Arjan Çani: “Këtu bëhet nami,lëre çfarë thonë varfëri e madhe,shqyejnë pula dhe mish”

Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se pjesa dërrmuese e popullit shqiptar, nuk kanë ndonjë interes për politikën dhe zhvillimet në vend.

Arjan Çani tha :


Populli është jashtë loje. Përveç shumë pak vetëve. Shqyejnë pula dhe mish, mezi presin fundjavën, ta dish numrin e lopëve dhe viçave që shqyhen në këtë vend. Jam dëshmitar. Lëre çfarë thonë varfëri e madhe. Lajm i rremë. Këtu bëhet nami. Vend informal, bubërrojnë të gjithë, trafiku lart. E pësojnë 3-4 veta. Ne po e veshim me tis të rëndësishëm, kjo nuk ekziston. Prandaj Basha është i qetë.

Amerikanët janë ata që janë dhe ende nuk po i thonë SPAK-ut të turret diku. Kur SPAK-u të turret… Do të fshihemi pas gishtit? Ky vend është më keq se vendet e botës së tretë në Afrikë. Kjo histori mund të gjendet në një vend të mbaruar të Afrikës. Ju bëj thirrje atyre që na shohin, të bëjnë diferencën. Ata që konsumojnë politikë, se të tjerët, vetëm hanë dhe dh…..

Në Maqedoni dhe Kosovë, që zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve, nuk pati incident. Edhe aty jetojnë shqiptarë”, tha ndër të tjera Çani.