Etnografia e trevave shqiptare përmes ekspozitës fotografike në Pogradec

Vlerat etnografike nga trevat shqiptare, erdhën përmes ekspozitës fotografike “Etnos” në Galerinë e Artit të Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci”, në Pogradec. Mbrëmjen e së premtes 13 autorë shpalosën vlerat etnografike nga mbarë trevat shqiptare, Shqipëria, Kosova, Mali Zi, Maqedonia e Veriut madje dhe nga Arbëreshët e Italisë.Fotot artistike nga trevat shqiptare me elementët më të spikatur identifikojnë krahina e zona shqiptare që shquhen edhe për traditën, kulturën dhe bukuritë natyrore.

Telajoja e një fotoje të madhe, bëhen bashkë xhubleta, fustanella, tirqet, xhamadani dhe kjo vetëm nëpërmjet syrit të fotografëve që i kanë kërkuar, gjetur dhe fiksuar për të përcjellë traditën dhe për të treguar se arti merr vlerë të dyfishtë, një herë përmes shpirtit të duarve, kur janë punuar këto kostume të mrekullueshme dhe një herë përmes syrit, kur janë fiksuar para objektivit.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: