Ndërsa diskutohej për investimet në OSHEE/ Ikin dritat tek zyrat e Kuvendit,debati në erësirë

Ikin dritat tek zyrat e Kuvendit,ndersa në zyrat e Kuvendit po diskutohej lidhur me investimet në rrjet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sallat janë “pushtuar” nga errësira. Për arsye që nuk dihet, energjia është ndërprerë për disa minuta duke i lënë të gjithë deputetët në errësirë. Ndërkohë që i pranishëm është edhe vetë administratori i OSHEE-së, Ardian Çela.


Nuk kanë munguar batutat e deputetëve që e kanë marrë me sportivitet situatën e krijuar. Ndërsa dhe vetë Çela ka qeshur në komisionin e Ekonomisë.

Edhe aeroplani bie, edhe avioni bie, megjithatë shoh që mikrofoni është i ndezur, duhet parë çelësi i brendshëm”, tha Çela.

Ndërsa deputetja e PS Ermonela Felaj që ishte duke folur tek Ligjet tha se masat janë marrë si duhet. “Ja i kemi marrë masat si duhet, që edhe në krizë puna të vijojë normalisht”, tha ajo.