Andi Bushati: “Rama aktiv në përçarjen e opozitës, përkrah Bashën si më të dobët”

Edi Rama po ndihmon në përçarjen e Partisë Demokratike, tha në emision “Shock” Andi Bushati.Sipas analistit, Lulzim Basha i është bashkuar “përçarjes” që synon Rama, me aktin e fundit që ka bërë, duke përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.


Rama ka qenë aktiv në përçarjen e opozitës dhe natyrisht i ka pëlqyer e fundit që ka bërë Basha, që iu bashkua skemës së përçarjes së opozitës duke përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar”, u shpreh Andi Bushati.

Sipas z. Bushati, Edi Rama do që ta përçajë PD-në në mënyrë që konflikti i brendshëm në parti të zgjasë në kohë, duke bërë që opozita të fokusohet në këtë konflikt dhe jo në rolin e saj.

Sipas Andi Bushatit, kryeministri Rama përkrah Lulzim Bashën në këtë konflikt dhe jo Sali Berishën, pasi Lulzim Basha është sipas analistit, “krahu i dobët i PD-së”.

“Edi Rama do të fuqizojë krahun më të dobët të PD-së. Krahu më i dobët është Lulzim Basha që po humbet përkrahësit e PD-së”, tha Andi Bushati.