Paloka e akuzoi se shkon në Kuvend me makinë ‘Bentley’ 270 mijë euro/Ahmetaj i revoltuar:”Shpërndave një lajm qorr ‘thuthuq’është Hyundai 28 mijë dollarë!”

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar lidhur me akuza e lëshuara ndaj tij së fundmi ku thuhet se vjen në Kuvend me një makinë luksoze “Bentley”.Makina luksoze kap një shifër prej 270 mijë eurosh, por Ahmetaj i ka hedhur poshtë këto akuza. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ahmetaj shprehet se makina nuk është “Bentley” por një markë “Hyundai Genesis”. Ndërkohë Ahmetaj deklaron se makina e tij kushton 28 mijë dollar dhe jo 270 mijë euro.

“Kush e gjen dot ndryshimin mes një Hyundai Genesis 28 mijë dollarë dhe një Bentley 270 mijë euro? Ta kuptojnë zemrat e zjarrta që dhe njëherë tjetër shpërndanë një lajm qorr e thuthuq ”shkruan Ahmetaj.