Tirana ndër kryeqytetet me ushqimin më të mirë në Evropë

Kur mendojmë për pushimet të gjithëve na vijnë në mendje perceptime të ndryshme. Disa duan të pushojnë në plazh me një pije në dorë, disa të eksplorojnë rrënojat e lashta ose të përjetojnë aventura në shkretëtirë. Por ka dhe një kategori që “dashuron” ushqimim. Për dashamirët e ushqimit, gjithçka ka të bëjë me ushqimet e shijshme dhe të reja që mund të provojnë.


Uswitch ka gjetur kryeqytetet më të mira evropiane për adhuruesit e ushqimit, duke marrë parasysh kategori si ushqimi vegjetarian, kafenetë, baret, Fast-food, Brunch (mesvakt), çmimi mesatar dhe numri i restoranteve dhe ka renditur dhjetë kryeqytetet më të mira. Tirana është renditur në vendin e 4 dhe konsiderohet një ndër vendet më të mira për të ngrënë dhe pushuar.

Për ushqime me çmime të arsyeshme por edhe të shijshme dominon Athina në Greqi. Ka mbi 1000 restorante për të zgjedhur vetëm në qytet, me akoma më shumë në periferi me një vlerësim prej 9 nga 10 pikë në total me një çmim prej 19,26 dollarësh për vakt.

Beogradi pason listën e një rezultat të përgjithshëm prej 83.06 nga 100. Ky kryeqytet serb është më i miri për pijet e tyre me 9.05 pikë. Kostoja mesatare e vaktit është pak më e lirë se Athina gjithashtu, në 18.48 dollarë.Po kërkoni diçka të shpejtë për të ngrënë në lëvizje? Sofjes, Bullgari është një nga më të mirët për ushqim të shpejtë, me 9.02 nga 10 pikë. Kafenetë padyshim që ia vlen të vizitohen gjithashtu.

Tirana, Valletta dhe Lisbona janë të gjitha vende të shkëlqyera për drekë dhe për ata që duan të gjejnë kohë për t’u shoqëruar, për të ngrënë mirë dhe për të fjetur. Të tre kryeqytetet kanë një rezultat të përgjithshëm 70 nga 100 pikë dhe janë zgjedhje shumë e mirë për adhuruesit e ushqimit. Tirana është madje në 10 vendet kryesore evropiane për makinat më të lira me qira, e cila do të jetë e përshtatshme për të udhëtuar midis të gjitha këtyre pikave ushqimore.

Kryeqytetet e Evropës Qendrore Bratislavë (Sllovaki) dhe Zagreb (Kroaci) janë dy vende të tjera me mundësi cilësore për adhuruesit e suhqimit. Ndërsa Zagrebi bie nën 70 me rezultatin e tij të përgjithshëm (68.76), e kompenson rezultatin me kafenetë e tij.

I fundit i 10 më të mirëve është Bukureshti në Rumani. Duke arritur një vlerësim të përgjithshëm prej 68.73 nga 100 pikë, ai ka rezultatet e tij më të larta për cilësinë e kafeneve (si në atmosferë ashtu edhe në vetë ushqimin) dhe fast-food. Pra, pavarësisht nëse pëlqeni të darkoni në ndërtesa simpatike ose thjesht dëshironi të hani një meze të shpejtë, Bukureshti i ka mbuluar të dyja. /dosja.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: