E mora policinë që të këshillonte burrin, jo ta arrestonte”/I shoqi: “Jam dakord, e kam pijen pa zarar…”

Bashkëshorti i saj është përdorues i rregullt i alkoolit. Por për të nuk ka problem. Bashkëshorti i saj ngre zërin në shtëpi. Për gruan nuk ka problem as që ai bërtet. Bashkëshorti i saj mbase e dhunon, dhe për këtë dyshon policia, por ajo ngul këmbë që jo. Gruaja me inicialet S. G insistoi se është një nënë e lumtur, më një burrë që e kupton dhe që martesa e tyre nuk ka asnjë problem.


Të gjitha këto fraza që ngjajnë si reklama “për burrin më të mirë në botë” 48 vjeçarja nuk i tha tek shoqet, as të komshiet apo të afërmet. Por pranë policisë së komisariatit numër një. Burimet e policisë së Tiranës që treguan për Gazetasi.al historinë dhe referimin e mëpasshëm për dhunë të 50 vjecarit nga Tirana shpjegojnë në procesverbal justifikimet e gruas dhe mburrjet e saj për të dyshuarin.

Fillimisht S. telefonoi inspektorin e zonës në telefon dhe kërkoi ndihmën e policisë dhe kur inspektori telefonoi sallën duke kërkuar një patrullë policie, gjendja ka ndryshuar kur me marrjen e adresës policia trokiti në derën e çiftit në fjalë” deklaron jo zyrtarisht burimi i Gazetasi.al

“E kuptoj inspektorin se përse ka kërkuar kolegët ndoshta u nxitova që e telefonova dhe ndoshta ka dëgjuar të bërtiturat e tim shoqi në telefon. Por unë e telefonova inspektorin për një këshillë si të veproja në këtë rast. Ndoshta inspektori nuk e kuptoi këtë gjë dhe nga këshilla ka dyshuar se mos po ushtrohej dhunë dhe erdhi ta arrestojë. Por burri im nuk më dhunon”, këmbëngul në komisariat S.G që në vazhdën e këtij qëndrimi ka dhënë edhe alibinë e saj duke ju përgjigjur pyetjes së policisë se përse bërtet burri?


Im shoq bërtiti sepse nuk dëgjon nga veshët dhe nuk e ka idenë e zërit të lartë në lagje. Por nuk po më bërtiste, as po më dhunonte. Ne kemi mirëkuptim. E vërtetë që pi alkool dhe kur pi e ngre zërin akoma më shumë, por nuk kemi probleme” shton ajo

Duke insistuar se “nuk kam asnjë problem” ajo ka kërkuar që këto fjali për të shoqin të shkruhen në proçesverbale e madje ajo ka dalë një avokate e fortë për të . “Siç e shikoni nuk kam asnjë shenjë në fytyrë, vërtet burri im pi ndonjëherë, por e ka pijen pa zarar dhe telefonatën pranë policisë e kreva në sy të tij siç e thashë për tu këshilluar si veprohet kur burri vjen tapë”. Por policia shton për Gazetasi.al se pavarësisht mungesës së pretendimeve dhe refuzimit të 48 vjeçares për të marrë urdhër të menjëhershëm të mbrojtjes , shkresat për burrin “model” janë përpiluar për dyshimet e dhunës në familje. Gruaja përpiqet thanë burimet e Gazetasi.al vërë theksin tek marrja e një këshille dhe disa herë përmend se kërkonte një mendim nga policia se si veprohet në rastet kur burri pi alkool, por ajo ka një martesë relativisht të hershme që do të thotë nuk është e sapomartuar e për këtë, ajo e ka mësuar rutinën e partnerit e po ashtu edhe kjo do të thotë se nuk ka nevojë për këshilla. Policia i tha Gazetasi.al se e sigurt është një 48 vjeçarja e martuar prej 20 vjetësh ka ngritur telefonin për të trembur të shoqin dhe për ta frenuar atë nga ndërhyrjet e policisë. ‘Po kthehet si një mënyrë shpëtimi për gratë telefonata ndaj policisë apo edhe paralajmërimi ‘do njoftoj policinë” . “Kjo gjë i frenon burrat e dhunshëm ose i bën akoma më të dhunshëm” deklaron një zyrtar Gazetasi.al, i cili trajton raste të dhunës në familje dhe është i specializuar për tipologjinë e marrëdhënieve të acaruara në çift


Sakaq një oficer i gatshëm ka pyetur edhe inspektorin që u telefonua.

Dëgjova zëra të larta dhe të bërtiturat e një burri dhe nuk ishte zëri I një të piri, por i një personi që po bërtiste” thotë në referim polici.

Për burrin që u referua në gjendje të lirë, ai për herë të parë mbase për të rezulton se ka shprehur vetëm një fjali. “Jam dakord me S. – deklaron Y. G” . Pikërisht S. është gruaja e tij, dhe fraza që zakonisht pohohet në gjykatë për avokatët, u tha në komisariatin numër 1 nga një burrë që mbase për herë të parë ka qenë dakord me bashkëshorten e tij, që pavarësisht përpjekjeve të saj për mos ta proceduar, emri i tij do të hetohet. / SI