Itali në alarm / Nesër parashikohen stuhi dhe përmbytje !

Mbrojtja Civile në Itali ka dhënë alarmin e kuq për motin veçanërisht në Siçili dhe Kalabri. Niveli i gatishmërisë është ngritur nga portokalli në të kuq, pasi priten 24 orë reshje intensive të shoqëruar me stuhi dhe përmbytje. Disa kryetarë bashkish kanë urdhëruar mbylljen e shkollave, si masë parandaluese. Mes qyteteve të rrezikuara janë edhe Mesina, Katania dhe Sirakuza. Ndërkaq gjatë ditës së sotme ka pasur afro 55 ndërhyrje shpëtimi ndërsa janë raportuar për pemë dhe shtylla të rrezuara në rrugë. Po ashtu bëhet me dije se Ura San Giuliano në Katania është dëmtuar për shkak të motit të keq në Sicilinë Lindore. Disa drejtues mjetesh u bllokuan në urë dhe e patën të pamundur të kalojnë në anën tjetër. Një stuhi që vjen nga Libia po prek Mesdheun Qendror duke shkaktuar dëme dhe përmbytje.