i prezantuar në afreske deri në atë periudhë./atsh


Qytetet që kanë konsumin më të lartë të drogës (Video)

Shqipëria nuk është më vetëm një vend tranzit për drogat e forta, por edhe një strehë në zgjerim për përdoruesit e tyre. Emisioni “Unpublished” ka hulumtuar mbi përdorimin e kokainës në vendin tonë. Kokaina klasifikohet ndër lëndët narkotike të luksit, edhe për shkak të çmimit të saj të lartë, ndryshe nga drogat e tjera si hashashi p.sh. Por asgjë nuk po i ndal të rinjtë shqiptarë t’i hyjnë rrugës së konsumit të kokainës. Raportuesja për Shqipërinë në Evropë e përdorimit të lëndëve narkotike, mjekja toksikologe Esmeralda Thoma, e veçon përdorimin e kokainës duke e kategorizuar me fjalët, epidemia e re.


Momentalisht dhe për vendin tonë dhe për SHBA dhe Europën Perëndimore po flitet të paktën këto 3-4 vitet e fundit, po flitet për një epidemi kokaine, pra përdorimi i kokainës është aq i shprehur aq në shifra të larta, tashmë në këto vende po flitet për epidemi kokaine”, deklaron znj. Thoma.

Kjo është renditja e qyteteve sipas konsumimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në Fier dhe Elbasani dominon shpërndarja dhe konsumimi i heroinës. Ndërsa Tirana dhe Durrësi kanë kokainën lëndë të parë konsumi. Le të shohim edhe zonat më problematike në Tiranë.

Zonat nuk është se janë të ndara të prera me thikë. Pothuajse në të gjithë territorin e Tiranës ka konsumim të lëndëve narkotike. Zonat që kanë më shumë fluks ka qenë zona e parkut që u godit. Ka qenë zona e pallatit me shigjeta, ka qenë zona e bllokut, por që edhe aktualisht dominon për përdorimin në fundjavë të lëndëve narkotike të llojit kokainë. Zona e Freskut, Alliasi dhe Kamza”, Maringlen Beqo, shef i Antidrogës në Tiranë.

Çmimi i kokainës varion sipas cilësisë së saj. Pavarësisht çmimeve shumë të larta për blerjen e kokainës, ajo shitet në masë. Tregtia nis nga blerja me kilogramë e përfundon deri tek blerja sipas dozave.


Kemi 2 lloje kokaine, kemi kokainë peruanë dhe fleks. Çmimi i një kilogram peruanë varion nga 35 deri në 40 mijë euro. Ndërsa i fleksit kalon në 28 deri në 35 mijë euro për kilogram, me shumicë flas gjithmonë”, tregon Maringlen Beqo, shef i Antidrogës në Tiranë.

Sipas tij nuk është vetëm Porti i Durrësit pikë kyçe e futjes së lëndëve narkotike ndërsa kokaina që hyn në Shqipëri nuk vjen në cilësinë e vendit të origjinës. Kjo pjesë që vjen merret, përpunohet dhe më pas shpërndahet në doza shkruan euronews.

Rrëfimi i një shpërndarësi droge: “Të rinjtë blerësit më të mëdhenj. Ja sa lekë fitoj në ditë” (Video)

Unpublished” bisedoi me një të ri që është shpërndarës d roge në Tiranë. Ai tregon se këtë “biznes” ka nisur herët, me synimin që kanë pothuajse të gjithë ata që i hyjnë kësaj tregtie të paligjshme; për të fituar para dhe sot thotë se arrin të fitojë dhe deri në 30 mijë lekë të reja në një ditë.


Ekonomia, më duheshin lekë kur isha 18 vjeç, si çdo i ri që do të bëjë lekë shpejt, pa u lodhur shumë, kërkesë kishte. Nga njerëzit, nga të rinjtë shumica, mosha 17, 18 deri në 25 vjeç që kishte më shumë kërkesë, pastaj ka dhe më të mëdhenj, por këta janë ata që e përdorin më shumë. Më shumë kërkohet kokainë, shumë pak kërkohet dhe bar (hashash), po kohët e fundit ka hyrë dhe bari që kërkohet shumë, sidomos nga femrat”, shprehet shitësi.

Neli Demi, mjek psikiatër shprehet se konsumi i drogës nis nga varësia ose “nevoja psikologjike e çdo individi për të konsumuar një substancë e cila shkakton një efekt të caktuar të pëlqyeshëm përkohësisht”.

Për individin dhe ky efekt mund të jetë një lloj relaksimi, një lloj qetësimi, ngritje të humorit apo situate të euforisë dhe vetëbesimit mund të shkaktojnë disa substanca sepse substancat janë të ndryshme, janë disa që janë qetësuese, depresuese, dhe janë disa që janë stimuluese po që shkaktojnë këtë pjesën e rritjes së vetëbesimit dhe vetëvlerësimit dhe të euforisë ku mund të hyjë dhe kokaina”, shprehet ai.


Vetëm në vitin 2019, në QSUT, qendra e vetme me shërbimin e toksikologjisë në vend, janë paraqitur 850 persona për ndihmë të shpejtë. Nëse do ta thjeshtonim shifrën, llogarisim 70 persona në një muaj. Pra thënë ndryshe, çdo ditë 2 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, pasi kishin konsumuar lëndë narkotike. Shumica e tyre kokainë, pasi pirja e hashashit duket se është më nën kontroll të përdoruesve e ata rrallë përfundojnë në spital. Po si sigurohet kokaina, që më pas tregtohet kaq lirisht në rrugët e vendit? Personazhi ynë na tregon se sigurimi i dozave dorazi shkon të njohur pas të njohuri.

Kur e siguroja, kam një rob që shet kështu por që s’mund ta tregoj dot dhe për të gjet klientët është shumë e thjeshtë, se flet me një shok, ai shoku njeh një shok tjetër, përhapet nami edhe kur ke dhe një gjë të mirë edhe nuk të largohen, edhe kështu e krijon klientelën”, thotë ai.

Drejtuesit e policisë së shtetit na tregojnë se ka dy mënyra funksionimi të shpërndarësve të lëndës narkotike, në grup dhe individualisht.


“Ka dy forma shpërndarjeje, kemi rastin kur personat janë dy ose më shumë, pra punojnë në grup”, shprehet Maringlen Beqo, shef i Antidrogës në Tiranë.

Personazhi ynë na tregon se këtu një dorë e japin edhe policët e korruptuar.

Pagatto, paguhet kryesori, edhe të le me punu për një farë kohe,,, ose do arrestohesh. Kam pasur ca, pagatto dhe te rajoni dhe te OPGJ-ja edhe kam dalë. Kështu funksionon, kurse kur je pa krahë të ngrohta nuk reziston as 1 vit”, tregon shitësi.

Por jo më pak problem se kokaina, është përdorimi i hashashit në vendin tonë. Duke u cilësohet si një drogë më e lehtë, përhapja e tij është më e madhe. Shpërndarësit më të shumtë që gjen rrugëve janë ata të hashashit. I tillë është edhe personazhi ynë I dytë. Ai tregon se në cilat grupe e shet më shumë hashashin. Ai ka ndjekur të njëjtën rrugë që ndjekin pothuajse shumica e shpërndarësve. E nisi vet në moshën 18-vjeçare e më pas mendoi ta shfrytëzonte si punë. Personazhi ynë na rrëfen sa kushton lënda narkotike e si ndahet ajo më pas në doza teke, për t`u tregtuar tek të tretët.


“Po varet nga ecuria e punës, ka raste marrim nga 1 kg, ka raste nga 2 kg dhe ka raste 10. Ajo shitet me doza të vogla, 5 mijë lekëshe, 10 mijë lekëshe. Po ka raste që brenda ditës bëhen 200-300 mijë lek, mos më shumë”, rrëfen ai.

Ka vite që merret me këtë tregti të jashtëligjshme, ndaj frika nga policët është zbehur.

“E merr me 800 mijë lekë (1 kg hashash) dhe e nxjerr me 16.-2 milionë lekë se e shet me doza. Po se sa herë kaloj në rrugë e mbaj në dorë dozën dhe sa shoh kacel (punonjës policie) e hedh në ndonjë pemë, në ndonjë bar ku nuk duket” tregon ai per euronews.

Askush nuk duhet të vaksinohet me detyrim/Sorina Koti: “Korça e la të lirë duke respektuar të drejtën për tu arsimuar”

Deputetja e PD dhe njëkohësisht pedagogia, Sorina Koti e ftuar në emisionin “Pushteti” që moderohet nga Juela Meçani ka folur për vështirësitë që kanë hasur studentët në këtë fillim akademik. Gjatë fjalës së saj, Koti tha se qeveria nuk duhet të ndalojë lirinë themelore të njeriut për tu arsimuar, duke theksuar se vaksina nuk duhet të jetë me detyrim për askënd por të bëhen fushata ndërgjegjësimi.

Sorina Koti tha :


E them me dhimbje që rinia shqiptare po haset në vështirësi. Dje dhe sot jemi përballur me nëj sfidë si asnjëherë tjetër. Të gjithë ne ngelimi të painformuar këtë radhë ishte kaos më i madh se vitin e kaluar. Menduam që ky vit do të ishte më i mirë për manaxhim por kolegët dhe studentët u gjendën mes 4 rrugëve. Rama kërkonte vaksinimin me detyrim dhe në krajhun tejtër ishin studentë . Unë bëj nxitje dhe thirrje për tu vaksinuar, gjithcka duhet të jetë në liriu të polotë për të marrë përsipër vaksinimin ose jo. Nuk ka udhëzime për studentët që janë të pavaksinuar.

Petagogët duhet ta bënin dy herë mësimin online ose në audiotor, të gjetur në këto kushet universitetet i lanë ditët e hapur , Korca e la të lirë duke respektuiar të drejtën për tu arsimuar. Protesta nuk ishte vetëm për vaksinimin por edhe të ulen tarifat e studimit. Protesta ka grumbulluar kërkesat e tyre. Studentët e kanë të pamundur për ta bërë testin anticovid nuk i detyron dot.


Ne kemi testet më të shtrenjta në Europë. testi i shprejtë duhet të jetë falas, për fat të keq janë viti i 3-të që studentët janë jashtë auditorit cdo gjë është kthyer në robotike. Nesër do të kemi në mjek dhe një inxinier që është arsimuar online është për të ardhur keq. Nuk u lejuan që studentët mjekë nuk u pranuan që të bënin praktikën në spital. Ky brez nga 2018 ka humbur shumë dhe pas shumë kohësh do të vuajmë për ekkspertëve. Gatë këtyre 8 viteve në Shqipëri është larguar pjesa më intelektuala së bashku me fëmijët e tyre. Nuk ka rakordim të masave anticovid mes komitetit të ekspertëve dhe qeverisë tha Sorina Koti në Fax News.

E pazakontë/ Në Manastirin e Dhërmiut,brenda dhomës së murgut, policia gjen pistoletë lodër çakmak…

Policia e Vlorës ka dhënë një sqarim në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se në Manastirin “Burimi Jetëdhënës”, në Dhërmi, qëndrojnë persona të cilët posedojnë armë zjarri. Policia sqaron se duke vlerësuar videon e publikuar në rrjetet sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë menjëherë shkuan në këtë manastir, për të verifikuar informacionin.

Gjatë kontrollit në njërin prej ambienteve të këtij manastiri, konkretisht në dhomën e murgut, shtetasit K. M, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë lodër çakmak. Në vijim të kontrollit të ambienteve të tjera të manastirit nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë


Po vendoste sende ne bagazhin e mjetit të tij/ Makina me shpejtësi e përplas rëndë…dyshohet se ka humbur gjymtyrët

Një aksident i rendë ka ndodhur në Qafë-Gjashtë të Sarandës, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë. I riu kishte parkuar makinë e tij me targa AB441EP dhe teksa fuste në bagazh disa kova me bojë, ku është përplasur me shumë forcë nga një automjet me targa AB067PJ, që drejtohej nga 43-vjeçari Luan Mucodemi, nga Ksamili. Mësohet se i plagosur ka mbetur 29-vjeçari Albjon Kreci, i cili thuhet ka humbur dhe dy gjymtyrët e poshtëm. Ky fakt u konfirmua edhe nga spitali i Sarandës. Forca të shumta policia kanë shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:


Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M. është perplasur me një tjetër mjet tip “Benz” të ndaluar në rrugë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi A. K., i cili ndodhej në afërsi të mjetit të ndaluar.

Shtetasi A. K. ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Demokrati ne foltoren e Berishës: “Peng Basha nuk e mban dot Pd-në…as me Vandam Erdogrul Salianjin,as me Vandam Bardhin …as me Angeline Jolie (Duma) dhe aq më pak Filxhane Tabaku”

Foltorja e demokratëve pasditen e sotme (19 tetor) u ndal në Dibër. Gjatë bashkëbisedimit me demokratët, një nga mbështetësit i cili kishte ardhur nga Italia posaçërisht për t’iu bashkuar Foltores tha se Basha nuk mund ta mbajë PD-në me shfaqjet vandamiste, siç i cilësoi ai të Erdogrul Salianjit (Ervin Salianji), Vandam Bardhi (Gazment Bardhi) dhe Angeline Jolie (Grida Duma).

Qytetari tha :


“Do doja t’i lutesha si qytetar pikë së pari dhe si demokrat së dyti ish-kryetarit, peng Basha ashtu siç edhe ju e perifrazoni me të drejtë. Nuk mund ta mbajë PD nga shfaqjet vandamiste të ditëve të fundit se nuk e mbron dot as Erdogrul Salianji, as Vandam Bardhi as Angeline Jolie (Duma) dhe aq më pak Filxhane Tabaku. PD është baza, janë këta njerëz që kanë tejmbushur sallën, janë ata të rinj që nuk po punojnë dhe enkas po i përgatitet terreni që vetëm në masë e djathta të bojkotojë Shqipërinë për të pasur një terren deri në 2030 siç e parashikon vetë krimineli shqiptar Rama i mbështetur po ashtu nga personi që drejton te ne. Ne duhet të punojmë të gjithë bashkë për t’i rikthyer dinjitetin dhe sovranitetin PD për t’i dhënë platformën e duhur Shqipërisë.”

Berisha: “Të falenderoj me të jam mirënjohës për faktin se më shkruat mesazh “Jam në Itali dhe do vij në Foltore me dy miqtë e mi kosovarë.” Fakti që jeni sot këtu më nderon jashtë mase. Do bëjmë gjithçka që zëri juaj të marrë pjesë në votimet dhe vendimet e këtij vendi.”

Greqia merr vendimin e papritur: “Vaksinim ose gjobë 2 mijë euro për punonjësit e sektorit privat”

Ministria e Shëndetësisë së Greqisë ka vendosur që të bëjë me detyrim certifikatën shëndetësore për punonjësit e sektorit privat në vend.Vendimi është marrë pak më parë dhe kushdo që punon në sektorin privat ose kërkon të marrë një shërbim nga shërbimi publik do të duhet të kryejë një test të shpejt ose PCR për t’u futur në punë ose për të marrë këtë shërbim. Kushdo që nuk paraqet certifikatën shëndetësore do të duhet që të kryejë testin për t’ja paraqitur punëdhënësit ose sportelistit në institucionet publike kur ka për të marrë një shërbim aty. Kostoja e testit do të mbulohet nga vetë qytetarët e pavaksinuar, ndërsa nuk lejohet të bëhen më shumë se dy teste në javë. Gjobat për mosrespektimin e masave fillojnë nga 150 euro për të punësuarit “part time” deri në 2 000 euro në varësi të shkeljes.


Ka qene lider historik/ Grida Duma për debatin Berisha-Basha: “Ish-kryeministrit i rri ngushtë kostumi i deputetit”

Nënkryetarja e PD, Grida Duma ka komentuar betejën brenda opozitës duke thënë se nuk mban përgjegjësi për veprimet e Berishës dhe shtoi se akti që ka ndërmarrë është veprim lidershipi. Në emisionin “Top Talk”, Duma tha se Berishës i rri e vogël statura e deputetit pasi ka qenë lider historik i PD.

Grida Duma tha :


Më vjen t’jua them me batutë “dikush erdhi dhe lajmëroi që ishte vjedhur lopa dhe të gjithë u sulëm tek rojtari, pse se ruajte. Ai tha, dreqi e mori, ai që vodhi s’pati asnjë faj.” Në këtë kuptim, patjetër që mund të ketë element brenda bërjes së opozitës që duhet të ishin ndryshe apo të bëhen më mirë por ta kthej diskurin unë apo kushdo qoftë në një kompleksim të opozitës shqiptare në të cilin në çdo moment që keni marrë vendime kemi qenë bashkë aty. Disa gjëra mund të mos i kem pëlqyer por i jam bindur urdhrit dhe rregullit të shumicës. Kjo është loja politike.

A po shkon PD drejt një ndarjeje?

Grida Duma: Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për veprimet e Berishës. Nuk besoj se Basha mban përgjegjësi për veprimet e Berishës. E kam përcaktuar aktin e tij të marrjes individuale të përgjegjësisë si një akt dhe një veprim prej lidershipi. E kam thënë dhe herë tjetër, SHBA erdhën, bënë një takim me dyer të mbyllura, dosjet që kanë paraqitur i dinë ata, kanë paraqitur informacione të caktuara.

Unë mendoj se Berishës, statura e deputetit i rri e vogël. Ky është mendim i imi. Një lider historik në staturën e deputetit është e vogël. Jo vetëm Berishës, por çdo lideri historik të një partie të madhe.

Kërkesa e demokratit për Berishën: “Dua të dorëzoj teserën e PD, nuk mbaj dokumentin e tradhtarit Basha”

Foltorja e Dibrës u mbyll sërish me kërkesën e demokratëve që Sali Berisha të kthehet në drejtimin e partisë. Një prej tyre madje tha se është gati të dorëzojë dokumentin që mban emrin e Lulzim Bashës.

Qytetari tha :


Je gjigandi i kombit shqiptar, me keqardhje e kam, po unë dokumentin me emër, mbiemër të Lulzim Bashës nuk mund ta mbaj, du ta dorëzoj, nuk mund të mbaj dokumentin e një tradhtari.

Por Berisha insistoi se partia duhet të bashkohet. Edhe më herët ai tha se nuk duhet të ketë ndarje në bashistë dhe berishistë.

Berisha tha :

Dokumentet siç janë të vlefshme, edhe ai duhet të mendojë për këtë. Atë e kanë marrë peng, por ju nuk mund t’ju marrin peng. Do jemi më lart se në vitin 1990 se dimë 10 herë më shumë se në atë vit. Do e bëjmë partinë më të fortë, më të lirë,” tha Berisha.

“Jam nga Hotët”/ Berisha për Bashën: “Ata kanë pas burra fitimtarë, ti besprerë numëron vetëm humbje dhe beteja të dorëzuara”

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, iu përgjigj nga Dibra, nga vendi i tij i origjinës, Lulzim Bashës, i cili një ditë më parë tha se ai është Bashë dhe Hot dhe di të bëjë edhe gjëra të tjera.

Berisha tha :


“Tani del e thotë se jam edhe Bashë, edhe Hot. Prisni, prisni. Nuk po ua tregoj këtu, nuk po e them se… do ua them. Para dy muajsh, bëmë një muhabet me të. I them unë: Lul, mos u përziej në këtë punë, nuk i kam kërkuar ndihmë askujt, e kam çuar në gjykatë. I them: Lul, hotjanët e kanë një shprehje: ndihma e Zotit, pushka e Hotit.Kjo çfarë do të thotë, ndihma e Zotit, pena ime. Kjo është e vërteta. Tani ky thotë kështu. Edhe Bashët, edhe Hoti kanë pasur burra të penës dhe pushkës, burra të betejës dhe fitimtarë. Ti zotëri numëron vetëm humbje, humbje dhe beteja të dorëzuara. Kjo është e vërteta.

Për të mos thënë atë tjetrën, se si te Bashët, edhe te Hotët, në çdo familje, besëpreri është … e dini vetë, nuk po flas.

Ndaj le të bashkohemi ne me të gjithë ata që kanë themeluar këtë parti, me ata që kanë vënë themelet e kësaj qeverisje, kësaj epoke, me të gjithë ata që në vitin 1997 qëndruan ndaj rebelimit komunist dhe bënë që të fitojmë në vitin 2005, me të gjithë ata që këto 8 vite derdhën lumenj djerse, por që nuk patën fatin të kenë një udhëheqje. Me të tjerë që duan të bashkohen dhe të ngrihemi në këmbë dhe të bëhemi gati për një përballje të fuqishme me Edi Ramën. Edi Rama nuk ikën me slogane, Edi Rama dhe PD nuk fiton pse thotë ky apo ai ambasador se ju mbështes. PD nuk fiton me votat që kontrollon Edi Rama, por fiton kur t’i tregojë vendin Edi Ramës,” tha Berisha.

A do të ulet ora policore? Ja si përgjiget zv.ministrja Rakacolli

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, deklaroi se momentalisht nuk flitet për një ulje e orës policore në vend. Rakacolli deklaroi se, orari policor varet nga shifrat e Covid-19, dhe shifrat nuk sugjerojnë një rreptësim të kësaj mase anti-Covid.

Mira Rakacolli:

“Kjo varet në varësi të shifrave, se si do t’i kemi ato. Deri në diskutimet që kemi bërë, të javës së kaluar, shifrat nuk na sugjerojnë një gjë të tillë, por jemi në varësi të shifrave.” – u shpreh Rakacolli për News 24 nga ku bëri edhe thirrje që qytetarët të vaksinohen.


Rriten shifrat/ 616 raste të reja me Covid ,12 jetë të humbura

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.


Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3713 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 616 qytetarë, në këto bashki:
220 në Tiranë, 53 në Fier, 31 në Lushje, 25 në Durrës, 23 në Elbasan, 20 në Berat, 19 në Shkodër, 17 në Vlorë, 16 në Kamëz, 15 në Pogradec, 13 në Gjirokastër, nga 12 qytetarë në Krujë, Patos, 10 në Sarandë, 9 në Lezhë, nga 8 qytetarë Kukës, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Korçë, 7 në Kavajë, nga 6 qytetarë në Tropojë, Devoll, 5 në Kuçovë, nga 4 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Dimal, Libohovë, Himarë, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Tepelenë, Divjakë, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Mirditë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Cerrik, Belsh, Peqin, nga 1 qytetar në Librazhd, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Konispol, Roskovec, Mat, Dibër, Shijak, Has.
Janë 6289 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 12 qytetarë: gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 67-88 vjeç, një qytetare nga Librazhdi 61 vjeçe, një qytetar nga Pogradeci 66 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 88 vjeç, një qytetar nga Korça 88 vjeç,
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet fa
miljarëve. Janë shëruar 589 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,674 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 616
Të shëruar në 24 orë 589
Të shtruar në spitale 148
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 3713

Testime totale 1,265,601
Raste pozitive 178,804
Raste të shëruara 169,674
Raste Aktive 6289
Humbje jete 2,841

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3076
Fier 710
Durrës 706
Shkodër 489
Elbasan 236
Berat 212
Lezhë 187
Gjirokastër 174
Kukës 162
Korçë 145
Vlorë 126
Dibër 66