Nuk e përballojnë rezultatin/ Tifozët e Unitedit largohen nga Old Trafford pa përfunduar ende takimi me Liverpool

Manchester United pësoi humbje turpetuese 5-0 nga Liverpooli në kuadër të javës së nëntë në PremierLigën .Vetëm në pjesën e parë, Djajtë e Kuq pësuan katër gola,ndersa gjendja e lojtarëve ishte e rënduar.Presioni dhe nervozizmi mbi ta u rrit, pasi ishin të pafuqishëm të dilnin përpara portës së Liverpoolit.Por, kur u shënua edhe një gol në pjesë të dytë, tifozët ishin të zgjenjyer me lojtarët e Unitedit.Ata në minutën e 65-të filluan të largoheshin nga Old Trafford, duke shprehur pakënaqësinë e tyre me rezultatin,ndersa mund të ndodhë edhe shkarkimi i Ole Gunnar Solskjaer.