Të marrosur pas njëri tjetrit/ Don Xhoni dhe modelja ruse po bëhen prindër për herë të parë?!

Reperi Don Xhoni dhe modelja ruse Ariana Lirey kanë ngritur dyshimet se po bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse nuk e kanë pranuar publikisht, dyshja duket se ka nisur një lidhje në distancë dhe gjërat mes tyre po ecin me hapa të shpejtë. Fillimisht Ariana bëri tatuazh portretin e tij, më pas ndryshoi mbiemrin e saj në Isufi, që është mbiemri i këngëtarit (Xhonatan Isufi), u shfaq e veshur me fustan të bardhë e në fund iu drejtua Donit me fjalët: “I preferuari i nënës sime”.


Ndërkohë, ditën e djeshme, modelja publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të re, nëtë cilën shihet e veshur me bikini të bardha dhe me një kimono ngjyrë jeshile lart. Ajo që tërhoqi vëmendje ishin komentet që Doni shkëmbeu me modelen.


“Mamaja më e mirë”, i komentoi reperi, ndërkohë, Ariana ia ktheu “babai i ardhshëm”.

Kjo i ka bërë fansat të dyshojnë se gjërat mes tyre jo vetëm janë bërë serioze, por tashmë do të bëhen edhe prindër për herë të parë.