I mrekulluar nga Saranda/ Australiani blen shtëpi dhe tregon çfarë e tërhoqi me tepër gjatë pushimeve (Video)

Klima e mirë dhe çmimet e favorshme po sjellin dhjetëra të huaj që të blejnë shtëpi të Sarandë. Tregu imobiliar në qytetin bregdetar konsiderohet i volitshëm për të huajt ndaj ata kanë zgjedhur që të bëhen rezident në vendin tonë. Richard Grabkowski është një shtetas australian i sapo dalë në pension, ndërsa verën që sapo lamë pas vendosi të kalonte pushimet në Sarandë. Por, jo vetëm pushime, shpejt ai vendosi që të blente shtëpi.


Zgjodha Shqipërinë dhe veçanërisht Sarandën sepse ka temperatura të ngjashme me qytetin ku unë jetoj në Australi. Gjithashtu është afër me qytete të tjera europiane të cilat mund ti vizitoj nëse do të më pëlqente. Por në veçanti sepse Saranda është një qytet i vogël, i pastër dhe me njerëz të mrekullueshëm.”

Richard liston temperaturat dhe afërsinë me qytetet europiane si arsye për shpërnguljen e tij në Sarandë.

“Ndryshimi mes qytetit ku unë jetoj dhe Sarandës së pari është pozicioni gjeografik pasi këtu ndodhemi në mes të rajonit të Mesdheut dhe lidhjet me portet e tjera të rajonit është një nga arsyet kryesore që unë zgjodha të jetoj këtu.”

Në syrin e një të huaji që jeton në Sarandë prej tre muajsh,Richard Grabkowski thotë se jetesa është e lirë.


Çdo shërbim që marr e marr me çmim të ulët. Do inkurajoja çdo person që ka në plan të dalë në pension të vijë këtu.”

Tregu imobiliar në Sarandë konsiderohet i lirë për të huajt.

Një metër katror në qytetin bregdetar kushton 500 euro. Nga bumi i ndërtimeve në dekadën e fundit, Saranda ka mijëra apartamente të pashitura, duke u dhënë mundësi zgjedhje të huajve që të blejnë prona atje/Ora news/