Tronditëse/ Babai dhunon të bijën ,e mitura tre ditë në trauma

Në ngjarje tronditëse u zbulua ditën e shtunë nga Policia e kryeqytetit, pasi një vajze 6-vjeçare u paraqit në spital e dhunuar rëndë nga i ati, i cili u arrestua. Vajza e mitur, për shkak të dhunës barbare që ka ushtruar ndaj saj i ati, ka humbur ndjenjat dhe është dërguar fillimisht në ambulancën e Kamzës. Më pas, mjekët, që kanë konstatuar edhe hemorragji të brendshme, e kanë nisur me urgjencë drejt spitalit “Nënë Tereza”. Më pas, rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës, vajza e mitur është dërguar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.


Në këtë moment është lajmëruar Policia, që ka kryer menjëherë arrestimin e babait të saj. Ai është R. Kunoraj, 27 vjeç, nga Malësia e Madhe, por me banim prej vitesh në zonën e Kamzës, ku punonte si lavazhier. Mesohet thanë se përveç shenjave të dhunës së fundit që ka ushtruar ndaj saj i ati, madje shenja të dukshme edhe në organet gjenitale, në trupin e 6-vjeçares janë konstatuar edhe shenja që mund të kenë mbetur në trupin e saj nga dhuna e mëparshme.

Nga ana tjetër, është marrë në pyetje nëna e vajzës, bashkëshortja e të arrestuarit, e cila duket se më shumë se për të bijën ka qenë e shqetësuar për arrestimin e të shoqit, duke e konsideruar absurd. Vetë e mitura është pyetur në prezencë të nënës së saj dhe të një psikologeje duke rrëfyer se babai e ka rrahur dhe e ka kafshuar në trup. Ndërkohë, shenjat në trup, sipas burimeve nga Policia, janë shumë të rënda.

Këta të fundit kanë kërkuar ndihmën e Mjekësisë Ligjore pasi kanë konstatuar se e mitura kishte fraktura dhe plagë edhe në organet gjenitale. Familja Konoraj ku ndodhi ngjarja e rëndë, janë me origjinë nga Malësia e Madhe. Autori i krimit është lavazhier, ndërsa nëna e së miturës punon në një fabrikë në zonën e Kamzës, ku edhe jetojnë në një banesë me qira.