E rëndë në Pogradec/ 26-vjeçari tenton të përdhunojë një vajzë të mitur..

Sapo është bërë me dije se një 26-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale M.K. banues në një fshat të Njësisë Administrative Proptisht. I riu akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë. 26-vjeçari dyshohet se ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase, duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.