Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision/ Ja kënga e Ana Gjebreas

Anna Gjebrea talentin e ka në gjak dhe këtu nuk e kemi fjalën veç për zërin melodioz, por edhe për energjinë dhe çiltërsinë para kamerave. Pa droje, me gëzimin e një fëmije që pak nga pak po prek ëndrrat e saj, Anna i tregoi Shqipërisë klipin e saj të parë muzikor me këngën që e bëri fituese të ‘Junior Fest Albania’. Ky klip do përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision Junior 2021’. ‘Stand by you’, është këngë në shqip, xhiruar këtu, me energjinë e rinisë shqiptare që do përfaqësohet nga Anna.