Aksident i rëndë në Qafë Thanë-Librazhd/ Minibusi përplas furgonin, ndërron jetë shoferi, plagosen 4 pasagjerë !

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Qafë-Thanë në vendin e quajtur “Guroja”. Për shkak të përplasjes së një minibusi me një furgon, ka humbur jetën drejtuesi i furgonit 60-vjeçari Qani Beqo ndërsa janë plagosur katër pasagjerë të minibusit. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

NJOFTIMI 

Prrenjas/ Informacion paraprak/ Më datë 31.10.2021, rreth orës 14:35,në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur “Guroja”, mjeti autobuz me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç, banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q.B., si dhe janë plagoaur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobuz dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.